Friday, June 7, 2013

Berisha fton skraparllinjtë

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi një miting elektoral në Çorovodë të Skraparit, i njohur si bastion i majtë, për të dhënë për herë të parë konsideratat e tij sesi po ecën fushata në kampin kundërshtar të drejtuar nga Edi Rama.

Kryeministri u kerkoi banoreve te Skraparit te bashkohen me Partine Demokratike per t'i dhene zones se tyre mundesine e shnderrimit nga nje xhep i zoluar gjeografik, ku sipas tij e lane qeveritë socialiste, ne nje zone te lakmuar turistike, ku infrastruktura moderne po e lidh me Korçën dhe Permetin.

“Ju jeni njerëz të mençur dhe ai që përpiqet t’ju shesë shqiptarëve sapunin për djathë, ai është i falimentuar, i ka sheshet bosh, qytetarët e kanë braktisur,
Ndaj do t’i kërkoj një gjë Ilir Metës, ta sjellë këtu Edi Ramën dhe Edi Rama të kërkojë falje para skraparllinjve për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit e skraparllinjve

Sali Berisha
fabrikon poll-e çdo ditë, vë lente të kamerave për të zmadhuar sheshet. Ja ku jemi gra e burra të lirë që presim me padurim datën 23 qershor, për të firmosur fitoren tone”, tha Berisha.

Nga Çorovoda, ku LSI-ja e Ilir Metes, ka ndikim domethenes eletoral, Kryeministri Berisha, kishte per banoret e Skraparit edhe nje kerkese tjeter: “Unë flas lirshëm. Në nuk jam rritur rrëzë Tomorit, por jam rritur rrëzë Shkëlzenit. Ndaj do t’i kërkoj një gjë Ilir Metës, ta sjellë këtu Edi Ramën dhe Edi Rama të kërkojë falje para skraparllinjve për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit e skraparllinjve. Të vijë këtu e të kërkojë të falur për ato sulme që ka bërë për origjinën skraparlli ndaj aleatit të tij të sotëm. Këtë duhet ta bëjë dhe po se bëri këtë, asnjë vote”.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE