Tuesday, September 10, 2013

Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”


Senati “frenon” për të votuar “Sirinë”
Senati do të shtyjë për një kohë të mëvonshme votimin në lidhje me autorizimin për sulme ushtarake kundër Sirisë, pas akuzave për përdorimin e armëve kimike, bëri të ditur lideri i mazhorancës në Senat, Harry Reid, të hënën. 

Vendimi i Reid vjen pas propozimit të mëhershëm të Rusisë, gjatë së hënës, që Siria të vendosë stoqet e saj me armë kimike nën kontrollin e ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për CNN, presidenti Barack Obama e quajti idenë e Rusisë si “një zhvillim potencialisht pozitiv” dhe se “do të bazohej mbi të” për të parë “nëse mund të arrijmë diçka e zbatueshme dhe serioze”.

Obama po përpiqet të fitojë autorizimin nga Kongresi 


për një sulm të kufizuar ushtarak ndaj regjimit të Bashar al-Assad, edhe pse ka hasur një rezistencë të madhe si në Senat edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Edhe publiku amerikan kundërshton ndërhyrjen ushtarake.

Një ndihmës tha se propozimi i Rusisë mbi armët kimike është serioz dhe i mjaftueshëm, në mënyrë që senatorët të stepen për momentin për një vendimmarrje ndaj Sirisë.

Procedura për votim në Senat pritej të realizohej të mërkurën, por Reid tha se procesi do të ngadalësohet, me synimin për të parë se çdo të ndodhë pa përdorimin e forcës.

“Nuk mendoj se e kemi të domosdoshme të shohim se sa shpejt mund të marrim një vendim”, tha Reid, i cili shtoi se ka besim të plotë mbi numrin e mjaftueshëm të votave për të ecur përpara me konsideratën e Obamës.

“Mendoj se, ajo që duhet të bëjmë është që të sigurohemi se presidenti do të ketë mundësi të flasë” ndaj të gjithë senatorëve dhe për t’i adresuar këtë çështje publikut fillimisht.

Reid tha se do të vazhdojë të diskutojë çështjet proceduriale mbi Sirinë, me homologun e tij republikan, Mitch McConnell. / Top Channe
l

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE