Friday, June 7, 2013

“Dua babin, vetëm ai më kupton” (FOTO)

Vajza e Micheal Jackson klithi “dua babin, vetëm ai më kupton”, përpara tentativës së saj të dështuar të vetvrasjes, zbuluan detaje të mëtejshme mediat amerikane ditën e premte.

Paris Jackson, e cila tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët dhe marrë njëkohësisht një mbidozë ilaçesh ditën e mërkurë, kishte pasur një zënkë familjare gjatë asaj dite.

Nën kujdestarinë e së gjyshes, Paris vendosi të kryente aktin e dëshpëruar, pasi iu ndalua që të shkonte në një koncert të idhullit të saj muzikor, Marilyn Manson.

I njohur për muzikën e tij “okulte”, të natyrës sataniste dhe degjenerimin që përkrah në videoklipe të mbushura me skena orgjish, Manson konsiderohet si një prej artistëve më kontradiktorë e të përfolur të botës.


Paris Jackson duket e buzeqeshur me pare gjate vitit

Paris, e cila në muajt e fundit kishte vendosur në profilin e saj disa statuse që shprehnin një gjendje tejet të turbulluar psikologjike, gjithashtu adhuron Kurt Cobain, liderin e grupit të famshëm “Nirvana”, i vetvrarë në moshën 27-vjeçare në vitin 1994.


Dashuria baba-bije, i ndjeri Micheal Jackson mban ne krahe Parisin e mitur

15-vjeçarja, e cila po rikuperohet dhe është jashtë rrezikut për jetën në një spital të Los Anxhelosit, ishte ajo që lajmëroi një “linjë të kuqe”, për të kërkuar ndihmë sekonda përpara se të tentonte vetvrasjen, shenjë e qartë që pavarësisht veprimit, ajo nuk dëshironte në të vërtetë të vdiste.


Kurt Cobain, lideri i vetvrase i "Nirvanes" (majtas) dhe Marilyn Manson, kengetari "satanist", dy idhujt muzikore te Paris Jackson

Të mërkurën, pak orë përpara tentativës së vetvrasjes ajo postoi shprehjen në “Twitter” shprehjen: “Dje, të gjithë telashet e mia dukeshin se ishin larguar, por sot janë rikthyer për të qëndruar" dhe "Perse lotet jane te kripur?”.


Momenti dramatik qe i ndryshoi jeten, vdekja e babait, vazhdon te ndikoje ne perditshmerine e Paris. Ne foto, gjate funeralit ajo gjen prehje ne krahet e halles, Janet Jackson

E reja, është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për disa konflikte, njëri prej të cilëve degjeneroi deri në përballje fizike, mbi trashëgiminë e pasurisë së babait të saj, midis fëmijëve dhe vëllezërve e motrave të Michael.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE