Tuesday, September 10, 2013

VIP-at që ndoqën finalen e US Open

VIP-at që ndoqën finalen e US Open
Justin Timberlake dhe Jessica Biel
Përveç betejës mes dy titanëve të tenisit, Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç, ajo që tërhoqi vëmendjen e fotografëve në finalen e turneut US Open ishte prania e VIP-ave të botës së spektaklit. 

Mes tyre kanë spikatur çifti Justin Timberlake e Jessica Biel, Kevin Spacey, Leonardo DiCaprio, Sean Connery, Amanda Seyfriend e Justin Long, Jessica Alba, Edward Norton, etj.

 

 



 



Përveç yjeve të showbizit, mes të pranishëmve ka qenë edhe ish-futbollisti David Beckham, këtë herë i vetëm dhe i pa shoqëruar nga familja e tij.

 

Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes nuk ka munguar një përqafim mes fituesit të turneut, Rafael Nadal dhe mbretëreshës Sofia të Spanjës.



/ Top Channel

Cyrus, gati videon e re

Cyrus, gati videon e re
Edhe pse momentalisht janë artistet më të kritikuar per performancen skandaloze në 'MTV Music Awards' ata nuk ndalen se bashkepunuari. 

Kengetarja Miley Cyrus, e cila vetem pak dite me pare u komentua gjeresisht nga shtypi roze per performancen e nxehte ne skenen e MTV dhe fotografi Terry Richardson, i cili realizoi shkrepjet, kane sjelle nje tjeter bashkepunim. Behet fjale per kengen me te re te Cyrus, regjia e se ciles serish i eshte besuar Richardson. Video mban titullin “ërecking ball “ dhe krejt ndryshe nga cmund te pritet sjell nje Miley serish me skena te nxehta duke tentuar te joshe vazhdimisht.

Pas skandalit ne te cilin 20-vjeçarja u perfshi, ne biznesin e spektaklit u krija ideja se ndoshta ajo do te hiqte dore nga keto performanca, nisur edhe nga fakti se vetem pak dite me pare ajo tregoi pendese ne nje interviste te dhene. Por me sa duket kengetarja ka nderruar mendim.

Ne kete video Miley i kendon nje dashurie te perfunduar teksa ben disa performance me nje top, fillimisht shfaqet me nje kostum intim, por dalengadale ne video ajo shfaqet krejtesisht e zhveshur. Albumi pritet te kete shoqerohet me te tjera surpriza. Ai do te dale ne 8 tetor dhe do te kete edhe bashkepunime me Mike ëill, Pharrell dhe  Will.I.Am.


/ Top Channel

‘Nimfa’ Monica Bellucci

‘Nimfa’ Monica Bellucci
Aktorja Monica Bellucci, vetem pak jave pas ndarjes me artistin Vinsent Cassel, ka rrembyer serish vemendjen e shtypit roze. Behet fjale per filmin e saj te fundit me regji nga Emir Kusturica per te cilin edhe me heret aktorja ka terhequr vemendjen e gazetave. 

Per shkak te impenjimeve artistja 47 vjecare ka udhetuar drejt Bosnje-Hercegovines, ku kane nisur edhe xhirimet per kete projekt te fundit kinematografik.

Ne setin e xhirimit Bellucci shfaqet e veshur me nje fustan te bardhe disi transparent, ne ujerat e Bosnjes duke ngritur pa dyshim temperaturat e duke bere qe shtypi ta etiketoje nje ‘nimfe’. Ne filmin e regjisorit boshnjak aktorja do te interpretoje rolin e nje agjenteje te sherbimeve sekrete, e cila gjendet perballe dyzimit mes dashurise dhe luftes.

Filmi do te prezantohet ne edicionin e ardhshem te Festivalit te Kanes, ndersa per publikun do te shfaqet ne fillim te vitit 2014.
/ Top Channel

Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish

Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish
Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e “August: Osage County”. 

Roberts është fotografuar nga fotografët e shumtë, që herë e kanë fotografuar të vetme dhe herë me aktorin Dermot Mulroney, me të cilin vite më parë ka interpretuar në “My Best Friend’s Wedding”.

