Thursday, June 6, 2013

Parashutë për avionin

Parashutë për avionin Një pilot u largua në mënyrë të pabesueshme pa asnjë dëmtim, pas një avari e avionit të vogël 4-vendësh detyroi atë që të hapte parashutën…. e avionit.

Duke parashikuar mundësinë e ndonjë problemi në të ardhmen, piloti 76-vjeçar nga Londra pagoi për t’u shtuar avionit të tij të lehtë këtë opsion më shumë.

Mëngjesin e së enjtes, duke fluturuar mbi qytetin anglez të Cheltenhamit, ajo mundësi që i moshuari kishte parashikuar ndodhi dhe ai u detyrua që të hapte parashutën e avionit, për të shpëtuar jetën e tij.



Sistemi funksionoi në mënyrë të shkëlqyer dhe së bashku me mjetin e tij, i moshuari ra butësisht në oborrin e një familje, e cila mbeti e befasuar me pamjen me të cilën u përball.



”Ishim me të vërtetë me shumë fat që avioni nuk ra mbi shtëpi. Unë isha brenda në momentin e aksidentit, por nuk ndieva asgjë, vetëm një zhurmë të lehtë. Në fillim mbeta pak i shokuar kur pashë aeroplanin në bahçen e shtëpisë sime, por jam i lumtur për këtë përfundim që pati”, deklaroi pronari i shtëpisë.





Ndërkohë, disa kalimtarë arritën që të regjistronin fotografi dhe video të momentit, në të cilin butësisht, avioni i drejtuar nga 76-vjeçari, zbriti në tokë në këtë mënyrë të pazakontë.


/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE