"Të hënën rreth orës 21.30 në rrugën “Vasho Pasha” në ambientet e brendshme të një lokali marrë me qira nga shtetasi Elton Fusha, kur ky i fundit është qëlluar me armë zjarri pistoletë ne drejtim të tavolinës ku ishte ulur bashkë me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha.Për pasojë është plagosur shtetasi Elton Gani Fusha 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili menjehere është dërguar në S.Q.U, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po ashtu ka gjetur vdekjen shtetaja Majlinda Shukri Hoxha 28 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje jane sekuestruar me cilësine e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha plumbi. Aktualisht grupi i posaçëm hetimor po punon intesivisht këtë çështje në drejtim të zbardhjes tërësisht të rrethanave të ngjarjes dhe indetifkimin e kapjen e autorëve.
/ Top Channel