Monday, September 9, 2013

LSI, Vasili zgjidhet kryetar i grupit



Anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zgjedhur pasditen e së hënës Petrit Vasilin si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie. 

Procesi i votimit është zhvilluar me dyer të mbyllura, pak momente para nisjes së seancës së parë parlamentare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një mbledhje para votimit, ku ishin të pranishme edhe mediat, kryetari i LSI Ilir Meta ftoi deputetët e subjektit të tij që në legjislaturën e re të përfaqësojnë me dinjitet mandatin e tyre.

“Besoj tek cilësia e përfaqësimit dhe tek integriteti i deputetëve të LSI. Ju ftoj të gjithëve të respektojmë axhendën e qeverisë së re. Ju uroj të gjithëve mbarësi në punën 4-vjecare të deputetit”, deklaroi Meta. / Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE