Thursday, June 6, 2013

KQZ: Transmetimi i filmimeve të partivë, në Kod

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi sot pas kritikave te disa organizatave për lirinë e medias, lidhur me detyrimin e televizioneve për transmetimin e materialeve të gatshme të partive politike.

Zëdhënësja e këtij institucioni tha se kjo praktike është parashikuar edhe në ligjin zgjedhor dhe nuk është vendim i KQZ-së.

"Partive politike, të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t'ia vënë në dispozicion radio televizioneve private, ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga Kodi Zgjedhor, citoj për të qenë transparentë, pikën 1, të nenit 84, i cili përcakton në mënyrë të qartë, që 'informacionet mbi aktivitetet


të fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmentohet në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve'. Pra Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vendimin numër 503, nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka zbatuar Kodin Zgjedhor", u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE