Saturday, June 8, 2013

Krimi në familje përplas drejtesinë



31 veprave të rënda penale, që nisin nga genocidi deri tek organizatat terroriste nën kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, u jane shtuar në fillim të muajit edhe krimi në familje dhe krimi për gjakmarrje.

Por kalimi per shqyrtim tek Krimet e Renda i ketyre krimeve, po kundërshtohet nga avokatët penaliste, te cilet kane mbrojtur ne vite te pandehur te rendesishem prane kesaj gjykate.

"Misioni për të cilin janë ngritur Krimet e Rënda, për të rivendosur regjimin ligjor në Shqipëri, për mendimin tim ka përfunduar dhe kjo gjykatë ka ardhur koha për t'u suprimuar. Ndërsa në lidhje me ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, mendoj se kanë qenë ndryshime në sensin pozitiv. Nevojat e kohës dhe të sigurisë e kërkojnë atë gjë, ndërsa kalimi te Krimet të Rënda, i krimeve në familje, nuk ka sens. Krimet në familje janë krime specifike dhe nuk lidhen me shkakun për të cilin janë ngritur Krimet e Rënda", thotë Alfred Duka, avokat.

Por kreu i Gjykates per Krimet e Renda Sander Simoni nuk e shikon shtimin e kompetencave per krimin ne familje dhe gjakmarrjen, si nje risi ne drejtesi.

"Krimet penale për gjakmarrje ose hakmarrje kanë qenë më parë në kompetencën e Krimeve të Rënda në momentin e krijimit të saj, por u hoqën në shtator të vitit 2004. Ato janë rikthyer në kompetencën e kësaj gjykate. Edhe vrasjet me paramendim kanë qenë në kompetencën e kësaj gjykate", thotë Simoni.

Por per profesorin e te Drejtes Penale, Profesor Doktor Altin Shegani, ndryshimet ne kod per keto vepra penale duhen shqyrtuar si levizje qe kerkon te luftoje keto fenomene.

"Unë mendoj që ajo që është e rëndësishme është që parametrat e sanksionit të jenë optimalë. Legjislatori këtë e ka paraparë në strukturën e përgjithshme të qëllimit të kësaj pakete", thotë Shegani / Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE