Thursday, June 6, 2013

Bayern, rinovojnë Ribery dhe Van Buyten

Bayern, rinovojnë Ribery dhe Van Buyten

Daniel van Buyten dhe Frank Ribery pozojnë me Kupën e Gjermanisë
E ardhmja e Bayern Munchen me në krye trajnerin Pep Guardiola po merr formë. Pas blerjeve të Mario Gotze, mbrojtësit të Mainz Jan Kirchoff dhe në pritje të blerjes së Robert Lewandowski, klubi bavarez ka rinovuar kontratën e Frank Ribery dhe Daniel van Buyten.

Sulmuesi francez ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2017, ndërsa mbrojtësi belg deri në vitin 2014.

"Jemi shumë të lumtur që kemi mbajtur dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Frank dhe Daniel kanë qenë të jashtëzakonshëm në sezonin që sapo përfundoi dhe kanë qenë përcaktues në ndeshjet e rëndësishme", deklaroi drejtori i përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge.

Ribery ka luajtur 52 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola në sezonin ku Bayern Munchen realizoi "Tripletën". Ndërsa Van Buyten është lënë në stol nga forma e mirë e Jerome Boateng, por 35-vjeçari mund të ketë hapësira pasi Holger Badstuber është dëmtuar rëndë dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet të luajë.

Në lidhje me largimet nga skuadra, mendohet se qendërsulmuesit Claudio Pizarro dhe Mario Gomez kanë përfunduar aventurën e tyre me klubin bavarez.

/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE