Thursday, June 6, 2013

Mrekullia e krijuar nga bombardimet

Mrekullia e krijuar nga bombardimet
Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që të bëjnë hije, një ndër plazhet e ndodhur në Ishullin Marieta në Meksikë, mund të renditet lehtësisht midis destinacioneve më piktoreske të botës.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk është natyra ajo që krijoi këtë “oaz” të mrekullueshëm, por vetë dora e njeriut.

Në fillim të viteve 1900, ky destinacion i largët në Meksikën Perëndimore përdorej nga ushtria si një “tabelë qirje”, për topat e kalibrit të rëndë.



I bombarduar në mënyrë të vazhdueshme, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ndër vite u tret ngadalë prej detit, duke shënuar kështu lindjen e këtij plazhi, i arritshëm vetëm nga ana e ujit, nëpërmjet mjeteve të vogla lundruese.











/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE