Tuesday, September 10, 2013

Kakavijë, ndalohen 47 klandestinë në dy operacione

Kakavijë, ndalohen 47 klandestinë në dy operacione
Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me sektrorin antitrafik të policisë së Gjirokastrës ka ndërmarrë gjatë orëve të natës dy operacione për kapjen e klandestinëve që shfrytëzojnë vendin tonë si tranzit për në vendet e BE-së. 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 47 klandestinë, kryesisht nga Lindja e Mesme të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, në operacionin e parë janë kapur 30 klandestinë,nga Afganistani, Sudani dhe Pakistani ndërsa në operacionin e dytë u ndaluan 17 klandestinë të tjerë nga Sudani dhe Algjeria.

Sipas policisë evidentimi i klandestinëve është bërë përmes kamerave termike. Mësohet se klandestinët e ndaluar kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.

Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE