Tuesday, September 10, 2013

VIP-at që ndoqën finalen e US Open

VIP-at që ndoqën finalen e US Open
Justin Timberlake dhe Jessica Biel
Përveç betejës mes dy titanëve të tenisit, Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç, ajo që tërhoqi vëmendjen e fotografëve në finalen e turneut US Open ishte prania e VIP-ave të botës së spektaklit. 

Mes tyre kanë spikatur çifti Justin Timberlake e Jessica Biel, Kevin Spacey, Leonardo DiCaprio, Sean Connery, Amanda Seyfriend e Justin Long, Jessica Alba, Edward Norton, etj.

 

 



 



Përveç yjeve të showbizit, mes të pranishëmve ka qenë edhe ish-futbollisti David Beckham, këtë herë i vetëm dhe i pa shoqëruar nga familja e tij.

 

Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes nuk ka munguar një përqafim mes fituesit të turneut, Rafael Nadal dhe mbretëreshës Sofia të Spanjës.



/ Top Channel

Cyrus, gati videon e re

Cyrus, gati videon e re
Edhe pse momentalisht janë artistet më të kritikuar per performancen skandaloze në 'MTV Music Awards' ata nuk ndalen se bashkepunuari. 

Kengetarja Miley Cyrus, e cila vetem pak dite me pare u komentua gjeresisht nga shtypi roze per performancen e nxehte ne skenen e MTV dhe fotografi Terry Richardson, i cili realizoi shkrepjet, kane sjelle nje tjeter bashkepunim. Behet fjale per kengen me te re te Cyrus, regjia e se ciles serish i eshte besuar Richardson. Video mban titullin “ërecking ball “ dhe krejt ndryshe nga cmund te pritet sjell nje Miley serish me skena te nxehta duke tentuar te joshe vazhdimisht.

Pas skandalit ne te cilin 20-vjeçarja u perfshi, ne biznesin e spektaklit u krija ideja se ndoshta ajo do te hiqte dore nga keto performanca, nisur edhe nga fakti se vetem pak dite me pare ajo tregoi pendese ne nje interviste te dhene. Por me sa duket kengetarja ka nderruar mendim.

Ne kete video Miley i kendon nje dashurie te perfunduar teksa ben disa performance me nje top, fillimisht shfaqet me nje kostum intim, por dalengadale ne video ajo shfaqet krejtesisht e zhveshur. Albumi pritet te kete shoqerohet me te tjera surpriza. Ai do te dale ne 8 tetor dhe do te kete edhe bashkepunime me Mike ëill, Pharrell dhe  Will.I.Am.


/ Top Channel

‘Nimfa’ Monica Bellucci

‘Nimfa’ Monica Bellucci
Aktorja Monica Bellucci, vetem pak jave pas ndarjes me artistin Vinsent Cassel, ka rrembyer serish vemendjen e shtypit roze. Behet fjale per filmin e saj te fundit me regji nga Emir Kusturica per te cilin edhe me heret aktorja ka terhequr vemendjen e gazetave. 

Per shkak te impenjimeve artistja 47 vjecare ka udhetuar drejt Bosnje-Hercegovines, ku kane nisur edhe xhirimet per kete projekt te fundit kinematografik.

Ne setin e xhirimit Bellucci shfaqet e veshur me nje fustan te bardhe disi transparent, ne ujerat e Bosnjes duke ngritur pa dyshim temperaturat e duke bere qe shtypi ta etiketoje nje ‘nimfe’. Ne filmin e regjisorit boshnjak aktorja do te interpretoje rolin e nje agjenteje te sherbimeve sekrete, e cila gjendet perballe dyzimit mes dashurise dhe luftes.

Filmi do te prezantohet ne edicionin e ardhshem te Festivalit te Kanes, ndersa per publikun do te shfaqet ne fillim te vitit 2014.
/ Top Channel

Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish

Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish
Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e “August: Osage County”. 

Roberts është fotografuar nga fotografët e shumtë, që herë e kanë fotografuar të vetme dhe herë me aktorin Dermot Mulroney, me të cilin vite më parë ka interpretuar në “My Best Friend’s Wedding”.

 

 



Filmi “August: Osage County” është një dramë-komedi e bazuar në një ngjarje familjare dhe ku interpretojnë edhe yje të tjerë të kinemasë si Meryl Streep, Ewan McGragor, ndërsa një prej producentëve është George Clooney.

 

/ Top Channel

U-21, Spanja “poker” Shqipërisë

U-21, Spanja “poker” Shqipërisë
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë zhvilloi të hënën ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe. 

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u përball me Spanjën, në Logrono, që mbajnë mbi supe titullin e kampionit në fuqi të Europës, të fituar në 2013-n.

Shqipëria mposhtet 4-0, teksa për spanjollët kanë shënuar Muniain (dopietë), Morata dhe Rodriguez. Kuqezinjtë kanë rezistuar disi vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve, ndërkohë që në të dytën janë dorëzuar, duke pësuar edhe 3 gola të tjerë.

Megjithatë, në fund të ndeshjes mund të thuhet se me këtë rezultat janë “mëshiruar” prej kundërshtarit, shumë herë më superior në fushë, duke i shpëtuar deri diku goleadës, që mund të ishte edhe më e thellë.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara në grup, skuadra e drejtuar nga Gega nuk ka marrë asnjë pikë.

Te Spanja luanin disa nga lojtarët më të spikatur të futbollit spanjoll, që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik pasi vijnë nga fitorja e Europianit U-21 të vitit 2013. Lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen me ekipe si Reali, Barcelona, Atletico apo Bilbao, e që shkëlqejnë edhe në La Liga.

Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:
Spanja 6 pikëHungaria 6Austria 6Bosnje dhe Hercegovina 3SHQIPËRIA 0 / Top Channel

“US Open”, Rafael Nadal mposht Novak Djokovic

“US Open”, Rafael Nadal mposht Novak Djokovic
Rafael Nadal konfirmoi momentin e mirë që po kalon edhe gjatë së hënës, duke u shfaqur forcë dominuese në tenisin për meshkuj, pasi mposhti në 4 sete numrin 1 të botës, Novak Djokovic, në finalen e “US Open”. 

Tenisti spanjoll, i lindur në Majorka, fitoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1. Për të, ky është titulli i dytë në “US Open”, tepër i rëndësishëm për rikthimin si triumfator në kulmin e fuqisë së tij, pas një beteje të gjatë me rikuperimin e një dëmtimi në gju.

Nadal mori hak ndaj humbjes, që i shkaktoi Djokovic në vitin 2011, sërish në “US Open”, për të ngritur lart trofeun e 13 të tij, në kompeticionet “Grand Slam”. Ai ndodhet vetëm 1 trofe larg amerikanit Pete Sampras dhe 4 larg zvicerianit Roger Federer.

Në përballjen e 37-të mes dy tenistëve, apo i 6-shti në një finale “Grand Slam”-i, numri 2 i botës Nadal rriti ecurinë pozitive në fushat e vështira prej çimentoje, në 22 fitore radhazi.

Serbi Djokovic shijon kështu humbjen e dytë radhazi në finalet e “US Open”, pas asaj që humbi në 5 sete me Andy Murray, në vitin 2012. / Top Channel

Guatemalë, mbi 40 të vdekur në aksident

Guatemalë, mbi 40 të vdekur në aksident
Të paktën 43 persona janë vrarë pasi një autobus ra në 200 metra humnerë në perëndim të Guatemalës. Ngjarja ndodhi në lokalitetin San Martin Hilotepekue, rreth 65 km nga kryeqyteti Guatemala Siti. 

Të paktën 40 persona të tjerë mendohet të jenë plagosur nga aksidenti, shkaqet e të cilit mbeten të paqarta.

Mario Cruz, zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve, deklaroi se rreth 90 persona ndodheshin në bordin e mjetit, që zyrtarisht ka pasur kapacitete vetëm për 54 pasagjerë. Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë, shtoi ai.

Ndërsa kryetari i bashkisë së lokalitetit ku ndodhi ngjarja, Otto Vielman deklaroi se autobusi ishte përplasur me një mur gurësh dhe më pas kishte rënë nga një shkëmb.

Operacionet e shpëtimit u penguan nga rrjedha e fortë e lumit dhe ekipet e emergjencës instaluan kabllo për të transportuar barrelat mbi ujë. Edhe një skavator u përdor gjithashtu për të transportuar pasagjerët në anën tjetër të lumit.

Banorët e zonës dolën vullnetarë për të ndihmuar operacionet e shpëtimit dhe fotot nga vendi i ngjarjes treguan disa banorë të tjerë në lotë teksa trupat e pajetë nxirreshin nga autobusi.

Një banor i lokalitetit, Carlos Jose Perez deklaroi se shumë nga personat që ndodheshin në autobus kishin me vete produkte ushqimore që do t’i nxirrnin në treg.

“Njerëzit po mbajnë zi”, ka thënë Perez. Ndërkohë, shumë nga të plagosurit janë transferuar në spitalet lokale, ndërsa ata në gjendje më të rëndë në Guatemala Siti.
/ Top Channel

Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”


Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”
Senati do të shtyjë për një kohë të mëvonshme votimin në lidhje me autorizimin për sulme ushtarake kundër Sirisë, pas akuzave për përdorimin e armëve kimike, bëri të ditur lideri i mazhorancës në Senat, Harry Reid, të hënën. 

Vendimi i Reid vjen pas propozimit të mëhershëm të Rusisë, gjatë së hënës, që Siria të vendosë stoqet e saj me armë kimike nën kontrollin e ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për CNN, presidenti Barack Obama e quajti idenë e Rusisë si “një zhvillim potencialisht pozitiv” dhe se “do të bazohej mbi të” për të parë “nëse mund të arrijmë diçka e zbatueshme dhe serioze”.

Obama po përpiqet të fitojë autorizimin nga Kongresi 


për një sulm të kufizuar ushtarak ndaj regjimit të Bashar al-Assad, edhe pse ka hasur një rezistencë të madhe si në Senat edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Edhe publiku amerikan kundërshton ndërhyrjen ushtarake.

Një ndihmës tha se propozimi i Rusisë mbi armët kimike është serioz dhe i mjaftueshëm, në mënyrë që senatorët të stepen për momentin për një vendimmarrje ndaj Sirisë.

Procedura për votim në Senat pritej të realizohej të mërkurën, por Reid tha se procesi do të ngadalësohet, me synimin për të parë se çdo të ndodhë pa përdorimin e forcës.

“Nuk mendoj se e kemi të domosdoshme të shohim se sa shpejt mund të marrim një vendim”, tha Reid, i cili shtoi se ka besim të plotë mbi numrin e mjaftueshëm të votave për të ecur përpara me konsideratën e Obamës.

“Mendoj se, ajo që duhet të bëjmë është që të sigurohemi se presidenti do të ketë mundësi të flasë” ndaj të gjithë senatorëve dhe për t’i adresuar këtë çështje publikut fillimisht.

Reid tha se do të vazhdojë të diskutojë çështjet proceduriale mbi Sirinë, me homologun e tij republikan, Mitch McConnell. / Top Channe
l

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE