Monday, September 9, 2013

Surprizat e Apple

Surprizat e Apple
Me nisjen e vjeshtës të gjithë të apasionuarit e teknologjisë kanë kthyer sytë nga Apple. Kompania amerikane ka paralajmëruar hedhjen në treg të dy produkteve të saj të reja, iPhone 5S dhe versioni “low-cost”, iPhone 5C. 

Nisur nga cmimet e kripura të produkteve Apple shumë presin me padurim versionin me cmim të lirë, iPhone 5C të cilin “Molla” pritet ta prezantojë më datë 10 shtator.

Por ka edhe më. Sipas forumeve teknologjike në internet, “Apple” po punon për iPhablet, një “shartesë” mes iPhone dhe tabletit iPad. Produkti i ri do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet e celularit inteligjent, ashtu edhe funksionet e një tableti me ekran 6 polësh.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Apple nëse vërtet po punohet për këtë produkt, megjithatë zërat këmbëngulin se ky produkt do të hidhet në treg me shumë gjasa pranverën e 2014-ës.

Ndërkohë, pas konfirmimit në tregjet perëndimore, Apple është në kërkim të tregjeve të reja dhe një ndër ta është ai kinez. Produktet e kompanisë kanë akses të kufizuar në vendin e madh aziatik, por synon që këtë ta ndryshojë duke nënshkruar një marrëveshje me “China Mobile”, kompania më e madhe e telefonisë celulare në Kinë, që mund t’i sigurojë Apple akses në një treg prej 700 mln dollarësh në vit.

/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE