Friday, June 7, 2013

Rama: Rikthim në punë të shkarkuarve (VIDEO)

                               

                         

Në Poliçan, Edi Rama u tha banorëve të kësaj zone se ata janë dëshmitarë të një realiteti krejt tjetër, nga ajo që propogandon Berisha me rrugët në këtë zonë.

"Nuk ka turp më të madh që gjithë ky qark është kthyer në një xhep fals, me këto rrugë të shkatërruara që ngjajnë si rrugë pas një lufte, jo si rrugë pas 20 e kusur vitesh në demokraci.Mbeti rrugëve me atë tribunën... edhe rrugët i ka lënë rrugëve, se nuk e ka mendjen t'i mbarojë, ka ndër mend t'i nxjerrë në televizor. Sapo ikën Berisha, asnjë nuk ka më ndërmend të vazhdojëë rrugën", tha Rama.

Kjo ishte

Të gjithë ata që janë larguar nga puna padrejtësisht, që janë shkelur në dinjitetin e tyre dhe që janë lënë rrugëve, ndërkohë që mund t'i shërbejnë shtetit shqiptar me dinjitet, do të kthehen në punë

Edi Rama
përgjigja e Edi Ramës kur u pyet nga një banor i hequr nga puna për motive politike: "Të gjithë ata që janë larguar nga puna padrejtësisht, që janë shkelur në dinjitetin e tyre dhe që janë lënë rrugëve, ndërkohë që mund t'i shërbejnë shtetit shqiptar me dinjitet, do të kthehen në punë".

Ndërsa një banor tjetër denoncoi detyrimin e punonjësve për të shkuar në Çorovodë në mitingun e Kryeministrit. Për këtë çështje Rama tha: "E kanë kthyer në PD në agjenci transporti dhe më keq akoma e kanë kthyer shtetin në një mjet presioni dhe dhune mbi çdo nëpunës shteti".

"Nuk i kam fyer skraparllinjtë”


Ndërsa nga lagja "Kala" në Berat, Rama tha se Berisha shpif kur thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta duhet ta dërgojë në Skrapar për të kërkuar falje për fyerjet kolektive.

"Sot vërdallë është katragjyshi, që shkon në Skrapar dhe u thotë, që Edi Rama duhet të vijë këtu të kërkojë falje se ka ofenduar skraparllinjtë. Bashkimi PS dhe LSI është historik për të mbyllur një kapitull dramatik të historisë politike, ekonomike dhe sociale”, tha Rama.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE