Ajo është nëna e një balerini të ardhshëm,
nënë e bijë kanë një pikë të fortë të përbashkët. Ata e ndjejnë
muzikën dhe ajo i ka shoqëruar në çdo hap, por për Afërditën muzika
është gjithcka.
“Unë ndiej një kënaqësi që
çdo hall e çdo problem e kaloj vetëm me muzikën. Për mua muzika është
asi i shpirtit tim, është zemra ime, nuk e di, gjithçka e kaloj
nëpërmjet muzikës dhe kërcimit. Të gjitha këto vite që kam kaluar në
rini, i kam kaluar vetëm me muzikë, më këndon shpirti e ndiej”, thotë
Afërdisa për programin e “Pasdites” në “TCH”.
Ishte ende e vogël kur i lindi pasioni për muzikën, ishte koha kur këndonte në koncertet e shkollës dhe fitonte cmime të para.
“Me shkollën aktivizohesha gjithmonë, me merrnin në koncerte, pastaj
në 8-vjeçare nisa në festivalet e rrethit e qytetit, jepnin koncerte në
shumë rrethe, Gjirokastër, Sarandë e pranë kufirit”, kujton ajo.
Ajo nuk mundi ta ndiqte ëndrrën e saj. Ka kaluar momente të vështira,
me shumë ulje ngritje. Jeta i rezervoi surpriza të pakëndëshme dhe ato
caste jo shumë të këndshme për të i kujton me shumë dhimbje e me lot
ndër sy.
“Na ndodhi që motra ime u dashurua me një djalë që
sot e ka marrë për burrë, por kur u mor vesh kjo dashuri më bllokuan mua
në familje, s’më linin të dilja nga shtëpia, vite vite nuk dija çtë
beja në shtëpi, këndoja e kërceja vetëm. i thashë babait që do të shkoja
në shkollë, por as këtë nuk ma lejoi. Pastaj nuk haja as pija, por
mundohesha t’i kaloja me muzikë, thoja do hidhesha nga ballkoni, përse
të më ndodhë mua, por përsëri e kaloja me muzikë”, thotë Afërdita.
Pavarësisht se në ato vite Shqipëria ishte e izoluar, në radio
transmetohej muzikë e vendeve mike. Në adoleshencë shoqja e saj më e
mirë ishte muzika, ajo e ka ndihmuar edhe në momente kritike dhe shumë
të vështira për një të re që kishte thurur shumë ëndrra për të ardhmen e
saj.
“Unë dëgjoja muzikë dhe kur e dëgjoja, këngë meksikane
ka qenë një senjor Lopen, e kur dëgjoja vetë hapja dritaret të shifja
dhe të tjerët se më duket se me këtë këngë do i kënaqja edhe të tjerët e
do shihja si do të reagonin, e kur shihja që ngrinte dikush kokën lart,
thoja i pëlqeu dhe më bëhej qejfi”, mban mend Afërdita.
Ritmet që ka dëgjuar dikur i janë gdhendur në memorje dhe vështirë se do t’i harrojë ndonjëherë.
Ajo gjen veten tek muzika...ndjen cdo tingull e cdo vijë melodike...
“Kur mëzitesha vetëm me muzikë arrita ta kaloja, muzikën e lehtë dëgjoja
shumë atëherë, këngë greke, italiane, rock, këngët e Minës e shumë të
tjera”, shprehet ajo.
Edhe sot e kësaj dite vazhdon të
dëgjojë lloje të ndryshme rrymash muzikore, që nga muzika e lehtë deri
tek rroku. Sipas saj muzika është kura më e mirë për cdo njeri. / Top
Channel
Thursday, June 6, 2013
“Muzika”, gjithçka për mua
Posted by TopFilma.Net on 10:35 AM