Lajmi që Shqipëria është renditur në
vendin e 38 në renditjen e FIFA-s ka gëzuar trajnerin e kombëtares
shqiptare, i cili përveç afrimitetit që ka krijuar me tifozët shqiptarë,
tashmë ndihet i vlerësuar edhe nga FIFA.
"Është një rezultat i
mrekullueshëm. Jam shumë i gëzuar sepse vlerëson më së miri punën që
kemi bërë deri tani", theksoi De Biazi.
Ashtu siç kanë bërë
lojtarët kuqezi, edhe trajneri i kombëtares tonë ka dashur të ulë
entuziazmin e tepërt para kësaj sfide: "Para ndeshjes në Oslo kemi qenë
të qetë, ndërkohë tani shoh që gjërat kanë ndryshuar. I kuptoj të gjitha
pritjet që kanë tifozët shqiptarë për këtë ndeshje, por ajo që dua t'ju
them është se ne bashkë me lojtarët po bëjmë maksimumin që t'ju falim
kënaqësi. Kjo nuk është ndeshja vendimtare e jona, pasi sido që të jetë
rezultati i së premtes, ne kemi edhe 4 sfida të tjera. Do mundohemi të
bëjmë një ndeshje të madhe, shumë inteligjente, shumë të kujdesshëm në
të gjitha aspektet e lojës dhe të minizojmë në maksimuam gabimet."
Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë De Biazi nuk ka publikuar
formacionin që do të luajë të premten që nga minuta e parë, duke lënë të
nënkuptohet se ajo do të mësohet ditën e ndeshjes.
Kontrollet mjekësore. FSHF firmos kontratat për kombëtaren dhe Superligën
Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare
me Spitalin Amerikan. E reja e kësaj kontrate është se nga shërbimet
mjekësore nuk do të përfitojë vetëm kombëtarja A.
Ilir
Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së, u shpreh: "Kjo marrëveshje do
të jetë një ndihmë shumë e madhe për të gjithë futbollin shqiptar dhe
jo vetëm për kombëtaren."
Klodian Allajbeu, drejtor i
përgjithshëm i Spitalit Amerikan, nënvizoi rëndësinë e kontrolleve
mjekësore në futbollin e sotëm: "Duhet që futbollistët të jenë gjithmonë
të kontrolluar në mënyrë që gjatë ndeshjeve mos të ketë probleme
shëndetësore. Ne do të mundohemi të japim maksimumin."
/ Top Channel
Thursday, June 6, 2013
Kombëtarja, Shqipëria renditet e 38-ta
Posted by TopFilma.Net on 10:30 AM