Monday, September 9, 2013

Rusia: Siria të dorëzojë armët kimike



Rusia i kërkoi Sirisë që të vendosë gjithë arsenalin e saj të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, nëse kjo do t’i ndryshonte mendjen Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar vendin. 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se propozimi i Rusisë ishte konkret, përfshin komunitetin ndërkombëtar që do të marrë në dorëzim të gjitha armët kimike të Sirisë, t’i vendosë në një vend të sigurtë e më pas t’i shkatërrojë.

Lavrov shtoi se i kishtë bërë këtë propozim homologut të tij sirian gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë dhe se ndodhej në pritje të një përgjigje të shpejtë nga ana e 


Damaskut lidhur me këtë cështje. 

Votimi për Sirinë, ja si ndahet Kongresi amerikan 

Kongresi amerikan pritet të votojë për t’i dhënë besimin presidentit Obama për të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë apo jo.

Sipas “Washington Post”, ligjvënësit amerikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit janë të ndarë në katër grupe, të paktën për momentin. Gazeta amerikane ndan grupet në ligjvënës që kundërshtojnë kategorikisht ndërhyrjen ushtarake, ligjvënës që kanë prirje për ta kundërshtuar ndërhyrjen, ligjvënës të pavendosur dhe ligjvënës që kërkojnë ndërhyrjen.]

Sipas projektimit të “WP”, në Dhomën e Përfaqësuesve gjasat janë që kërkesa e presidentit Obama të rrëzohet me rezultat të thellë. Në këtë dhomë, shkruan gazeta, 115 kongresistë janë shprehur kategorikisht kundër cdo forme ndërhyrjeje ushtarake, 115 të tjerë kanë lënë të kuptohet se do të votojnë kundër ndërhyrjes, 178 është grupi i kongresistëve të pavendosur dhe vetëm 25 është numri i atyre që kanë deklaruar mbështetjen për sulmin.

Që të miratohet kërkesa e shefit të Shtëpisë së Bardhë, i duhet të marrë 218 vota pro në këtë dhomë.

Ndërkohë në Senat numrat janë në favor të ndërhyrjes ushtarake. “Washington Post” shkruan se 17 senatorë janë kundër ndërhyrjes ushtarake, 10 anojnë më shumë nga vota jo, 50 është numri i të pavendosurve dhe 23 është numri i senatorëve që mbështesin ndërhyrjen ushtarake.

Por pavarësisht se si do të shkojë votimi në Kongres, presidenti Obama mund ta ndërmarrë sulmin, por i duhet që brenda 60 ditëve të marrë miratimin, nëse nuk e merr atëherë po brenda këtij afati duhet të tërheqë trupat.

/ Top Channe
l

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE