Thursday, June 6, 2013

Siri, ushtria e rregullt në kufi me Izraelin

Siri, ushtria e rregullt në kufi me Izraelin

Siri, rivendoset kontrolli i ushtrise se rregullt ne kufirin me Izraelin
Ushtria siriane vendosi nën kontroll zonën kufitare të Lartësirave të Golanit, e cila prej disa muajsh ishte vendosur në kontrollin e kryengritësve.

Lajmi, i konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, u raportua fillimisht prej Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, pas sinjalizimeve të trupave izraelite nga ana tjetër e kufirit.

Tanke dhe mjete të tjera të blindura duken se u përdorën për të marrë pozicionet e kryengritësve në Quneitra, vetëm pak kilometra dhe në disa vende deri në qindra metra, nga kufiri izraelit.

Ky sukses i ushtrisë së Assad vjen vetëm një ditë pas pushtimit të qytetit kyç të Qusairit,

një qytet me një rëndësi vendimtare strategjike, i vendosur në rrugën që lidh Damaskun dhe Homsin, me kufirin libanez, i përdorur si prapavijë dhe rrugë furnizimi prej rebelëve.

Suksesi i ushtrisë së Assad në kufi me Izraelin mund të shërbejë për të rritur tensionet, pasi më parë, të dy ushtritë janë përballur në afersi te ketyre pozicioneve.

Lartësitë e Golanit, zyrtarisht janë një territor sirian, i mbajtur i pushtuar nga Tel Avivi që kur Siria mori pjesë në një luftë, në kuadrin e një koalicioni të disa vendeve arabe kundër Izraelit në vitin 1967.

Si rrjedhojë e aneksimit formal që Izraeli ka realizuar dhe pretendimeve territoriale të Damaskut, Golani ka qenë gjithmonë burim incidentesh midis dy shteteve.

Lufta civile siriane, e nisur pas një seri protestash paqësore u shtypën me dhunë nga autoritetet në mars 2011, i ka kushtuar jetën të paktën 80 mijë sirianëve, sipas statistikave “të përmbajtura” në zotërim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. / Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE