Sunday, June 9, 2013

Rama: Shqipëria ka mbetur pa shtet

                    Mbi kalanë e Kaninës, aty ku qielli dhe deti bashkohen në një, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka mbetur pa shtet dhe se nuk ka struktura të shtetit, që të bëjnë ato detyra, që janë detyrat e shtetit.

“Nuk ka turp më të madh, se u bëmë 20 vjet e në çdo fushatë turren të tërë do t’u biem ujë, a thua se do bien flori. Ujin e ka sjellë Perëndia, duhet vetëm një organizim dhe marrja e duhur e përgjegjësisë së shtetit dhe uji është aty. Zotimi është që, brenda dy viteve të para të mandatit, ne do të mbyllim njëherë e mirë reformën 20 e kusur vjeçare, të hapur e të pambyllur të tokës

Zgjedhjet 2013
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Topi sulmon Berishën dhe Ramën
Berisha: Rama ofron taksën e mashtrimit
dhe do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi tokën çdo familjeje fermere, që jeton me tokën, punon tokën, rropatet për të nxjerrë prodhimin nga toka dhe ka 20 e ca vite në hava, se e ka dhe s’e ka tokën. Ne do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi tokën!”, u shpreh Rama.

Rama u angazhua në ndërtimin e një rrjeti të integruar të të gjithë trashëgimisë kulturore, që për turistët të jetë i shfrytëzueshëm.

“Për Qarkun e Vlorës, edhe si deputet i Vlorës, iu them vetëm kaq; ne do të ndërtojmë një projekt të posaçëm për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të turizmit. Do të bëjmë një zhvillim të integruar të rrethit dhe gjithë qarkut, një zhvillim rajonal me prirje të plotë drejt turizmit, për ta transformuar Vlorën, në një port të Mesdheut për Shqipërinë, bashkë me Durrësin e, më tutje, bashkë me Shëngjinin”, shtoi Rama.

Në fund të bashkëbisedimit me banorët e Kaninës, Rama nuk e kurseu humorin me sportin e preferuar të kryeministrit, notin.

“Do ta çlirojmë edhe atë, sepse do ia heqim jelekun antiplumb, tani bën sikur e ka hequr, por e ka nën këmishë. Prandaj është ashtu, si Silverster Stalone, e keni parë? Edhe thotë ku kam unë antiplumb, e ka poshtë këmishës, e heq vetëm kur rri në ujë, se ka shpikur atë sportin, kush rri më shumë në ujë. Unë jam rritur këtu në Vlorë, notin ma kanë mësuar skelarët, por sportin që, kush rri më shumë në ujë, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Mbaj këmbët në tokë e rri në ujë e numëro orët, unë nuk e di, ai e shpiku aty veten rekordmen, sepse është i vetmi që e luan atë sport, asnjëri nuk i vete prapa”, përfundoi Rama.

Takimet elektorale në qarkun e Vlorës, Rama i vijoi në lagjen Çole.

Rama: Në 23 qershor nis historia e re
Kreu i PS-së në Divjakë: “Saliu, i dërguari i Zotit për të bërë vetëm shejtanllëqe”


“Ditët në pushtet të Sali Berishës janë të numëruara.” Ky ishte mesazhi Edi Ramës për banorët e Divjakës.

“Siç thotë edhe Migjeni i madh: ne të birët e shekullit të ri që plakun e lamë në shenjtin e tij, sot kjo shkon pak ndryshe: ne shqiptarët e shekullit të ri le ta lëmë katragjyshin në marrëzinë e tij. Deri në 23 qershor do rrijë aty ku është, pastaj mbas 23 qershorit me numrin 29, datën e çlirimit, do ta çlirojmë edhe atë nga antiplumbi”, theksoi kreu i PS-së.

Me terma konkretë, Rama u angazhua për uljen e taksave për ushqimet bazë: “Ne nuk mund të pranojmë më që në këtë atdhe nëna e baballarë të shkojnë në dyqanin e bukës kokëulur dhe të shkruajnë emrin për të marrë gjysmë kilogrami bukë borxh. Ne do ta heqim taksën 20% për bukën. Saliu merr 20% taksë për çdo gotë qumësht. Ne do e heqim taksën për litrin e qumështit, po kështu për vezën, miellin, orizin dhe sheqerin. Ushqimi i këtij populli do të jetë prioriteti i patjetërsueshëm dhe nuk do të gjejmë paqe deri kur çdo fëmijë të ushqehet si duhet.”

Ndërsa në Llakatund të Vlorës, Edi Rama shpalosi planin e PS-së për bujqësinë dhe subvencionet: “Ne do të bëjmë qysh në fillim hartën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Shqipërisë duke ndarë qartësisht se çfarë prodhimi do të subvencionojmë me fonde të qeverisë sipas zonave, sipas specifikave dhe sipas traditës. Pretendimi i tij që qenkan rregulluar dhe që qenkan qëndisur, siç thotë ai, treçereku i rrugëve të fshatit është një gënjështër me bisht.”


/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE