Sunday, June 9, 2013

“Kriza e borxhit mori fund”

Presidenti francez, Fransua Holond, shpalli fundin e krizës së borxhit të eurozonës, që e mbajti të mbërthyer për katër vjet. Gjatë udhëtimit në Lindjen e Largët, ai tha se kriza ndihmoi për të nxitur Europën.

“Besoj se kriza, më shumë se sa dobësoi, forcoi eurozonën. Tani, ne kemi të gjithë instrumentet e stabilitetit dhe solidaritetit. Ka patur një përmirësim në qeverisjen ekonomike të eurozonës. Ne ngritëm “Unionin Bankar”, kemi rregulla për çështjet buxhetore, që na lejojnë të jemi më të koordinuar dhe më të bashkuar”, tha Holond.

Pjesa më e madhe e kontinentit po mban mbi shpatulla papunësinë dhe recesionin.  Fransua Holond u zotua se do të shtojë vendet e punës dhe

Kriza Financiare
Francë, papunësia, rekord 15-vjeçar
Eurozonë, papunësia rekord të ri
KE, "amnisti" fiskale për vendet në vështirësi
do të nxisë rritjen ekonomike në Francë, por kërkesa e brendshme është dobësuar nga kriza në eurozonë.

Shifra e papunësisë, këtë muaj në Francë, ishte më e larta këto 15 vite. Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kohët e fundit, i bënë thirrje Francës për  më shumë reforma ekonomike ose përndryshe do të mbetet prapa disa prej fqinjëve të saj europianë.

Në muajin prill, ekzistonte frika për të ardhmen e monedhës së përbashkët, si pasojë e pështjellimit mbi planin e shpëtimit të Qipros. Por, vendi i vogël i eurozonës mundi të sigurojë një paketë prej 10 miliardë eurosh nga partnerët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE