Thursday, June 6, 2013

Klubi i librit “topless”

Këto zonjusha dashamirëse të letërsisë ndihen mirë kur lexojnë libra gjysmë-zhveshur në parqe dhe vende publike. Shoqet kanë themeluar një klub libri ku anëtaret lexojnë “topless” në park në mënyrë që të marrin edhe rreze dielli, ashtu siç bëjnë meshkujt.

Duke shfrytëzuar ligjin në Nju Jork që thotë se femrat mund të ekspozojnë gjoksin në çdo vend ku mund ta ekspozojnë edhe meshkujt, vajzat formuan grupin dhe lexojnë librat e tyre të preferuar të veshura vetëm me pantallona të shkurtra.

Njëra nga themelueset e klubit shpjegon: “Nuk ka arsye pse një femër nuk mund të nxjerrë gjoksin aty ku meshkujt mund ta bëjnë diçka të tillë. Kur njerëzit të kuptojnë se nuk përmbyset bota nëse shohin gjoks femre, ne do të kemi më shumë barazi dhe liri.”



Vajza, e cila nuk bën të ditur emrin, shton se nuk ka asgjë seksuale në lidhje me klubin e veçantë të librit: “Jemi një tufë shoqesh që ulemi në diell, lexojmë dhe diskutojmë librat. Kaq.”



/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE