Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip
Erdogan deklaroi se planet për rizhvillimin e parkut Gezi në Stamboll do
të vazhdojë, pavarësisht protestave popullore që kanë hyrë në ditën e
shtatë.
Plani, i cili parashikon
urbanizimin e disa zonave të gjelbërta, ngjalli manifestime, që kanë
marrë ngjyrime politike, me kërkesa për më shumë liri dhe transparencë
në qeverisjen e vendit.
Disa nga protestuesit kanë shkuar
deri atje sa e kanë konsideruar kryeministrin si një diktator, ndërsa
kanë kërkuar shkarkimin e të gjithë shefave të policisë, të cilët
urdhëruan shtypjen me dhunë të protestave në disa prej qyteteve
kryesore.
Ndërkohë, në demonstrimet në Stamboll, Ankara dhe
qytete të tjera kryesore, tashmë është bashkuar edhe opozita, e cila i
ka bërë thirrje Erdoganit që të japë dorëheqjen dhe të organizojë
mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Sipas opozitës, qeveria e
Erdoganit po përpiqet të islamizojë gjithmonë e më shumë vendin, duke
imponuar vlerat fetare, pavarësisht një kulture shekullore laike në
drejtimin e Turqisë.
Vendimi për të vazhduar planin e
zhvillimit u komunikua nga Erdogani pasi u rikthye në Turqi nga turi i
tij në Afrikën e Veriut, i mbyllur përpara kohe për shkak të situatës së
trazuar.
Deri më tani, katër persona janë vrarë dhe me
qindra janë arrestuar, në protestat e konsideruara nga Erdogani si
jodemokratike.
Nobelisti kritika Erdoganit
Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk e përcaktoi me fjalën
“shtypese” kundërpërgjigjen e Qeverisë së Kryeministrit, Rexhep Taip
Erdogan, duke thënë se ishte shkaku i përleshjeve të dhunshme në Turqi.
60-vjeçari Pamuk, shumë i njohur për romanet: “Bora” dhe “Unë jam e
kuqja” shprehu mbështetjen për protestuesit qe vazhdojnë protestat për
të gjashtën ditën me radhe. Në një artikull, të publikuar në gazetën
turke “Hurrijet”, ai kritikoi qeverinë qe nuk bisedoi me publikun për
planin e rizhvillimit të parkut të Stambollit, qe ishte “zanafilla e
protestave”.
“Kjo politike e pandjeshme është pa më të voglin
dyshim, deshmi e sjelljes me autoritare dhe represive të Qeverisë”,
shkruajti ai. Orhan Pamuk vazhdimisht eshte perplasur me Turqine. Cmimi
Nobel i marre prej tij ne vitin 2006, shkaktoi trazira duke ardhur nje
vit pasi ai kishte thyer nje tabu, me intervisten e tij, ku ai kishte
thene:”Nje milione armene dhe 30 mije kurde mbeten te vrare, gjate
Luftes se Pare Boterore”.
Të mërkuren, shkrimtari me fame
boterore pershendeti protestuesit qe mbrojne parkun, nje qender
historike dhe popullore si dhe nje prej zonave te gjelbra ne qytet. “Ajo
qe me mbush me shprese per te ardhmen, tha Orhan Pamuk, eshte se ata
“nuk heqin dore nga kujtimet”. / Top Channel
Thursday, June 6, 2013
Turqi, Erdogan sfidon protestuesit
Posted by TopFilma.Net on 10:25 AM