Federata
Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur që të mos hetojë më tej
Ferrarin për çështjen e testimeve private me gomat Pirelli, por në të
njëjtën kohë do të vazhdojë verifikimet për skuderinë Mercedes për të
njëjtën çështje.
Ferrari ka përdorur në këto
testime makinën e vitit 2011 dhe piloti që i ka realizuar ato ka qenë
Pedro de la Rosa, piloti i testimeve i "Kokëkuqes".
Ndryshon
situata tek Mercedes. Skuderia gjermane ka përdorur makinën e këtij
viti dhe pilotët që kanë zbritur në pistë në datat 15 dhe 17 maj kanë
qenë titullarët: Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg. Kjo është në
kundërshtim me rregullat e FIA-s.
Në këtë mënyrë, çështja e Mercedesit do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të FIA-s dhe aty do të merret një vendim.
/ Top Channel
Thursday, June 6, 2013
F1, FIA mbyll çështjen Ferrari
Posted by TopFilma.Net on 10:27 AM