 

 



Filmi “August: Osage County” është një dramë-komedi e bazuar në një ngjarje familjare dhe ku interpretojnë edhe yje të tjerë të kinemasë si Meryl Streep, Ewan McGragor, ndërsa një prej producentëve është George Clooney.

 

/ Top Channel

U-21, Spanja “poker” Shqipërisë

U-21, Spanja “poker” Shqipërisë
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë zhvilloi të hënën ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe. 

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u përball me Spanjën, në Logrono, që mbajnë mbi supe titullin e kampionit në fuqi të Europës, të fituar në 2013-n.

Shqipëria mposhtet 4-0, teksa për spanjollët kanë shënuar Muniain (dopietë), Morata dhe Rodriguez. Kuqezinjtë kanë rezistuar disi vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve, ndërkohë që në të dytën janë dorëzuar, duke pësuar edhe 3 gola të tjerë.

Megjithatë, në fund të ndeshjes mund të thuhet se me këtë rezultat janë “mëshiruar” prej kundërshtarit, shumë herë më superior në fushë, duke i shpëtuar deri diku goleadës, që mund të ishte edhe më e thellë.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara në grup, skuadra e drejtuar nga Gega nuk ka marrë asnjë pikë.

Te Spanja luanin disa nga lojtarët më të spikatur të futbollit spanjoll, që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik pasi vijnë nga fitorja e Europianit U-21 të vitit 2013. Lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen me ekipe si Reali, Barcelona, Atletico apo Bilbao, e që shkëlqejnë edhe në La Liga.

Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:
Spanja 6 pikëHungaria 6Austria 6Bosnje dhe Hercegovina 3SHQIPËRIA 0 / Top Channel

“US Open”, Rafael Nadal mposht Novak Djokovic

“US Open”, Rafael Nadal mposht Novak Djokovic
Rafael Nadal konfirmoi momentin e mirë që po kalon edhe gjatë së hënës, duke u shfaqur forcë dominuese në tenisin për meshkuj, pasi mposhti në 4 sete numrin 1 të botës, Novak Djokovic, në finalen e “US Open”. 

Tenisti spanjoll, i lindur në Majorka, fitoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1. Për të, ky është titulli i dytë në “US Open”, tepër i rëndësishëm për rikthimin si triumfator në kulmin e fuqisë së tij, pas një beteje të gjatë me rikuperimin e një dëmtimi në gju.

Nadal mori hak ndaj humbjes, që i shkaktoi Djokovic në vitin 2011, sërish në “US Open”, për të ngritur lart trofeun e 13 të tij, në kompeticionet “Grand Slam”. Ai ndodhet vetëm 1 trofe larg amerikanit Pete Sampras dhe 4 larg zvicerianit Roger Federer.

Në përballjen e 37-të mes dy tenistëve, apo i 6-shti në një finale “Grand Slam”-i, numri 2 i botës Nadal rriti ecurinë pozitive në fushat e vështira prej çimentoje, në 22 fitore radhazi.

Serbi Djokovic shijon kështu humbjen e dytë radhazi në finalet e “US Open”, pas asaj që humbi në 5 sete me Andy Murray, në vitin 2012. / Top Channel

Guatemalë, mbi 40 të vdekur në aksident

Guatemalë, mbi 40 të vdekur në aksident
Të paktën 43 persona janë vrarë pasi një autobus ra në 200 metra humnerë në perëndim të Guatemalës. Ngjarja ndodhi në lokalitetin San Martin Hilotepekue, rreth 65 km nga kryeqyteti Guatemala Siti. 

Të paktën 40 persona të tjerë mendohet të jenë plagosur nga aksidenti, shkaqet e të cilit mbeten të paqarta.

Mario Cruz, zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve, deklaroi se rreth 90 persona ndodheshin në bordin e mjetit, që zyrtarisht ka pasur kapacitete vetëm për 54 pasagjerë. Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë, shtoi ai.

Ndërsa kryetari i bashkisë së lokalitetit ku ndodhi ngjarja, Otto Vielman deklaroi se autobusi ishte përplasur me një mur gurësh dhe më pas kishte rënë nga një shkëmb.

Operacionet e shpëtimit u penguan nga rrjedha e fortë e lumit dhe ekipet e emergjencës instaluan kabllo për të transportuar barrelat mbi ujë. Edhe një skavator u përdor gjithashtu për të transportuar pasagjerët në anën tjetër të lumit.

Banorët e zonës dolën vullnetarë për të ndihmuar operacionet e shpëtimit dhe fotot nga vendi i ngjarjes treguan disa banorë të tjerë në lotë teksa trupat e pajetë nxirreshin nga autobusi.

Një banor i lokalitetit, Carlos Jose Perez deklaroi se shumë nga personat që ndodheshin në autobus kishin me vete produkte ushqimore që do t’i nxirrnin në treg.

“Njerëzit po mbajnë zi”, ka thënë Perez. Ndërkohë, shumë nga të plagosurit janë transferuar në spitalet lokale, ndërsa ata në gjendje më të rëndë në Guatemala Siti.
/ Top Channel

Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”


Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”
Senati do të shtyjë për një kohë të mëvonshme votimin në lidhje me autorizimin për sulme ushtarake kundër Sirisë, pas akuzave për përdorimin e armëve kimike, bëri të ditur lideri i mazhorancës në Senat, Harry Reid, të hënën. 

Vendimi i Reid vjen pas propozimit të mëhershëm të Rusisë, gjatë së hënës, që Siria të vendosë stoqet e saj me armë kimike nën kontrollin e ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për CNN, presidenti Barack Obama e quajti idenë e Rusisë si “një zhvillim potencialisht pozitiv” dhe se “do të bazohej mbi të” për të parë “nëse mund të arrijmë diçka e zbatueshme dhe serioze”.

Obama po përpiqet të fitojë autorizimin nga Kongresi 


për një sulm të kufizuar ushtarak ndaj regjimit të Bashar al-Assad, edhe pse ka hasur një rezistencë të madhe si në Senat edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Edhe publiku amerikan kundërshton ndërhyrjen ushtarake.

Një ndihmës tha se propozimi i Rusisë mbi armët kimike është serioz dhe i mjaftueshëm, në mënyrë që senatorët të stepen për momentin për një vendimmarrje ndaj Sirisë.

Procedura për votim në Senat pritej të realizohej të mërkurën, por Reid tha se procesi do të ngadalësohet, me synimin për të parë se çdo të ndodhë pa përdorimin e forcës.

“Nuk mendoj se e kemi të domosdoshme të shohim se sa shpejt mund të marrim një vendim”, tha Reid, i cili shtoi se ka besim të plotë mbi numrin e mjaftueshëm të votave për të ecur përpara me konsideratën e Obamës.

“Mendoj se, ajo që duhet të bëjmë është që të sigurohemi se presidenti do të ketë mundësi të flasë” ndaj të gjithë senatorëve dhe për t’i adresuar këtë çështje publikut fillimisht.

Reid tha se do të vazhdojë të diskutojë çështjet proceduriale mbi Sirinë, me homologun e tij republikan, Mitch McConnell. / Top Channe
l

Obama: Përparimi, i mundshëm me Sirinë

Propozimi i Rusisë për Sirinë, sa i përket vënies së armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, ishte një “zhvillim potencialisht pozitiv”, por mund të jetë edhe një taktikë frenuese, tha presidenti Barack Obama gjatë së hënës. 

“Ne do ta marrim parasysh këtë zgjidhje”, tha Obama në intervistën e dhënë për CNN, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e Sirisë, Rusinë, dhe komunitetin ndërkombëtar “për të parë nëse mund të arrihet diçka të zbatueshme dhe serioze”.

Përparim në horizont?

Obama tha se propozimi i ri, i shfaqur gjatë së hënës nga Rusia, vjen si pasojë e kërcënimit amerikan për të sulmuar Sirinë për shkelje të
ndalimit ndërkombëtar të përdorimit të armëve kimike, që administrata e tij pretendon se ka ndodhur më 21 gusht në periferitë e Damaskut.

Ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, folën rreth armëve kimike të Sirisë, teksa Shtetet e Bashkuara ushtruan presion për një përgjigje ushtarake ndaj regjimit të Assad, në samitin e G20 në Shën Pjetërburg të Rusisë.

“Nuk kemi parë të tilla xheste deri më tani, - tha presidenti. - Fakti që administrata amerikane dhe unë si president kemi thënë se e kemi seriozisht këtë çështje, mendoj se ka nxitur disa biseda interesante”.

Propozimi rus mund të çojë në një rrugëdalje apo përparim, por do të ketë të domosdoshme ndjekjen hap pas hapi, duke ruajtur presionin ndaj Sirisë dhe Rusisë, duke vazhduar nxitjen e tij për autorizimin e Kongresit mbi një sulm ushtarak, shtoi më tej Obama.

Në një reagim të dukshëm ndaj disa ligjvënësve, të cilët kanë vënë në diskutim interesat amerikane rreth një sulmi ushtarak të mundshëm, Obama tha se armët kimike të Sirisë “përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm ndaj të gjithë kombeve, por edhe Shteteve të Bashkuara në veçanti”.

“Është pikërisht ky shkak, që 98% e njerëzimit ka vendosur që të mos i përdorim këto armë. Ky vendim mbron ushtarët tanë, mbron fëmijë si ata që kemi parë në videot e shpërndara nga ngjarjet në Siri”, shtoi presidenti, duke iu referuar pamjeve filmike që tregonin njerëzit duke u përpëlitur shumë pranë vdekjes.

Obama, i vendosur për presionin

Obama do të mbajë një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së martës, si pjesë e shtysës së administratës për të fituar mbështetje për veprime ushtarake në Siri.

Intervista e tij për CNN ishte një nga 6 intervistat televizive të së hënës, teksa përpiqet të ndikojë në publik në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Nëse do të mund të përmbushim këtë objektiv të limituar pa përdorimin e forcës, atëherë kjo do të ishte preferenca ime, - tha Obama. - Në anën tjetër, nëse nuk ia arrijmë dhe vazhdojmë përpara pa një kërcënim të besueshëm të presioneve ushtarake, atëherë mendoj se nuk do të kemi mundësi të marrim oferta për marrëveshje, si ato që unë do të doja të shikoja”.

Obama pranon se një marrëveshje mbi bazën e propozimit rus nuk do të zgjidhë luftën civile në Siri, “por do të zgjidhë problemin, tek i cili po përpiqem të fokusohem për momentin, që ka të bëjë me mospasjen e mbi 400 fëmijëve të helmuar nga gazi pa dallim, pikërisht prej armëve kimike”.

“Al-Assad-it i mungojnë aftësitë”

Obama kërkoi gjithashtu të ulë ndjeshëm spektrin e kërcënimeve nga presidenti sirian, Bashar al-Assad, përkundrejt Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “presim çdo lloj veprimi” hakmarrës ndaj sulmeve ushtarake në Siri.

“Assad nuk ka shumë aftësi. Ai mburret me aftësitë për të sulmuar fëmijë, për të sulmuar një opozitë që ende nuk është organizuar dhe nuk ka luftëtarë të trajnuar profesionalisht, - tha Obama. - Ai nuk ka një mjet të besueshëm për të kërcënuar SHBA-të”, e megjithatë hodhi poshtë zërat që thonë se ato nuk janë gjë tjetër veçse “kërcënime si ato, me të cilat përballemi kudo në botë”.

Në prag të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Obama tha se kjo datë sjell përforcime të ashpra të sigurisë, por paralajmëroi se “nuk do të mundemi të mbrohemi 100% në çdo kohë, kundër çdo kërcënimi”, dhe se e rëndësishme është të jesh i përgatitur pa mbingarkesa. / Top Channel

Kakavijë, ndalohen 47 klandestinë në dy operacione

Kakavijë, ndalohen 47 klandestinë në dy operacione
Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me sektrorin antitrafik të policisë së Gjirokastrës ka ndërmarrë gjatë orëve të natës dy operacione për kapjen e klandestinëve që shfrytëzojnë vendin tonë si tranzit për në vendet e BE-së. 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 47 klandestinë, kryesisht nga Lindja e Mesme të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, në operacionin e parë janë kapur 30 klandestinë,nga Afganistani, Sudani dhe Pakistani ndërsa në operacionin e dytë u ndaluan 17 klandestinë të tjerë nga Sudani dhe Algjeria.

Sipas policisë evidentimi i klandestinëve është bërë përmes kamerave termike. Mësohet se klandestinët e ndaluar kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.

Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.
/ Top Channel

Vrasja në Tiranë, shoqërohen disa persona

Vrasja në Tiranë, shoqërohen disa persona
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona pas ngjarjes së një nate më parë, ku një shtetase mbeti e vdekur dhe një 36-vjeçar u plagos në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. 

"Të hënën rreth orës 21.30 në rrugën “Vasho Pasha” në ambientet e brendshme të një lokali marrë me qira nga shtetasi Elton Fusha, kur ky i fundit është qëlluar me armë zjarri pistoletë ne drejtim të tavolinës ku ishte ulur bashkë me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha.Për pasojë është plagosur shtetasi Elton Gani Fusha 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili menjehere është dërguar në S.Q.U, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po ashtu ka gjetur vdekjen  shtetaja Majlinda Shukri Hoxha 28 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje jane sekuestruar me cilësine e provës materiale 5 gëzhoja  arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha  plumbi. Aktualisht grupi i posaçëm hetimor po punon intesivisht këtë çështje në drejtim të zbardhjes tërësisht të rrethanave të ngjarjes dhe indetifkimin e kapjen e autorëve.

/ Top Channel

Banja e shenjtë e grave të Nepalit

Banja e shenjtë e grave të Nepalit
Në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, ka nisur festivali i “pastrimit”, ku femrat kërkojnë falje për mëkatet seksuale dhe ato fetare të kryera gjatë vitit. 

Festivali në fjalë në gjuhën lokale njihet si Rishi Panchami dhe femrat nepaleze kryejnë ritet e tyre përgjatë brigjeve të lumit Bagmati.

Futja në ujë dhe lagia e trupit dhe fytyrës konsiderohet si një banjë e shenjtë për besimtaret e vendit të vogël aziatik.









/ Top Channel

Monday, September 9, 2013

Surprizat e Apple

Surprizat e Apple
Me nisjen e vjeshtës të gjithë të apasionuarit e teknologjisë kanë kthyer sytë nga Apple. Kompania amerikane ka paralajmëruar hedhjen në treg të dy produkteve të saj të reja, iPhone 5S dhe versioni “low-cost”, iPhone 5C. 

Nisur nga cmimet e kripura të produkteve Apple shumë presin me padurim versionin me cmim të lirë, iPhone 5C të cilin “Molla” pritet ta prezantojë më datë 10 shtator.

Por ka edhe më. Sipas forumeve teknologjike në internet, “Apple” po punon për iPhablet, një “shartesë” mes iPhone dhe tabletit iPad. Produkti i ri do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet e celularit inteligjent, ashtu edhe funksionet e një tableti me ekran 6 polësh.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Apple nëse vërtet po punohet për këtë produkt, megjithatë zërat këmbëngulin se ky produkt do të hidhet në treg me shumë gjasa pranverën e 2014-ës.

Ndërkohë, pas konfirmimit në tregjet perëndimore, Apple është në kërkim të tregjeve të reja dhe një ndër ta është ai kinez. Produktet e kompanisë kanë akses të kufizuar në vendin e madh aziatik, por synon që këtë ta ndryshojë duke nënshkruar një marrëveshje me “China Mobile”, kompania më e madhe e telefonisë celulare në Kinë, që mund t’i sigurojë Apple akses në një treg prej 700 mln dollarësh në vit.

/ Top Channel

Këmbët, pjesa më pak erotike e trupit të femrës


Këmbët, pjesa më pak erotike e trupit të femrës
Këmbët janë pjesa më pak erotike e trupit të femrës sipas shkencëtarëve që kanë studiuar lidhjen mes seksit dhe trurit. 

Studimi nga dy universitete të Afrikës së Jugut ka dalë në përfundimin se këmbët e femrave u renditën të fundit nga 41 pjesë trupore përsa i përket tërheqjes seksuale.

Ndërsa për femrat, pjesa trupore e meshkujve më pak tërheqëse seksualisht janë parakrahët.

Pjesët trupore më erotike në trupin e njeriut:

Femra

Buzët

Qafa

Gjoksi

Të pasmet



Meshkuj

Buzët

Kofshët

Qafa

Kurrizi


/ Top Channel

Berlin, pikturat në blloqet e pallateve


Berlin, pikturat në blloqet e pallateve
CiteCreation është një kompani franceze që i jep ngjyra dhe jetë blloqeve të pallateve në shumë qytete të mëdha të Botës. 

Pamjet e mëposhtme vijnë nga Berlini. Kompania me qendër në Lion është frymëzuar nga një kopsht zoologjik për të realizuar këtë art urban.















Për CiteCreation punojnë rreth 80 artistë, puna e të cilëve mund të shihet edhe në Paris, Lisbonë, Jeruzalem, Jokohama apo Kebek.


/ Top Channel

Juventusi interesohet për Januzajn

Juventusi interesohet për Januzajn
Adnan Januzaj dhe Robin Van Persie me trofeun e Community Shield
Juventusi nuk resht së menduari për të ardhmen. Sipas ‘Tuttosport’, drejtuesit bardhezinj i kanë vënë syrin talentit kosovar të Manchester United, Adnan Januzaj. 

Duket se pas goditjes me Paul Pogba, juventinët po tentojnë të marrin një tjetër talent nga “Red Devils”.

Por, ndryshe nga francezi të cilit i përfundonte kontrata, të riut 18-vjeçar me pasaportë belge i mbeten edhe dy vite kontratë me gjigandët anglezë dhe për këtë arsye duhet të nisin negociatat me drejtuesit e United për çmimin.

Adnan Januzaj bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Manchester United në një ndeshje zyrtare më 11 gusht të këtij viti, kur zëvendësoi Robin Van Persie në finalen e Community Shield ndaj Wigan.

/ Top Channel

Rusia: Siria të dorëzojë armët kimike



Rusia i kërkoi Sirisë që të vendosë gjithë arsenalin e saj të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, nëse kjo do t’i ndryshonte mendjen Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar vendin. 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se propozimi i Rusisë ishte konkret, përfshin komunitetin ndërkombëtar që do të marrë në dorëzim të gjitha armët kimike të Sirisë, t’i vendosë në një vend të sigurtë e më pas t’i shkatërrojë.

Lavrov shtoi se i kishtë bërë këtë propozim homologut të tij sirian gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë dhe se ndodhej në pritje të një përgjigje të shpejtë nga ana e 


Damaskut lidhur me këtë cështje. 

Votimi për Sirinë, ja si ndahet Kongresi amerikan 

Kongresi amerikan pritet të votojë për t’i dhënë besimin presidentit Obama për të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë apo jo.

Sipas “Washington Post”, ligjvënësit amerikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit janë të ndarë në katër grupe, të paktën për momentin. Gazeta amerikane ndan grupet në ligjvënës që kundërshtojnë kategorikisht ndërhyrjen ushtarake, ligjvënës që kanë prirje për ta kundërshtuar ndërhyrjen, ligjvënës të pavendosur dhe ligjvënës që kërkojnë ndërhyrjen.]

Sipas projektimit të “WP”, në Dhomën e Përfaqësuesve gjasat janë që kërkesa e presidentit Obama të rrëzohet me rezultat të thellë. Në këtë dhomë, shkruan gazeta, 115 kongresistë janë shprehur kategorikisht kundër cdo forme ndërhyrjeje ushtarake, 115 të tjerë kanë lënë të kuptohet se do të votojnë kundër ndërhyrjes, 178 është grupi i kongresistëve të pavendosur dhe vetëm 25 është numri i atyre që kanë deklaruar mbështetjen për sulmin.

Që të miratohet kërkesa e shefit të Shtëpisë së Bardhë, i duhet të marrë 218 vota pro në këtë dhomë.

Ndërkohë në Senat numrat janë në favor të ndërhyrjes ushtarake. “Washington Post” shkruan se 17 senatorë janë kundër ndërhyrjes ushtarake, 10 anojnë më shumë nga vota jo, 50 është numri i të pavendosurve dhe 23 është numri i senatorëve që mbështesin ndërhyrjen ushtarake.

Por pavarësisht se si do të shkojë votimi në Kongres, presidenti Obama mund ta ndërmarrë sulmin, por i duhet që brenda 60 ditëve të marrë miratimin, nëse nuk e merr atëherë po brenda këtij afati duhet të tërheqë trupat.

/ Top Channe
l

LSI, Vasili zgjidhet kryetar i grupit



Anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zgjedhur pasditen e së hënës Petrit Vasilin si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie. 

Procesi i votimit është zhvilluar me dyer të mbyllura, pak momente para nisjes së seancës së parë parlamentare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një mbledhje para votimit, ku ishin të pranishme edhe mediat, kryetari i LSI Ilir Meta ftoi deputetët e subjektit të tij që në legjislaturën e re të përfaqësojnë me dinjitet mandatin e tyre.

“Besoj tek cilësia e përfaqësimit dhe tek integriteti i deputetëve të LSI. Ju ftoj të gjithëve të respektojmë axhendën e qeverisë së re. Ju uroj të gjithëve mbarësi në punën 4-vjecare të deputetit”, deklaroi Meta. / Top Channel

Paloka, në krye të grupit të PD

Lulzim Basha e priti Sali Berishën në hyrjen e selise së re të Partisë Demokratike, përpara nisjes së mbledhjes së parë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë. 


Një opozitë, që ka të zgjedhur me vote nga anetaresia vetem kryetarin dhe do te nise gjate javëve të ardhshme zgjedhjen e të gjitha strukturave te reja ne parti. Sipas statutit aktual, njeri nga nenkryetaret e partise eshte kryetar i grupit parlamentar, por kete handikap opozita e re e kaperceu duke caktuar nje kryesi 'ad interim' te perfaqesimit te saj ne Parlament, derisa te perfundoje ndertimi i struktures se re partiake.

Megjithese deputeti Sokol Olldashi, gjate zhvillimit me dyer te mbyllura, e cilesoi kete akt si antistatutor, u vendos qe kryetar grupi do te jete Edi Paloka. Eduart Halimi nenkryetar, Gent Strazimiri sekretar dhe Jorida Tabaku zedhenese e grupit.

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, vuri ne dukje faktin se Partia Demokratike eshte e angazhuar per nje opozite te forte dhe pa kompromis ne mbrotje te interesit publik.

“Dua te theksoj me kete rast se ne nuk do te jemi opozita e baltes, e spekulimeve, shpifjeve apo dhunes verbale. Do te jemi opozita e fakteve, opozita e gjykimeve te shendosha, opozita e arsyes. Grupi yne parlamentar do te jete ne çdo seance zeri i drejte, realist dhe i fuqishem i Shqipërisë opozitare ne Kuvendin e Shqiperise”, tha Berisha.

Zoti Basha e pershkroi opoziten e re parlamentare edhe si zerin qe do te ngrihet ne çdo moment per te evidentuar çdo premtim te pambajtur te mazhorances se re qeverisese.

“Nje prioritet absolut i grupit tonë do të jetë monitorimi ditë për ditë i premtimeve që shumica e re u ka bërë zgjedhësve kundrejt votes që u ka kerkuar. Deshiroj ta garantoj ne emrin tuaj Qeverine e re, se ne nuk do t'i japim paqe per asnje moment Qeverise se re, persa i perket mbajtjes se premtimeve qe i kane bere qytetareve. Nuk do te lejojme me genjeshtra dhe mashtrime elektorale për vota. Kush terhiqet nga premtimet duhet dhe do te përballet me pasojat," tha Basha.

Kryetari i Partise Demokratike theksoi edhe nje moment, ku Partia Demokratike do te jete bashkepunuese pa kushte me Qeverine e re. Dhe ky moment kishte lidhje me integrimin europian te vendit.

“Ne koherence me kete vokacion qe eshte ADN-ja jone politike, siç mjerisht dhe boterisht beri Edi Rama me te tijet, bllokimin e statusit. Perkundrazi. Qytetareve shqiptareve u deklarojme sot konsensusin tone pa kushte për çdo ligj dhe akt qe shkon ne favor te integrimit europian i Shqipërise,” tha Basha.

Lulzim Basha nuk është pjese e grupit parlamentar ne opozite te Partise Demokratike, por ai beson se me pervojen dhe perkushtimin, ky grup, megjithese i vogel ne numer, do te mbaje peshen kryesore te opozites se trete te Partise Demokratike, qe nga vendosja e pluralizimit ne Shqiperi.

“Koha ka treguar se opozitarizmi dhe qeverisja jane dy talentet e spikatura te PD. Kuvendi do te jete arene primare e opozitarizimit tone. Grupi parlamentar do te jete pararoja e udhetimit qe fillojmë sot per t'u bere serish shumice qevrise neser,” tha Basha. 

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE