Dy prej aktoreve më të njohura të filmave
për të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur të
përdorin “talentin” e tyre për të bërë bamirësi.
Aktoret e njohura me emrat e
tyre të artit, Bonnie Rotten dhe Lucky Star, të pranishme në një panair
të produkteve dhe filmave pronografikë në Florida, shpallën një nismë
për të grumbulluar të ardhura për familjet e dëmtuara nga tornado e
Oklahomës.
Fatkeqësia natyrore i kushtoi jetën 24 amerikanë dhe la të pastrehë me mijëra të tjerë, më parë gjatë muajit maj.
Rotten dhe Star, të cilave i janë bashkuar edhe disa aktore të tjera
në nismën e tyre, ofrojnë për vizitorët e panairit një fshikullim për
një dollar. ndërsa disa prej tyre janë shprehur të gatshme që të
pranojnë raporte seksuale për ofertuesit më të mirë, për të rritur të
ardhurat që do t’i shkojnë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.
Një nismë e pazakontë, megjithatë në gjendje që të tregojë se humanizmi ekziston edhe në këtë botë për të rritur.
Samantha
Karavella është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i
fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së
saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të
festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare.
"Jam shumë e emocionuar, nuk e
prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes
se çmimit, që u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.
Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të "Top Fest," u ngjitën në
skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat
shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e
madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që
publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.
Ja, fituesit e kategorive
Në kategorinë "Best Group", çmim i mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra
u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me "Lynx",
"Burn", "NA". Çmimin për këtë grup e dhanë 4 finalistët e "Big Brother
6" Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.
E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori u shpall artisti Andos.
Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code",
që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe
Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të "Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha
Lori Hoxha.
Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet. Çmimin e Internetit për Çibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.
Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën".
Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.
Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, |Copyleft", Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.
Samantha Karavella u shpall fituese për kategorinë "Best Female".
Çmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri,
ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Çibukaj dhe
Beatrix Ramosaj.
Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli çmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.
Show dhe surpriza
Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim
modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të
shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel.
Pike kulmore e
spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten
disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej
fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite,
kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban
Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund
por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani.
Në Montreal Sebastian Vettel ka shënuar
polin e tretë rresht, ndërsa Lewis Hamilton, që këtu ka fituar tre herë,
do të niset përkrah tij në rreshtin e parë.
“Ferrari”, që nuk e merr
polin prej pothuajse një viti, nuk ka arritur më shumë se sa vendin e
gjashtë, vetëm për spanjollin Fernando Alonso.
Provat
zyrtare të zhvilluara pasditen e së shtunës kanë qenë shumë luftarake
dhe spektakolare, me dalje të vazhdueshme nga cirkuiti.
Hamilton ka qenë shumë pranë dhurimit të polit të pestë skuderisë së
tij, por një gabim i vogël në sektorin e fundit i hoqi një të dhjetat e
kohës dhe kënaqësinë për t’u nisur përpara të gjithëve.
Veridkti i së shtunës në shiun dhe të ftohtin e Kanadasë nuk habit më.
Surpriza e vërtetë ka qenë Valeri Bottas, i cili është konsideruar si
debutuesi i ri më i mirë, në vendin e tretë me “Williams”, përpara
Rosberg, i katërti, dhe Webber i pesti.
“Ishte shumë e
vështirë. Kushtet e motit ndryshonin vazhdimisht dhe unë me Lewis ishim
shumë pranë. Tani jam optimist për garën pasi me provat hodhëm një hap
vendimtar përpara”, ka deklaruar Vettel.
Ndërkohë, “kokëkuqet” nuk janë në lartësinë e duhur, sidomos sepse shfaqen më pak konkurruese se kundërshtarët nën shi.
Fernando Alonso është ndalur vetëm në vendin e gjashtë. Në tentativën e
dytë nuk ka arritur të përmirësohet dhe ka mbetur një sekondë mbrapa
kryesuesit të polit.
Ndërsa për Felipe Massa gjërat kanë
shkuar edhe më keq. Në sesionin e dytë, teksa përpiqej të shtynte në
maksimum në kthesat 3 dhe 4 ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u
përplasur me barrierat. / Top Channel
Kryesuesi i renditjes së Botërorit të
Formulës 1, Sebastian Vettel, u tregua shumë i kënaqur për vendin e parë
të siguruar në nisjen e Çmimit të Madh të Montrealit, në Kanada.
”Ishte shumë e vështirë të
dije se në çfarë gjendje ishte çdo kthesë, me ujin që ishte në pistë. Në
çdo kthesë ishte një gjendje e ndryshme, diku pista më e lagur, diku më
e thatë, ndaj vendosja e xhiros më të shpejtë ishte një sfidë e
vërtetë”, deklaroi Vettel.
I pyetur për shanset e tij për të
fituar garën, kampioni i trefishtë i botës u tregua i kujdesshëm: “Është
e vështirë të bësh parashikime. Në këtë moment besojmë se gara do të
zhvillohet në të thatë, gjithsesi jam i inkurajuar nga fakti se makina
është konkurruese në të gjithë kushtet”.
Sipas Vettel, vendimtare për këtë takim do të jetë mënyra se si skuadrat do të administrojnë gomat.
”Strategjia e gomave do të jetë përcaktuese në Kanada. Për ne është më
e thjeshtë, pasi jemi të përgatitur si për kushte të thata, ashtu edhe
për shi, por në çdo rast do të jetë një garë shumë intereante”, komentoi
Vettel. / Top Channel
Amerikania Serena Williams, kryesuesja e
renditjes individuale të tenisit femëror, arriti pas 11 vitesh suksesin e
saj të dytë në “Roland Garros”, duke mposhtur rusen Sharapova në dy
sete, 6-4, 6-4.
Në një ndeshje të dyluftuar,
ishte forca fizike e Williams ajo që u imponua, siç ilustroi qartë edhe
pika e fundit e takimit, një top i fituar nga shërbimi direkt, që arriti
shpejtësinë e pabesueshme prej 200 kilometrash në orë.
Me këtë sukses, Serena shndërrohet në fituesen më të moshuar të Grand Slaem, në moshën 31-vjeçare e 247 ditëve.
”Për mua është diçka shumë emocionuese që të fitoj këtu në Paris, 11
vite pas titullit tim të parë. Jam shumë e emocionuar, aq sa me zor mund
të flas. Ishte shumë e vështirë, Maria Sharapova është një kundërshtare
tepër e fortë dhe kjo e bën këtë fitore edhe më veçantë. Kanë qenë dy
javë perfekte, në këtë qytet që e adhuroj”, deklaroi Serena.
Pas finales së femrave, këtë të dielë do të zhvillohet edhe finalja e
gjitha spanjolle e meshkujve, midis rivalëve Nadal e Ferrer. / Top Channel
Presidenti francez, Fransua Holond,
shpalli fundin e krizës së borxhit të eurozonës, që e mbajti të
mbërthyer për katër vjet. Gjatë udhëtimit në Lindjen e Largët, ai tha se
kriza ndihmoi për të nxitur Europën.
“Besoj se kriza, më shumë se
sa dobësoi, forcoi eurozonën. Tani, ne kemi të gjithë instrumentet e
stabilitetit dhe solidaritetit. Ka patur një përmirësim në qeverisjen
ekonomike të eurozonës. Ne ngritëm “Unionin Bankar”, kemi rregulla për
çështjet buxhetore, që na lejojnë të jemi më të koordinuar dhe më të
bashkuar”, tha Holond.
Pjesa më e madhe e kontinentit po mban
mbi shpatulla papunësinë dhe recesionin. Fransua Holond u zotua se do
të shtojë vendet e punës dhe
Kriza Financiare
Francë, papunësia, rekord 15-vjeçar
Eurozonë, papunësia rekord të ri
KE, "amnisti" fiskale për vendet në vështirësi
do të nxisë rritjen ekonomike në Francë, por kërkesa e brendshme është dobësuar nga kriza në eurozonë.
Shifra e papunësisë, këtë muaj në Francë, ishte më e larta këto 15
vite. Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kohët e fundit,
i bënë thirrje Francës për më shumë reforma ekonomike ose përndryshe
do të mbetet prapa disa prej fqinjëve të saj europianë.
Në
muajin prill, ekzistonte frika për të ardhmen e monedhës së përbashkët,
si pasojë e pështjellimit mbi planin e shpëtimit të Qipros. Por, vendi i
vogël i eurozonës mundi të sigurojë një paketë prej 10 miliardë eurosh
nga partnerët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. / Top Channel
Takimi jo zyrtar mes presidentit amerikan
Barak Obama dhe homologut të tij kinez, Shi Xhinping, fshehu një frikë
jo të vogël për Pekinin; rrethimi dhe parandalimi i Kinës për t’u
shndërruar në superfuqi.
Shqetësimi kryesor është
fokusi i ri i politikës së jashtme amerikane, në rajonin e
Azi-Paqësorit, përmes së cilës synohet frenimi i ngritjes së Kinës.
Zyrtarët amerikanë u përpoqën të risigurojnë kinezët, se politika
amerikane nuk synon rrethimin e Kinës, siç frikësohet Pekini.
Në institutin Hudson, Michael Pillsbury është gjithashtu këshilltar i
Pentagonit. “Problemi i vetëm është se, në mentalitetin e vjetër
shtetëror kinez, ata e shikojnë këtë mbështetje, por nuk e besojnë”.
Kelley Currie është analiste në “Projektin 2049”, instituti që
përqendrohet në sigurinë e Azisë Lindore. “Duhet të jemi të ndershëm, -
shpjegoi ajo. - Pjesërisht ka të bëjë me vetëmbrojten dhe pasigurinë, që
ndjejnë aleatët dhe miqtë tanë në rajon, lidhur me sjelljen e
Republikës Popullore të Kinës”.
Uei Xhingsheng është
disidenti kryesor kinez në mërgim. Ai thotë se, për sa kohë që Kina të
jetë nën regjimin një partiak, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin
marrëdhënie të sinqerta bashkëpunimi me të.
Shtetet e
Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se merret me spiunazh kibernetik dhe ky
aktivitet e ka errësuar imazhin e vendit për Kongresin amerikan.
Uashingtoni i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ushtrojë ndikimin e saj,
që Koreja e Veriut të ndryshojë qendrimin provokues të kohëve të fundit.
Pak para takimit të nivelit të lartë, Koreja e Veriut bëri të ditur se ishte e gatshme të hynte në bisedime me Korenë e Jugut.
Analistët në Pekin e quajnë atë “dhuratë” për presidentin Obama dhe
thonë se përgjigja e Uashingtonit mund të dëshmojë si i shikojnë Shtetet
e Bashkuara marrëdhëniet, që do të ndërtojë Shi Xhinping me
Uashingtonin. / Top Channel
Me një
urdhër të dytë të Gjykatës Penale, Prokuroria e kryeqytetit ka rihapur
hetimet për rastin e një 25-vjeçareje, të cilën mjekët e diagnostikuan
për tumor pasi i thanë se i kishte mbetur edhe një vit jetë, në një kohë
që pacientja nuk vuante nga kjo sëmundje.
Jeta e Sonila Neços ndryshoi
drejtim në çastet kur një gjëndërr në trup iu identifikua nga mjekët e
spitalit civil në kryeqytet si tumor, ndërkohë që pas kimioterapisë
vajza pësoi dëmtime të rënda. Nëpërmjet familjes, Sonila Neço iu drejtua
Prokurorisë që të hetojë mjekët, por organi i akuzës i pushoi hetimet.
Atëherë, Sonila Neço iu drejtua Gjykatës Penale të Tiranës dhe në
vitin 2011 gjykata urdhëron organin e hetimit që ta riçelë dosjen.
Megjithëse prokurorët i vlerësuan veprimet e mjekëve në trajtimin e
pacientes si gabim mjekësor, ata shtuan se kjo ka ndodhur për shkak të
metodave të përdorura në Spitalin Onkologjik në Tiranë. Për pasojë dosja
u mbyll derisa 25-vjeçarja iu drejtua sërish Gjykatës Penale që të
urdhërojë Prokurinë që të gjejë nëse mjekët janë apo jo përgjegjës dhe a
ka mjekim të pakujdesshëm.
Avokati i Sonila Neços tregon
për Top Channel: “Mjekët ngulin këmbë që mjekimi ka qenë i gabuar, por
jo deri në atë shkallë sa të jenë shkaktuar kaq shumë dëmtime e sa të
shkojë në çështje penale.”
Aktualisht, sipas urdhërit të
Gjykatës, Prokuroria duhet t’i japë përgjigje pyetjeve: a ka mjekim të
pakujdesshëm në rastin e Sonila Neços dhe cilët janë elementët e tij;
cili është dallimi mes gabimit mjekësor dhe mjekimit të pakujdesshëm,
pyet gjykata, krahasuar me veprimet e tyre me protokollin mjekësor; a
është e rrezikshme për jetën kimio-terapia dhe rrezatimi terapeutik dhe a
ka raste kur personat humbasin jetën nga ky trajtim.
“Do e çojmë deri në fund këtë çështje. Kemi përgatitur edhe një kërkesë-padi për dëmshpërblim”, thotë avokati i 25-vjeçares.
Mbi kalanë e Kaninës, aty ku qielli dhe
deti bashkohen në një, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka mbetur pa shtet
dhe se nuk ka struktura të shtetit, që të bëjnë ato detyra, që janë
detyrat e shtetit.
“Nuk ka turp më të madh, se
u bëmë 20 vjet e në çdo fushatë turren të tërë do t’u biem ujë, a thua
se do bien flori. Ujin e ka sjellë Perëndia, duhet vetëm një organizim
dhe marrja e duhur e përgjegjësisë së shtetit dhe uji është aty. Zotimi
është që, brenda dy viteve të para të mandatit, ne do të mbyllim njëherë
e mirë reformën 20 e kusur vjeçare, të hapur e të pambyllur të tokës
Zgjedhjet 2013
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Topi sulmon Berishën dhe Ramën
Berisha: Rama ofron taksën e mashtrimit
dhe do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi
tokën çdo familjeje fermere, që jeton me tokën, punon tokën, rropatet
për të nxjerrë prodhimin nga toka dhe ka 20 e ca vite në hava, se e ka
dhe s’e ka tokën. Ne do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi tokën!”, u
shpreh Rama.
Rama u angazhua në ndërtimin e një rrjeti të
integruar të të gjithë trashëgimisë kulturore, që për turistët të jetë i
shfrytëzueshëm.
“Për Qarkun e Vlorës, edhe si deputet i
Vlorës, iu them vetëm kaq; ne do të ndërtojmë një projekt të posaçëm për
të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të turizmit. Do të bëjmë një
zhvillim të integruar të rrethit dhe gjithë qarkut, një zhvillim rajonal
me prirje të plotë drejt turizmit, për ta transformuar Vlorën, në një
port të Mesdheut për Shqipërinë, bashkë me Durrësin e, më tutje, bashkë
me Shëngjinin”, shtoi Rama.
Në fund të bashkëbisedimit me banorët e Kaninës, Rama nuk e kurseu humorin me sportin e preferuar të kryeministrit, notin.
“Do ta çlirojmë edhe atë, sepse do ia heqim jelekun antiplumb, tani
bën sikur e ka hequr, por e ka nën këmishë. Prandaj është ashtu, si
Silverster Stalone, e keni parë? Edhe thotë ku kam unë antiplumb, e ka
poshtë këmishës, e heq vetëm kur rri në ujë, se ka shpikur atë sportin,
kush rri më shumë në ujë. Unë jam rritur këtu në Vlorë, notin ma kanë
mësuar skelarët, por sportin që, kush rri më shumë në ujë, nuk e kisha
dëgjuar ndonjëherë. Mbaj këmbët në tokë e rri në ujë e numëro orët, unë
nuk e di, ai e shpiku aty veten rekordmen, sepse është i vetmi që e luan
atë sport, asnjëri nuk i vete prapa”, përfundoi Rama.
Takimet elektorale në qarkun e Vlorës, Rama i vijoi në lagjen Çole.
Rama: Në 23 qershor nis historia e re Kreu i PS-së në Divjakë: “Saliu, i dërguari i Zotit për të bërë vetëm shejtanllëqe”
“Ditët në pushtet të Sali Berishës janë të numëruara.” Ky ishte mesazhi Edi Ramës për banorët e Divjakës.
“Siç thotë edhe Migjeni i madh: ne të birët e shekullit të ri që
plakun e lamë në shenjtin e tij, sot kjo shkon pak ndryshe: ne
shqiptarët e shekullit të ri le ta lëmë katragjyshin në marrëzinë e tij.
Deri në 23 qershor do rrijë aty ku është, pastaj mbas 23 qershorit me
numrin 29, datën e çlirimit, do ta çlirojmë edhe atë nga antiplumbi”,
theksoi kreu i PS-së.
Me terma konkretë, Rama u angazhua për
uljen e taksave për ushqimet bazë: “Ne nuk mund të pranojmë më që në
këtë atdhe nëna e baballarë të shkojnë në dyqanin e bukës kokëulur dhe
të shkruajnë emrin për të marrë gjysmë kilogrami bukë borxh. Ne do ta
heqim taksën 20% për bukën. Saliu merr 20% taksë për çdo gotë qumësht.
Ne do e heqim taksën për litrin e qumështit, po kështu për vezën,
miellin, orizin dhe sheqerin. Ushqimi i këtij populli do të jetë
prioriteti i patjetërsueshëm dhe nuk do të gjejmë paqe deri kur çdo
fëmijë të ushqehet si duhet.”
Ndërsa në Llakatund të Vlorës,
Edi Rama shpalosi planin e PS-së për bujqësinë dhe subvencionet: “Ne do
të bëjmë qysh në fillim hartën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral të
Shqipërisë duke ndarë qartësisht se çfarë prodhimi do të subvencionojmë
me fonde të qeverisë sipas zonave, sipas specifikave dhe sipas traditës.
Pretendimi i tij që qenkan rregulluar dhe që qenkan qëndisur, siç thotë
ai, treçereku i rrugëve të fshatit është një gënjështër me bisht.”
Kryeministri
Sali Berisha u premtoi fermerëve të Delvinës dhe të Sarandës ndërtimin e
plotë të infrastrukturës me rrugë dhe me vaditje, në 4 vitet e
ardhshme.
Por, sipas kryeministrit
Berisha, përballë alternativës së Partisë Demokratike, që u siguron
fermerëve lehtësitë më të mëdha fiskale, për rritjen e prodhimit të
tyre, qëndron alternativa e mashtrimit.
Sali Berisha thotë se
Edi Rama u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit, që nuk rrit, por
shkatërron vendet e punës, dhe heqjen e TVSH-së për 5 produkte bazë, që
nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe
krijimin e monopoleve të ushqimeve, nga deputetët
Zgjedhjet 2013
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Rama: Shqipëria ka mbetur pa shtet
Topi sulmon Berishën dhe Ramën
miliarderë të Partisë Socialiste.
Ndërsa, duke inauguruar një rrugë të re në komunën e Mesopotamit,
kryeministri Berisha e përqendroi vëmendjen te premtimi i përfundimit të
të gjithë infrastrukturës rrugore të vendit, në fshat dhe në qytet,
brenda 4 viteve të ardhshëm.
Sali Berisha thotë se Partia
Demokratike meriton një mandat të ri, sepse është provuar si forca
politke e premtimeve të mbajtura, ndërsa, nga ana tjetër, sipas
kryeiministrit, është një alternativë me premtime boshe.
Një
premtim të mbajtur, kryeministri konsideroi edhe ndërtimin e terminalit
të anijeve “Crociera”, në portin e Sarandës. Kjo do të thotë se, për
herë të parë, anijet turistike deri në 200 metra mund të ankorohen
brenda portit të Sarandës dhe kjo risi, sipas kryeministrit Berisha,
mundëson rritjen e numrit të turistëve, zhvillimin e turizimit dhe
rritjen e të punësuarve në këtë sektor.
Duke vënë në dukje
mungesën e kryetarit socialist të Bashkisë së Sarandës, në këtë
inaugurim të rëndësishëm për qytetin, kryeministri bëri krahasimin se ku
dallojnë, sipas tij, dy alternativat që përballen në zgjedhje.
“Për ne i pari është qytetari, për ata i pari është kryetari”, tha Berisha.
Berisha: Bashkohuni me fitoren tonë! Kryeministri mbron modelin e taksimit të përdorur nga mazhoranca e tij
Në qarkun e Gjirokastrës, fillimisht në Përmet dhe pastaj në
Tepelenë, kryeministri Sali Berisha kishte vetëm një ftesë për
shqiptarët: “Bashkohuni me fitoren tonë sepse ne kemi vetëm një
qëllim: rritjen e të ardhurave tuaja, rritjen e mirëqënies suaj.”
Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri
sepse është provuar si forca politike e premtimeve të mbajtura, ndërsa
nga ana tjetër, sipas kryeministrit, është një alternativë me premtime
boshe: “Shoku i autobuzit mavi thotë se do të punësojë 300 mijë, po se
ku do t'i punësojë, vetëm autobuzi i tij e di sepse ai nuk ka
alternativë.”
Ne Tepelenë, pjesë e qarkut të Gjirokastrës,
kryeministri Berisha promovoi programin e punësimit të Partisë
Demokratike duke e cilësuar atë si shtyllën kurrizore të qeverisjes së
tij edhe për mandatin e ardhshëm: “Mbi të gjitha, ju ftoj të bashkohemi
për punësimin dhe mirëqënien tuaj. Ne të cilët sipas Komisionit Europian
ia dolëm të ulim papunësinë në këto 4 vite, ne jemi të vendosur për
punësim masiv.”
Sipas kryeministrit, përballë kësaj
alternative qëndron ajo e Edi Ramës, që siç thotë Sali Berisha, u ofron
shqiptarëve taksën e mashtrimit që nuk rrit, por shkatërron vendet e
punës dhe heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë që nuk synon uljen e
çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e
monopoleve të ushqimeve nga deputetët miliarderë të Partisë Socialiste.
“Shpërndan gënjeshtra nga autobuzi mavi me të cilat mendon se do të
mashtrojë shqiptarët. E vërteta është se shiptarët janë më të bashkuar
se kurrë në fitoren tonë të përbashkët”, deklaroi Berisha.
Nga
Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kavajë, Ilir Meta shprehu
bindjen se më 23 qershor, Kavaja do të mbështesë LSI-në, si një forcë e
së ardhmes që nuk sjell konflikte politike, por shton kontribute në
vend.
“Era e fitores po fryn në të
gjithë Shqipërinë. LSI është një forcë e bashkëpunimit. Vendi ka nevojë
që një forcë e tillë të rritet dhe të zgjerohet si një faktor
stabiliteti, normalizimi dhe modernizimi për politikën shqiptare, si një
faktor që nuk sjell konflikte politike, por shton kontributet”, theksoi
Meta.
Duke e cilësuar LSI-në si partia e të rinjve dhe të
rejave, Meta tha se prioritet i forcës politike që ai drejton është
punësimi i tyre: “Ne jemi të bindur se rinia është e sotmja dhe jo vetëm
e nesërmja.”
Prej gati një shekull ekzistojnë teori
konspirative që thonë se Mbretëresha Elisabet I e Anglisë, e njohur
ndryshe edhe si “Mbretëresha Virgjëreshë”, në të vërtetë ka qenë
mashkull.
Nga zbulimi i disa
dorëshkrimeve të shekullit të XVI, disa studiues anglezë thonë se në të
vërtetë, Elisabeta, vajza e mbretit Henri VIII vdiq në moshën 10-vjecare
pas një sëmundje të gjatë në Cotswold, një fshat në Gloucestershire.
Për t’i shpëtuar tërbimit të Henrit VIII, dy personat e caktuar për
t’u kujdesur për të, Lady Kat Ashley dhe Thomas Parry vendosën që të mos
i tregonin gjë monarkut. Ky i fundit takohej rrallë me vajzën e tij dhe
nga dorëshkrimet e kohës ajo përshkruhej si e heshtur përballë të atit,
që pak kohë më parë i kishte prerë kokën të ëmës së saj.
Duke shfrytëzuar këtë marrëdhënie të ftohtë të mbretit me vajzën e tij,
dy shërbëtorët e caktuar për përkujdesjen e Elisabetës, pasi varrosën
trupin e pajetë të 10-vjecares dolën për të gjetur një fëmijë të
ngjashëm me të.
Zona ishtë e populluar nga pak banorë dhe
vajza të moshës së Elisabet nuk kishte. Për ta zëvendësuar u mor një
djalë, një vit më i vogël se Elisabet, por me ngjashmëri në tipare dhe
më kryesorja, të dy bashkë ishin shoqëruar për disa javë si shokë.
Ashley dhe Perry veshën djaloshin dhe rrobat e princeshës në
momentin kur Mbreti Henri VIII mbërriti në kështjellë për të vizituar
vajzën e tij. Sipas historianëve që mbështesin këtë teori, ai nuk kuptoi
gjë.
Sipas tyre, dy të caktuarit për kujdesin e shëndetin e
Elisabet e nisën zëvendësimin si të përkohshëm, deri në momentin për të
gjetur mundësinë për t’u larguar nga Anglia dhe për të shmangur
torturat dhe ekzekutimin nga mbreti.
Por kur maskimi po
funksiononte ata vazhduan “hilenë” edhe për disa kohë. Në mbështetje të
kësaj teorie ka dalë edhe shkrimtari Bram Stoker, i njohur për librin
“Dracula”. Sipas tij, kjo shpjegon më së miri se përse Elisabet, që mori
kurorën në moshën 25-vjecare në vitin 1558, nuk u martua kurrë.
“Detyra kryesore e saj ishte lënia e një trashëgimtari për tudorët.
Por ajo zgjodhi të kundërtën. U vetëquajt Mbretëresha Virgjëreshë dhe
refuzoi martesën”, shkruan Stoker në shekullin e 19-të.
Teoria përforcohet akoma më shumë me interpretimin e deklaratave të vetë
mbretëreshës, e cila në momentin kur flota spanjolle ndodhej pranë
brigjeve britanike, në një fjalim para trupave deklaroi: “Unë kam zemrën
dhe stomakun e një mbreti, të një Mbreti të Anglisë”.
Sipas
studiuesit Steve Berry, autor i novelës “The King Deception”, e stilit
të librave të Dan Brown, Elisabet nuk zbuloi kurrë sekretin që ishte në
të vërtetë mashkull sepse vendi do kishte një luftë civile të sigurtë
pasi nuk kishte një trashëgimtar.
Berry thotë që gjithcka
mbetet teori dhe e vetmja rrugë për ta vërtetuar ose për të rrëzuar atë,
është analiza e ADN-së së skeleteve në varrezat “Abbey” ku qendron e
varrosur Mbretëresha Elisabeth dhe e motra e saj.
“Varri i
Elisabeth nuk është hapur kurrë. Tani është koha të hapet dhe të shohim
cfarë ka brenda. Të kryhen analizat e ADN-së për të parë nëse në varr ka
skelet mashkulli apo jo. Nëse po, vërtetohet teoria”, thotë Berry.
Për muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani
kafenë... me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni deri
në Australi, duke marrë parasysh se nisma e çuditshme e marketingut
është ndërmarrë nga bari në Sydney, “Saint James”.
Pyetja spontane është: Kë duhet të puthësh? Kamarierët? Pronarin? Sigurisht që jo...
Nëse paraqiteni çift te lokali mund të shkëmbeni puthje para
kamerierëve, sigurisht pa bërë me hile dhe ja ku keni mbaruar punë me
llogarinë. Bari ka menduar ta promovojë nismën me një spot publicitar
faqen e vet në “YouTube”, duke u bërë kështu në pak kohë tepër i
famshëm.
Videoja tregon rrugët e Sydney-t dhe kafenenë “St.James” në orët e para të mëngjesit, me njerëz që shijojnë kafenë e tyre.
Kamerieri duke çuar dy ekspresë te tavolina e një çifti u thotë: “Nëse
doni të kurseni faturën mund të jepni një puthje të vertetë, sepse nëse
mashtroni unë e dalloj. Jam specialist”. Pas një momenti stepjeje çifte
të tjetra nisin të puthen, disa dhe me pasion madje. Dhe banakieri
tepër i kënaqur bërtet: “Kafe falas për të gjithë”! Kështu nisi kjo
iniciativë që ka nxitur kureshtjen e shumë personave.
Parulla
e lokalit është: “Në barin “Saint James” nuk duam paratë, vetëm puthjet
tuaja”. Por mbetet një pyetje pa përgjigje: nëse e pi vetëm kafenë a
janë kamerierët apo kamerieret të gatshëm apo të gatshme të të puthin?
/ Top Channel
Në Spanjë, borxhet e skuadrave të
futbollit të dy divizioneve të para (me përjashtim të Real, Barça,
Bilbao dhe Osasuna) me Sigurimet Shoqërore kanë regjistruar një
përkeqësim prej 60% në 3 muajt e fundit, duke kaluar nga 10,6 mln në
16,6 mln euro.
Këtij borxhi i shtohet ai i klubeve ndaj Agjencisë së taksave, i përllogaritur në 752 mln nga 1 janari 2012.
Më 13 maj 2013, borxhi global i skuadrave të futbollit me Sigurimet
Shoqërore ishte rritur në një total prej 16,615 mln euro, sipas të
dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Këto të dhëna i janë
komunikuar qeverisë, si kundërpërgjigje e një hetimi parlamentar të
zëdhënësit socialist për Sportin, Manuel Pezzi.
Në një
komunikatë, “PSOE” kujton se shifra e kaluar e bërë publike nga ministri
i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, më 1 shkurt 2013, ishte 10,660 mln
euro. Pra, në tre muaj borxhi është rritur me 60%.
Nga rreth
16 mln euro borxh ndaj Sigurimeve Shoqërore, 4,344 i korrespondojnë
skuadrave të La Liga-s, duke përjashtuar Realin, Barçën, Bilbaon dhe
Osasunën.
Ndërkohë, sezoni i ri i La Liga-s dhe Liga
Adelante do të nisë të shtunën e 17 gushtit 2013 dhe do të përfundojë,
për divizionin e parë më 18 maj 2014. Finalja e Kupës së Mbretit do te
zhvillohet më 19 prill 2014.
Ashtu sic tiparet tona kanë evoluuar që
nga epoka e gurit, ashtu edhe do të evoluojnë në të ardhmen. Por si do
të jenë tiparet 100 mijë vite më pas?
Sot masa e trurit të tonë
është tre herë më e madhe se e paraardhësve tanë më të hershëm. 100 vite
më vonë, cfarë do të ndryshojë? Sigurisht pjesë e pandalshme e
evolucionit tonë është teknologjia.
Pasardhësit tanë pas 100
mijë vitesh do të kenë kokë më të madhe dhe masë të materies gri më të
madhe. Tiparet e njerëzimit do të përcaktohen mjaft nga zhvillimi i
teknologjisë. Dr. Alan Kwan një biologjist dhe studiues i genomeve në
Universitetin e Uashingtonit thotë se njerëzit do të heqin dorë nga
“forma natyrale” dhe do të përqafojnë “biologjinë njerëzore” duke
përcaktuar vetë tiparet që do dëshirojnë.
Përcaktimet do të jenë të karakterit estetik, por edhe praktik.
Prindërit do të mund të përcaktojnë për fëmijët e tyre ngjyrën e
lëkurës, atë të syve, flokëve…Kwan parashikon që njerëzit do të kenë një
hundë më të madhe për të marrë frymë më lehtë, ndërsa me hapat e
teknologjisë së sotme, s’është fantazi të thuhet se pas 100 mijë vjetësh
të gjithë do të kenë lente komunikimi në sy, ndërsa në pjesën e pasme
të veshit të instaluar një pajisje për një dëgjim sa më të mirë.
Fenando Alonso me Ferrarin ka lënë pas të
gjithë pilotët e tjerë në fund të ditës së parë të provave të lira, për
Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1.
Në Montreal, spanjolli e ka
mbyllur në krye sesionin e dytë të provave, atë me pistë të lagur, duke
e ndalur kronometrin në kohën 1’14’’.818.
Pas shpatullave të
tij kanë përfunduar Lewis Hamilton me Mercedes, me 12 të mijtat më
shumë, dhe Romain Grosjean me Lotus, i treti me 0.265 më shumë. Nga
vendi i katërt e deri në të shtatin janë renditur Webber, Rosberg, Massa
dhe Vettel.
Klasifikimi i provave të lira 2, në Montreal
1. Fernando Alonso Ferrari 1:14.818 2. Lewis Hamilton Mercedes 1:14.830 3. Romain Grosjean Lotus - Renault 1:15.083 4. Mark Webber RedBull - Renault 1:15.212 5. Nico Rosberg Mercedes 1:15.249 6. Felipe Massa Ferrari 1:15.254 7. Sebastian Vettel RedBull - Renault 1:15.280 8. Adrian Sutil Force India - Mercedes 1:15.396 9. Jenson Button McLaren 1:15.422 10. Daniel Ricciardo Toro Rosso - Ferrari 1:15.566 11. Kimi Raikkonen Lotus - Renault 1:15.599 12. Sergio Perez McLaren 1:15.661 13. Paul Di Resta Force India - Mercedes 1:15.855 14. Pastor Maldonado Williams - Renault 1:16.319 15. Jean-Eric Vergne Toro Rosso - Ferrari 1:16.351 16. Valtteri Bottas Williams - Renault 1:16.374 17. Esteban Gutierrez Sauber - Ferrari 1:16.475 18. Nico Huelkenberg Sauber - Ferrari 1:16.929 19. Jules Bianchi Marussia - Cosworth 1:17.070 20. Charles Pic Caterham - Renault 1:17.236 21. Max Chilton Marussia - Cosworth 1:17.888 22. Giedo van der Garde Caterham - Renault 1:18.392
Provat
zyrtare të Cmimit të Madh të Kanadasë do të zhvillohen të shtunën në
orën 19:00, ndërsa gara të dielën në orën 20:00. Të dyja këto evente
mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Presidenti francez u bë protagonist i një
gafe të sikletëshme për të. Duke folur në frëngjisht në një konferencë
për mediat në Tokio, Francois Hollande ngatërroi japonezët me kinezët.
Duke iu referuar vrasjes së
11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin
janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të
thella popullit kinez”.
Ajo që përforcoi akoma më shumë
gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë
kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e
përktheu në mënyrë korrekte.
Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka.
Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të
shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë
përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi
ishujsh në Detin e Kinës.
Sondazhet në të dyja vendet
tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i
pëlqen të ngatërrohet me tjetrën.
Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.
Ndalohet fluturimi mbi 150 metër
lartësi…edhe për shtrigat me mjetin e tyre fluturues, fshesën. Tingëllon
shaka, por kjo është norma ligjore e hyrë së fundmi në fuqi në
Suazilend, në Afrikë, ku shtriganëria është një cështje serioze.
Norma ligjore ndalon cdo
mjet fluturues si helikoptera apo avionë të tjera lodër që
telekomandohen nga toka. Ligji u bë publik kur gazetarët i kërkuan
sqarime autoritetit të aviacionit civil pas arrestimit të një detektivi
privat që përdorte një helikopter lodër për dobi të punës së tij.
Ai u arrestua dhe autoritetet e akuzuan për përdorimin e një
helikopteri të paregjistruar. Nga këtu nisi saktësimi i të gjitha
mjeteve që nuk lejohen të kalojnë këtë lartësi, përfshirë fshesat
fluturuese me shtrigat mbi to.
…mbetet për t’u sqaruar se si do të mund të ndalohen shtrigat fluturuese nëse shkelin këtë ligj?!
Nga ligji përjashtohen avionët dhe helikopterët realë.
Të gjithë meshkujt do të frikësoheshin dhe
do të zhgënjeheshin jashtë mase nëse një ditë do të futeshin në një WC
publike dhe do të gjenin modelen bukuroshe Bar Rafaeli në këmbë duke
urinuar si një djalë i zakonshëm.
Por, mos u trembni! Modelja
izraelite nuk është burrë, thjesht ka imituar një mashkull në një foto
që e ka postuar në Twitter për të promovuar barazinë gjinore dhe të
drejtat e homoseksualëve.
Ish e dashura e Leonardo Di Caprios shkroi: "Homo, lesbike, biseksualë... të gjithë të barabartë."
Një fitore e madhe për Portugalinë, në
ndeshjen më të rëndësishme të ditës së premte, për kualifikueset
europiane në Botërorin 2014.
Skuadra e Cristiano Ronaldo-s
mposhti 1-0 Rusinë, me gol të Helder Postiga. Një sukses, i cili i
lejon “luzitanët” të zbresin nga froni i grupit F ekipin e drejtuar nga
Capello, që në fakt ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.
Për
t’u shënuar, në grupin e Italisë, Malta arrin fitoren e parë historike
në një ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror, atë 1-0 ndaj
Armenisë në transfertë, falë golit të Mifsud. Ndërkohë, Italia e vendit
të parë barazon 0-0 me Çekinë në transfertë, ku mbeti me 10 vetë, pasi
Balotelli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.
Belgjika ka
konsoliduar vendin e parë në grupin A, duke mposhtur 2-1 Serbinë, ndërsa
Mali i Zi, që deri tani nuk ishte mposhtur, ka dalë me një humbje të
thellë nga përballja me Ukrainën, për grupin H, një ndeshje ku kishte 3
kartona të kuq, 2 për malazezët dhe 1 për ukrainasit.
Duke
përfituar nga hapi fals i papritur i Kroacisë, që u mposht në fushën e
saj 0-1 nga Skocia, e fundit në grup, tashmë belgët kanë 3 pikë avantazh
ndaj kroatëve dhe kanë siguruar matematikisht kalimin në play-off.
Gëzon Anglia, që këtë radhë ishte pushim, pasi mund të synojë vendin e
parë në grupin H, në rast se fiton në ndeshjen e ardhshme ndaj
Moldavisë, në shtator.
Bosnja është konfirmuar si kryesuese e
grupit F, duke mposhtur thellësisht Letoninë, e mbetur me 10 vetë që
nga minuta e 11-të e takimit, 5-0, ku kanë shënuar Luliç dhe Pjaniç, dy
lojtarë që aktivizohen në Serinë A, me Lacion dhe Romën respektivisht.
Megjithatë, Greqia nuk ka lëshuar ndaj Lituanisë, duke fituar 1-0 në transfertë, për të mbetur sërish 3 pikë larg Bosnjës.
Në grupin C, ku Gjermania duket e sigurt në krye të grupit dhe këtë
turn e kishte pushim, ka nisur një betejë e ashpër për vendin e dytë.
Austria ka mposhtur Suedinë e Ibrahimoviç, 2-1, dhe ndjek gjermanët me
11 pikë, po aq sa Irlanda e Trapattoni-t, por me golavarazh më të mirë.
Formacioni i teknikut italian ka mposhtur 3-0 Ishujt Faroe, me një
“tripletë” të Robbie Keane, i cili festonte në këtë ndeshje prezencën e
tij të 126-të me kombëtaren.
Në kuadrin e eliminatoreve të
zonës së Europës janë zhvilluar edhe 2 ndeshje të grupit E, ku bën pjesë
dhe Shqipëria, e cila barazoi 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa”, teksa
Islanda është mposhtur 2-4 nga Sllovenia në ishull, duke iu shkëputur
kuqezinjve tanë, të cilët janë të vetëm në vendin e dytë.
Zvicra do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e saj në po të njëjtin grup,
ndaj Qipros së vendit të fundit, dhe në rast fitoreje do t’i shkëputej
me 4 pikë Shqipërisë.
Në grupin e Spanjës, I, u luajt sfida
mes Finlandës dhe Bjellorusisë, e përfunduar me fitoren e vendasve 1-0,
një ndeshje pa shumë interes, pasi kampionët e Botës dhe Europës
kryesojnë grupin me 11 pikë, 1 më shumë se Franca e vendit të dytë.
I vetmi grup, që nuk zhvilloi ndeshje këtë tur, ishte ai D, ku kryeson
e shkëputur Holanda, ndaj ndjekësve më të afërt të Hungarisë dhe
Rumanisë. / Top Channel
Zyrtarë të Koresë së Veriut dhe asaj të
Jugut do të takohen ditën e dielë, ku qendra e diskutimeve do të jetë
rihapja e kompleksit industrial të Kaesongut, të mbyllur njëanëshmërisht
nga Peniani pas sanksioneve të vendosura nga OKB si reagim ndaj testit
bërthamor që vendi komunist ndërmori në muajin shkurt.
Së fundmi ka patur një ulje
të gjakrave dhe ishte Peniani ai që kërkoi bisedimet i pari, ndërsa pak
ditë më parë rihapi linjat telefonike në kompleksin e Kaesongut, por jo
dyert për punonjësit koreano-jugorë.
Autoritetet në Seul njoftojnë se bisedimet janë shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar
Kriza koreane
Dy Koretë drejt bisedimeve?
Kore, impianti atomik pranë riaktivizimit
Kina fton Veriun në bisedime anti-bërthamore
kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi. Vetë
Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa
SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se
po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin
mbushje bërthamore.
Por pavarësisht tensioneve dhe
kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj
më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit.
Testi pasoi reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që
për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe
Kina, kjo e fundit aleate tradicionale e Penianit.
Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë
së Jugut rritën edhe më tej sanksiont. Veriu mbylli kompleksin
industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve dhe
kërcënoi me zhdukje si SHBA ashtu edhe Jugun.
Në Kaliforni nisi punimet samiti 2-ditor
mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Dy presidentët, Barack Obama dhe Xi
Jinping në fjalën e hapjes së punimeve folën për nevojën e një epoke të
re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti Obama ceku ato
që ai i quajti “zonat e tensionit”, si rivaliteti në Paqësor, programi
bërthamor i Koresë së Veriut dhe spiunazhi kibernetik. Ky është takimi i
parë mes Obamës dhe Xi Jinping që nga kohë kur ky i fundit mori detyrën
e presidentit të Kinës.
Ekspertët vlerësojnë se takimi
informal në kompleksin Rancho Mirage është një mundësi e mirë për dy
ekonomitë më të mëdha të botës për të rindërtuar një raport bashkëpunimi
më të thellë, pavarësisht ndasive të mëdha në disa qendrime.
“Vendimi ynë për t’u takuar kaq shpejt (referuar marrjes së detyrës
nga Xi Jinping) tregon rëndësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të
Bashkuara dhe Kinës”, tha presidenti Obama.
Kreu i Shtëpisë
së Bardhë tha se Uashingtoni mirëpret rritjen paqësore të Kinës, por se
dëshironte një ekonomi globale ku të gjitha kombet të luanin me të
njëjtat rregulla.
Obama u ndal edhe tek siguria
kibernetike. Disa herë Uashingtoni ka akuzuar Pekinin për sulme
kibernetike të organizuara dhe drejtuara nga qeveria kineze ndaj
institucioneve dhe dosjeve sekrete amerikane. “Sigurisht që ka
mosmarrëveshje mes dy vendeve, por ne bëmë thirrje për një bashkëpunim
në fushën e sigurisë kibernetike”, tha Obama.
Nga ana e
tij, presidenti kinez tha se takimi me homologun amerikan synonte hapjen
e një kapitulli të ri të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe hedhjen e
themeleve për një raport të qendrueshëm të tyre.
“Hapësira e Oqeanit Paqësor del e tepron edhe për dy vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Xi Jinping.
Nisja e punimeve të samitit u shoqërua me protesta të grupeve dhe
aktivistëve të të drejtave të njeriut që i bënë thirrje presidentit
Obama që t’i kërkojë homologut kinez lirimin e 16 të burgosurve të
profilit të lartë, mes të cilëve edhe Liu Xiaobo, fitues i cmimit Nobel
për Paqe në vitin 2010.
Kjo është Tippi, vajza franceze e lindur
në Namibi, që 10 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar mes kafshëve
dhe botë së egër në Savanën afrikane.
Vajza e një cifti francez
të apasionuar pas studimit të natyrës dhe kafshëve në Afrikë, 10 vitet e
para të jetë së Tippit kanë kaluar mes leopardëve, elefantëve,
gjarpërinjve, zogjve, xhirafave, strucëve dhe të tjera kafshë të egra që
kanë qenë miqtë e saj të fëmijërisë.
Miqësia më e madhe e
saj është me një elefant të cilin ajo vetë e quan vëlla, ndërsa s’ka
frikë t’i afrohet leopardit apo kafshëve të tjera të rrezikshme.
Prindërit thonë se “ajo komunikon me kafshët nëpërmjet shikimit dhe
me sinqeritet”, ndërsa thanë se kurrë nuk ka patur frikë t’u afrohet
atyre.
Për të dokumentuar këtë, disa ditë të jetës së Tippit mes botës së
egër u filmuan nga një ekip në vitin 2011, pak para se Tippi t’i
bashkohej qytetërimit modern. Prindërit e saj thonë se me rikthimin në
Paris Tippi e kishte të vështirë ambientimin.
Ka mbërritur në finale Top Fest, festivali
që mbledh zërat shqiptarë kudo që janë. Të shtunën mbrëma garimi
përfundimtar dhe një spektakël me shumë surpriza, prezantuar nga Ledjon
Liço dhe Marina e Luana Vjollca.
Ledjon Liço, prezantues: Fakti
i të qënit në edicionin e dhjetë të Top Fest, edhe mua po të ma thoje
10 vite më parë nuk do ta kisha besuar kurrë, aq më tepër si prezantues.
Unë edicionin e parë e kam ndjekur edhe si publik, por edhe si pjesë.
Pole Position ishte i lidhur në atë kohë me Top Fest dhe kam qenë i
lidhur në një farë mënyre brenda, pastaj në edicionin e dytë në
prapaskenë dhe bashkë me to cdo vit e cdo vit. Natyrisht që në këto 10
vite ka patur këngë që kanë ndryshuar botën e brendshme të njerëzve dhe
kjo të bën të ndjehesh mirë, ndaj edhe në spotim e këtij edicioni ne
kemi dashur që t’i rikujtojmë edhe njëherë këto këngë në një mënyrë që
cdokush e ka bërë, duke i kënduar në një moment të jetës së tij. Urojmë
shumë që edhe pas 10 viteve, Top Fest të ketë të njëjtin impakt dhe
besoj kjo do të shihet në natën e ndarjes së cmimeve ku unë do të jem
përkrah dy bukurosheve motrave Vjollca.
Marina Vjollca, prezantuese:
Do të ketë shumë më shumë për të dhënë, Top Festi dhe ne prezantuesit.
Është i treti edicion që ne na besohet, ndjejmë shumë më shumë
përgjegjësi dhe shpresojmë ta kurorëzojmë ashtu sic e meriton.
Luana Vjollca prezantuese:
Do të vijmë edhe ndryshe këtë vit, do të ketë risi, do të vijmë sic nuk
na keni parë ndonjëherë në fakt. Është viti i dhjetë dhe duhet të ketë
gjëra që nuk janë parë ndonjëherë.
Një sërë tendencash muzikore edhe në këtë edicion të dhjetë.
Dorian Gjoni, udhëheqës muzikor: Tendencat
janë sërish të afërta me vitet e shkuara, përgjithësisht që dominojnë,
por edhe pop dhe rock që qendrojnë. Ka edhe këngë radiofonike me ritmet
verore me cilësi të mirë.
Një rrugëtim i gjatë dhe garim mes shumë artistësh.
Ergys Lubonja, autor:
Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe jo i lehtë përreth 4 muaj. Kanë qenë
rreth 160 këngëtarë në fazat e tjera ku nuk është kënduar live, por
këngët janë masterizuar nga studiot përkatëse. Më pas faza gjysmëfinale
ku për herë të parë rreth 39 këngëtarë kënduan live dhe për të ardhur në
natën finale, me 13 këngëtarë, 9 cmime dhe cmimi i madh që do të jepet
në një bashkërendim mes jurisë dhe publikut.
Sigurisht jo vetëm garim në mbrëmjen finale.
Ergys Lubonja, autor:
Do të ketë shumë surpriza dhe të ftuar specialë. Surpriza jo të pakta.
Besoj edhe dekori është krejt i vecantë këtë vit, shumë teknologjik dhe
shpresojmë që t’i ofrojmë spektatorit një spektakël sa më të mirë.
Në fillim të vitit, Lady Gaga tronditi të
gjithë fansat e saj me përmasat “extra large” dhe kilet e tepërta që
kishte fituar, por tashmë këngëtarja është rikthyer sërish në formën e
saj më të mirë.
27-vjeçarja tregoi trupin e saj me bikini teksa ndodhet për pushime në Meksikë së bashku me një grup miqsh.
Po të rikthehemi pas në kohë, pikërisht në shtatorin e vitit ta
kaluar, këngëtarja dukej “si mos më keq” në skenën e një koncerti në
Amsterdam.
Goli i
Hoglit, në minutën e 87-të, prishi festën e tifozëve shqiptarë, të cilët
kishin mbushur si asnjëherë shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” dhe
ishin përgatitur për një fitore të dytë ndaj Norvegjisë.
Një lëshim dhe shpërqëndrim
i tanëve, gjatë minutave të fundit, bëri që përfaqësuesja nordike të
barazojë 1-1 dhe të ikë me një pikë nga Shqipëria. Por, pavarësisht
rezultatit, loja e mirë e djemve të rinj të De Biazit ka marrë
duatrokitjet e tifozëve kuqezi, në fundin e ndeshjes.
Tanët
treguan ambiciet e tyre për fitore, që nga minuta e parë, por njëherë
Salihi dhe njëherë Mavraj nuk arrijtën të ngrejnë peshë tifozët.
Norvegjezët tentuan të
Kombëtarja
Cana: Kemi besuar gjithmonë tek kualifikimi
Norvegjia mbërrin në Tiranë
Kombëtarja, Shqipëria renditet e 38-ta
reagojnë me topa të gjatë, por fatmirësisht porta jonë mbeti e paprekur.
Në minutën e 41-të, Valdet Rama zhbollokon rezultatin pas një aksioni perfekt individual, nga krahu i majtë.
Edhe në pjesën e dytë tanët rrezikuan sërish me Salihin, por gjuatja e
tij u hoq me majat e gishtave nga portieri norvegjez. Kombëtarja jonë
krijoi më shumë volum loje, ndërkohë që kundërshtari tentoi të rrezikojë
me topa të gjatë. Në dy raste, Berisha i Norvegjisë tregohet i pasaktë
para Berishës së portës tonë.
Lojtarët tanë, ndoshta të
lodhur nga loja e tëpërt, lëshuan terren në minutat e fundit, duke i
dhënë mundësinë norvegjezëve të dalin më përpara. Atëherë, kur të gjithë
prisnim që edhe kjo ndeshje të përfundonte me fitoren tonë, Hogli, i
harruar nga mbrojtja jonë, ndëshkoi Berishën dhe barazoi rezultatin.
“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe cdo lojtar që njeh futboll e ndjen
veten mirë, por besoj se me një fitore ndjenja do kishte qenë shumë më e
bukur”, tha autori i golit, Rama.
“Është një keqardhje e
madhe, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë përballë një
kundërshtari, që duhet patur respekt. Nëse shohim atë që kemi bërë
sonte, sigurisht që duhet të pranojmë se kemi humbur dy pikë, pasi
meritonim të fitonim. Kemi luajtur më mirë se ta, kemi krijuar më shumë
raste se ta, por gjendja fizike na ndëshkoi në fund. Mendoj se skuadra
po rritet”, u shpreh tekniku italian, Gianni de Biasi.
Para
kësaj sfide të rëndësishme, FSHF u kishte organizuar një ceremoni Altin
Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët i dhanë zyrtarisht lamtumirën futbollit
të luajtur me kombëtaren tonë.
Ndërkohë Sllovenia fitoi 4-2
në Islandë, ndaj suprizës së këtij grupi, një rezultat ky që ngjit
kombëtaren tonë të vetme në vendin e dytë, me 10 pikë.
Renditja -
Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e
10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014".
Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne;
ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj
Sllovenisë me rezultatin 2-4.
Zvicra 11 pikë
Shqipëria 10
Islanda 9
Norvegjia 8
Sllovenia 6
Qipro 4 Rama bën gol, Berisha duartroket 90 minuta “armëpushim” virtual, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës
Kanë kaluar më shumë se pesë vite dhe tashmë, pikërisht në ndeshjen më
të rëndësishme, që përkon edhe me kulmin e fushatës elektorale,
kryeministri Berisha dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, prej shumë
vitesh kundërshtarë, ulen në të njëjtën radhë.
Tribunës
qendrore të “Qemal Stafës” i mungonte prej kohësh mbiemri Berisha, i
cili në futboll, kohët e fundit, po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.
Mes vorbullës së fushatës, edhe në këtë 90 minutësh, sërish mbiemrat
protagonistë janë të njëjtë dhe kryetari i opozitës, Edi Rama, është i
pari që, në komentin e tij në Tëitter, pranon ‘aleancën’ e Berishës, por
vetëm për këtë 90 minutësh.
Kulmin e atmosferës e ndez
individualisti Rama, aksion perfekt, driblim dhe saktësi në goditje, që
ndez “Qemal Stafën” e madje, për herë të parë, duartrokitet një Ramë nga
Berisha.
Dhe, mes disa qindra-mijërave komentuesve në
Facebook për golin, nuk mund të mungonte një nga faqet me më shumë
fansa, që është ajo e kryministrit Berisha. Sigurisht, me atë mbiemër të
autorit të golit, kryeministri është mjaftuar me përgëzimin për lojën
dhe urimin ndaj Tifozëve Kuq e Zi.
Mes kurajos së shpeshtë,
që jep virtualisht kryetari Rama, nuk i reziston dot kësaj traverse dhe
vë në dukje mungesën e fatit të Salihit, duke kërkuar e shpresuar sa më
pak gabime.
Barazimi dhe vërshëllima përfundimtare, mes dy
liderëve të politikës, ka të përbashkët keqardhjen, ashtu si të të
gjithëve tifozëve, për mungesën e fitores, megjithatë, kryeministri
Berisha del shumë shpejt, madje që në minutën e 92-të, në fushatën e
tij, duke premtuar fitoren e zgjedhjeve, ndërkohë që, kryetari i
opozitës Rama bëhet gati për vazhdimin e fushatës, në qarkun e Fierit.
Me sa duket, kaq ishte sporti për ta dhe, ndoshta, për shumicën e
shqiptarëve që, duke filluar nga e shtuna, i rikthehen një tjetër
tifozllëku: atij të posterave e flamujve elektoral.
Mijëra tifozë vërshuan në Tiranë
Mijëra tifozë, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vërshuar
drejt Tiranës, në mbështetje të Kombëtares sonë, e cila luajti me
Norvegjinë në “Qemal Stafa”.
Kryeqyteti shqiptar ishte
mbuluar i gjithi me ngjyrat kuqezi. Rëndësia e madhe, që kishte kjo
sfidë, ka bërë që në Tiranë të vinin edhe shumë sportdashës nga qytete
të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës.
Nuk munguan edhe tifozët
norvegjez, të cilët kërkonin të mbështesnin skuadrën e tyre në “Qemal
Stafa”, së cilës i duhej patjetër fitorja, për të mbajtur të gjalla
shpresat për një vend të dytë në grup.
Ndërkohë, në rast
fitoreje të ndeshjes së luajtur tashmë, kryeministri Berisha kishte
deklaruar se do të jepte 200 mijë euro shpërblim.
Kreu i PS, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në takimin elektoral të zhvilluar pasditen e së shtunës në qytetin e Ballshit.
Përveçse u ka shprehur të
pranishëmve mirënjohjen për këtë pritje “të mrekullueshme”, Rama u ka
premtuar atyre rilindjen e mirëqënies ekonomike.
“Rilindjen
do ta bëjmë realitet duke nisur me votën e 23 qershorit. Kush e do
pushtetin në qafë, voton gjyshin me anti-plumb. Kush do rilindje
ekonomike familjare, ka vetëm një alternativë, numrin 29”, ka thënë
Rama.
Sikurse në mitingjet e tjera, kreu i opozitës ka bërë një ekspoze të
Zgjedhjet 2013
Elektronika në zgjedhje, kaos!
Meta: Iku koha e premtimeve boshe
Ujësjellësi Porto Romano-Spitallë
programit të Partisë Socialiste për qytetarët, duke e vënë theksin tek ulja e taksave.
“Jemi të vendosur të ulim taksat për 95 për qind të shqiptarëve. Nga
ulja e taksave do të përfitojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Gjithashtu, ne do të heqim edhe taksën e biznesit të vogël”, ka
nënvizuar Rama.
Ai ka ftuar ballshiotët që më 23 qershor të
votojnë për punësimin real dhe për mbështetjen që qeveria e majtë do t’u
japë fermerëve.
Gjithashtu, Rama ka premtuar edhe kthimin e
pasurive natyrore të vendit tek shqiptarët, si dhe ndryshimin radikal
të sistemit shëndetësor, duke u dhënë akses të gjithëve.
”Nuk mund të lejojmë që një vend i pasur si i yni të jetojë në varfëri.
Ne do t’i kthejmë popullit të drejtat mbi pasuritë natyrore. Gjithashtu,
ne do të bëjmë falas sistemin shëndetësor për të gjithë”, ka shtuar
Rama.
Rama në Patos: 29-ta, simbol i çlirimit
Më herët gjatë ditës, nga Roskoveci, kryetari i Partisë Socialiste
ftoi banorët të votojnë numrin 29 në fletën e votimit për t'i dhënë
fund qeverisjes së familjes Berisha dhe oborrtarëve të tij.
"29 është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë. Në 23 qershor, me
numrin 29 Shqipëria do të çlirojë energji të jashtëzakonshme, për të
shkuar përpara dhe për të lënë pas katragjyshim me antiplumb dhe
politikën e tij të vjebër të rrënimit për të përfituar çdo ditë në
kurriz të një populli të tërë. 23 qershori do të jetë dita e madhe e
shqiptarërit të zakonshëm", tha Rama.
Rama kërkoi Rilindje
duke u shprehur se Rilindja do te filloje nga fshati, nga certifikata e
pronesise, ulja e takses per biznesin e vogël, pergjysmimi i tatimit
fitimit, heqja e taksave per inputet bujqesore, sherbim shendetsor falas
per te gjithe e te tjera benefite.
Ndersa ne Patos,
kryesocialisti premtoi se do marre naften nga duart e grabitqareve që
tallen prej vitesh, për t'ia kthyer kete pasuri kombetareve shqiptareve.
"Në 23 qershor do t'i japim fund kësaj tallje të madhe që vazhdon prej
vitesh, ku një grusht njerëzish, familjarë dhe klientë të Saliut
grabisin naftën, grabisin kromin, grabisin çdo gjë që Zoti apo natyra i
ka falur këtij vendi. Qeveria e re do të organizojë brenda vitit po
këtu, një konferencë ndërkombëtare për të shpëtuar naftën nga
grabiqarët, për t'ia kthyer këtë pasuri të madhe në formë mirëqënie
këtij populli këtu në Patos dhe popullit shqiptar", tha Rama.
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar ujësjellesin Porto Romano – Spitallë dhe ka premtuar investime të reja në këtë zonë.
"Pas një pune të madhe,
investimeve të qeverisë dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit jeni zona që
merrni, sic e meritoni, 24 orë ujë. Do të asfaltojmë cdo rrugë, rrugicë,
Spitallës, Kënetës dhe Porto Romanos. Por këtu ju keni Porto Romanon,
një nga portet energjitike në të ardhmen më të mëdhenj të rajonit. Porti
i Durrësit do të marrë anije 44 mijë tonësh, do të fillojë ndërtimi i
gazsjellësit transadriatik, projektit më të madh europian që kalon nëpër
Shqipëri", tha Berisha.
Zgjedhjet 2013
Elektronika në zgjedhje, kaos!
Meta: Iku koha e premtimeve boshe
Rama: Rilindje ekonomike familjare
Kryeministri akuzoi Bashkine e Durrësit
për taksat më të larta në vend, si edhe kreun e PS-se, si një nihilist
qe i duket Shqiperia si ajo e mesjetes.
"Ftojeni shokun e
autobusit mavi të vijë këtu, sepse deklaron çdo ditë se jemi në mesjetë,
jemi pa ujë. I thoni shokut të autobusit, sille autobusin tënd këtu që
të shpëtosh nga mesjeta, se këtu kemi ujë 24 orë", tha Berisha.
Me heret me rastin e 85-vjetorit te krijimit te Mjeksise Publike,
kryeministri Berisha mori titullin "Fisnikëria Tiranase", titull qe me
pare e kane marre edhe mjeke dhe personalitete te shquara te mjeksise.
31 veprave të rënda penale, që nisin nga genocidi deri tek organizatat
terroriste nën kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, u jane shtuar
në fillim të muajit edhe krimi në familje dhe krimi për gjakmarrje.
Por kalimi per shqyrtim tek
Krimet e Renda i ketyre krimeve, po kundërshtohet nga avokatët
penaliste, te cilet kane mbrojtur ne vite te pandehur te rendesishem
prane kesaj gjykate.
"Misioni për të cilin janë ngritur
Krimet e Rënda, për të rivendosur regjimin ligjor në Shqipëri, për
mendimin tim ka përfunduar dhe kjo gjykatë ka ardhur koha për t'u
suprimuar. Ndërsa në lidhje me ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal,
mendoj se kanë qenë ndryshime në sensin pozitiv. Nevojat e kohës dhe të
sigurisë e kërkojnë atë gjë, ndërsa kalimi te Krimet të Rënda, i krimeve
në familje, nuk ka sens. Krimet në familje janë krime specifike dhe nuk
lidhen me shkakun për të cilin janë ngritur Krimet e Rënda", thotë
Alfred Duka, avokat.
Por kreu i Gjykates per Krimet e Renda
Sander Simoni nuk e shikon shtimin e kompetencave per krimin ne familje
dhe gjakmarrjen, si nje risi ne drejtesi.
"Krimet penale për
gjakmarrje ose hakmarrje kanë qenë më parë në kompetencën e Krimeve të
Rënda në momentin e krijimit të saj, por u hoqën në shtator të vitit
2004. Ato janë rikthyer në kompetencën e kësaj gjykate. Edhe vrasjet me
paramendim kanë qenë në kompetencën e kësaj gjykate", thotë Simoni.
Por per profesorin e te Drejtes Penale, Profesor Doktor Altin Shegani,
ndryshimet ne kod per keto vepra penale duhen shqyrtuar si levizje qe
kerkon te luftoje keto fenomene.
"Unë mendoj që ajo që është
e rëndësishme është që parametrat e sanksionit të jenë optimalë.
Legjislatori këtë e ka paraparë në strukturën e përgjithshme të qëllimit
të kësaj pakete", thotë Shegani / Top Channel
Në një proces disa orësh, konfuz dhe pa asnjë rregull të vendosur
paraprakisht, është zhvilluar testi zyrtar i projektit të identifikimit
dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, proces që ka
tërhequr vëmendjen edhe të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Cony
McCormak dhe ekspertit të Komisionit të Venecias, Vulcanov.
Aparatura, e cila do të
vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën
identifikimin e zgjedhesit ne qarkun me te madh te vend. Duke kaluar ne
te karten e identitetit ose pasaporten, dy mjetet e vetme te
identifikimit me te cilat mund te votohet, synimi eshte te shmanget
procedura e verifikimit nga komisioneret.
Aparatura ben te dukshme ne kete menyre ne tabele, nese zgjedhesi ka votuar apo jo ne nje qender votimi, por nuk
ndalon votimin e tij ne nje qender tjeter
votimi. Votimi me shume se nje here i nje votuesi, regjistrohet ne
sistem dhe behet i verifikueshem vetem pas zgjedhjeve, nese ka procese
ankimore dhe KQZ vendos te verifikoje te dhenat e sistemit.
Perfaqesuesit e opozites te pranishem gjate testimit, gjithashtu kane
shtruar shqetesimin nese nderhyhet ne sistem pasi eshte votuar dhe kush
eshte siguria per hedhjen e te dhenave.
Problematike tjeter e
pare edhe gjate testimit eshte karta e identitetit e demtuar, qofte
edhe kur i jane fshire disa te dhena ne te. Vendimin nese keta zgjedhes
qe aparatura nuk i verifikon do te votojne apo jo, iu takon
komisionereve.
Identifikimi elektronik ngriti edhe
pikepyetjen nëse do te vijoje apo jo votimi ne nje qender se ciles i
nderpritet energjia elektrike dhe qe ne zgjedhjet e meparshme nuk ka
munguar as ky fenomen. Funksionimi i identifikimit elektronik kerkon
gjithashtu te sigurohet se linja e transmetimit te te dhenave te
zgjedhesve nga qendra e votimit ne sistem, qe eshte vendosur ne bodrumet
e KQZ-se, te mos kete defekte dhe bllokime.
Projekti i teknologjise per identifikimin dhe rregjistrimin elektronik te zgjedhesve ne Tirane ka kushtuar 2.9 milione euro. / Top Channel
Ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela është shtruar në spital pas një infeksioni në mushkëri.
Lajmi u njoftua nga zyra e
presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma. Sipas njoftimit, Mandela
është shtruar në një spital në Pretoria. Gjendja e tij përshkruhet si
serioze, por e qendrueshme.
Ish-presidentit simbol i
Afrikës Jugore prej disa ditësh kishte shqetësime shëndetësore.
94-vjeçari shtrohet për të dytën herë në spital në dy muajt e fundit.
Mandela shihet si babai i kombit në Afrikën e Jugut, për luftën e ndërmarrë kundër aparteidit.
Tylor Swift u rikthye të tregonte “cilësitë” e saj të padiskutueshme, në një concert dedikuar muzikës country.
23-vjeçarja, nga Nashvill, në Tenesi, tregoi jo vetëm zërin e saj të shkëlqyer, por edhe linjat e shkëlqyera trupore.
Në këtë shfaqje të Swift, në “Country Music Television Awards”, ajo u
shoqërua edhe nga Keith Urban, bashkëshorti i Nicole Kidman, edhe ai një
këngëtar i country.
Vajza e Micheal Jackson klithi “dua babin,
vetëm ai më kupton”, përpara tentativës së saj të dështuar të
vetvrasjes, zbuluan detaje të mëtejshme mediat amerikane ditën e premte.
Paris Jackson, e cila tentoi t’i jepte fund jetës
duke prerë damarët dhe marrë njëkohësisht një mbidozë ilaçesh ditën e
mërkurë, kishte pasur një zënkë familjare gjatë asaj dite.
Nën kujdestarinë e së gjyshes, Paris vendosi të kryente aktin e
dëshpëruar, pasi iu ndalua që të shkonte në një koncert të idhullit të
saj muzikor, Marilyn Manson.
I njohur për muzikën e tij
“okulte”, të natyrës sataniste dhe degjenerimin që përkrah në videoklipe
të mbushura me skena orgjish, Manson konsiderohet si një prej artistëve
më kontradiktorë e të përfolur të botës.
Paris Jackson duket e buzeqeshur me pare gjate vitit
Paris, e cila në muajt e fundit kishte vendosur në profilin e saj disa
statuse që shprehnin një gjendje tejet të turbulluar psikologjike,
gjithashtu adhuron Kurt Cobain, liderin e grupit të famshëm “Nirvana”, i
vetvrarë në moshën 27-vjeçare në vitin 1994.
Dashuria baba-bije, i ndjeri Micheal Jackson mban ne krahe Parisin e mitur
15-vjeçarja, e cila po rikuperohet dhe është jashtë rrezikut për jetën
në një spital të Los Anxhelosit, ishte ajo që lajmëroi një “linjë të
kuqe”, për të kërkuar ndihmë sekonda përpara se të tentonte vetvrasjen,
shenjë e qartë që pavarësisht veprimit, ajo nuk dëshironte në të vërtetë të vdiste.
Kurt
Cobain, lideri i vetvrase i "Nirvanes" (majtas) dhe Marilyn Manson,
kengetari "satanist", dy idhujt muzikore te Paris Jackson
Të mërkurën, pak orë përpara tentativës së vetvrasjes ajo postoi
shprehjen në “Twitter” shprehjen: “Dje, të gjithë telashet e mia
dukeshin se ishin larguar, por sot janë rikthyer për të qëndruar" dhe
"Perse lotet jane te kripur?”.
Momenti
dramatik qe i ndryshoi jeten, vdekja e babait, vazhdon te ndikoje ne
perditshmerine e Paris. Ne foto, gjate funeralit ajo gjen prehje ne
krahet e halles, Janet Jackson
E reja, është
vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për disa konflikte, njëri prej
të cilëve degjeneroi deri në përballje fizike, mbi trashëgiminë e
pasurisë së babait të saj, midis fëmijëve dhe vëllezërve e motrave të
Michael. / Top Channel