Sunday, June 9, 2013

Aktoret porno, bamirësi për viktimat e Oklahomës

Dy prej aktoreve më të njohura të filmave për të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur të përdorin “talentin” e tyre për të bërë bamirësi.

Aktoret e njohura me emrat e tyre të artit, Bonnie Rotten dhe Lucky Star, të pranishme në një panair të produkteve dhe filmave pronografikë në Florida, shpallën një nismë për të grumbulluar të ardhura për familjet e dëmtuara nga tornado e Oklahomës.

Fatkeqësia natyrore i kushtoi jetën 24 amerikanë dhe la të pastrehë me mijëra të tjerë, më parë gjatë muajit maj.

Rotten dhe Star, të cilave i janë bashkuar edhe disa aktore të tjera në nismën e tyre, ofrojnë për vizitorët e panairit një fshikullim për një dollar. ndërsa disa prej tyre janë shprehur të gatshme që të pranojnë raporte seksuale për ofertuesit më të mirë, për të rritur të ardhurat që do t’i shkojnë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.

Një nismë e pazakontë, megjithatë në gjendje që të tregojë se humanizmi ekziston edhe në këtë botë për të rritur.

/ Top Channel

Samanta Karavella fiton “Top Fest 10”

                 

 Samanta Karavella fiton “Top Fest 10”
09/06/2013 00:15


Samantha Karavella është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare.

"Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të "Top Fest," u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Ja, fituesit e kategorive

Në kategorinë "Best Group", çmim i mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me "Lynx", "Burn", "NA". Çmimin për këtë grup e dhanë 4 finalistët e "Big Brother 6" Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.

E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori u shpall artisti Andos.

Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code", që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të "Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha Lori Hoxha.

Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet.  Çmimin e Internetit për Çibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.

Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën".

Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.

Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, |Copyleft", Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.

Samantha Karavella u shpall fituese për kategorinë "Best Female". Çmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Çibukaj dhe Beatrix Ramosaj.

Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli çmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.

Show dhe surpriza

Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel.

Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani.



/ Top Channel

Vettel, pole në Montreal

Në Montreal Sebastian Vettel ka shënuar polin e tretë rresht, ndërsa Lewis Hamilton, që këtu ka fituar tre herë, do të niset përkrah tij në rreshtin e parë.

“Ferrari”, që nuk e merr polin prej pothuajse një viti, nuk ka arritur më shumë se sa vendin e gjashtë, vetëm për spanjollin Fernando Alonso.

Provat zyrtare të zhvilluara pasditen e së shtunës kanë qenë shumë luftarake dhe spektakolare, me dalje të vazhdueshme nga cirkuiti.

Hamilton ka qenë shumë pranë dhurimit të polit të pestë skuderisë së tij, por një gabim i vogël në sektorin e fundit i hoqi një të dhjetat e kohës dhe kënaqësinë për t’u nisur përpara të gjithëve.

Veridkti i së shtunës në shiun dhe të ftohtin e Kanadasë nuk habit më. Surpriza e vërtetë ka qenë Valeri Bottas, i cili është konsideruar si debutuesi i ri më i mirë, në vendin e tretë me “Williams”, përpara Rosberg, i katërti, dhe Webber i pesti.

“Ishte shumë e vështirë. Kushtet e motit ndryshonin vazhdimisht dhe unë me Lewis ishim shumë pranë. Tani jam optimist për garën pasi me provat hodhëm një hap vendimtar përpara”, ka deklaruar Vettel.

Ndërkohë, “kokëkuqet” nuk janë në lartësinë e duhur, sidomos sepse shfaqen më pak konkurruese se kundërshtarët nën shi.

Fernando Alonso është ndalur vetëm në vendin e gjashtë. Në tentativën e dytë nuk ka arritur të përmirësohet dhe ka mbetur një sekondë mbrapa kryesuesit të polit.

Ndërsa për Felipe Massa gjërat kanë shkuar edhe më keq. Në sesionin e dytë, teksa përpiqej të shtynte në maksimum në kthesat 3 dhe 4 ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me barrierat. / Top Channel

F1, gara e Kanadasë, Vettel optimist

Kryesuesi i renditjes së Botërorit të Formulës 1, Sebastian Vettel, u tregua shumë i kënaqur për vendin e parë të siguruar në nisjen e Çmimit të Madh të Montrealit, në Kanada.

”Ishte shumë e vështirë të dije se në çfarë gjendje ishte çdo kthesë, me ujin që ishte në pistë. Në çdo kthesë ishte një gjendje e ndryshme, diku pista më e lagur, diku më e thatë, ndaj vendosja e xhiros më të shpejtë ishte një sfidë e vërtetë”, deklaroi Vettel.

I pyetur për shanset e tij për të fituar garën, kampioni i trefishtë i botës u tregua i kujdesshëm: “Është e vështirë të bësh parashikime. Në këtë moment besojmë se gara do të zhvillohet në të thatë, gjithsesi jam i inkurajuar nga fakti se makina është konkurruese në të gjithë kushtet”.

Sipas Vettel, vendimtare për këtë takim do të jetë mënyra se si skuadrat do të administrojnë gomat.

”Strategjia e gomave do të jetë përcaktuese në Kanada. Për ne është më e thjeshtë, pasi jemi të përgatitur si për kushte të thata, ashtu edhe për shi, por në çdo rast do të jetë një garë shumë intereante”, komentoi Vettel.
/ Top Channel

Williams, “mbretëreshë” e Parisit

Amerikania Serena Williams, kryesuesja e renditjes individuale të tenisit femëror, arriti pas 11 vitesh suksesin e saj të dytë në “Roland Garros”, duke mposhtur rusen Sharapova në dy sete, 6-4, 6-4.

Në një ndeshje të dyluftuar, ishte forca fizike e Williams ajo që u imponua, siç ilustroi qartë edhe pika e fundit e takimit, një top i fituar nga shërbimi direkt, që arriti shpejtësinë e pabesueshme prej 200 kilometrash në orë.

Me këtë sukses, Serena shndërrohet në fituesen më të moshuar të Grand Slaem, në moshën 31-vjeçare e 247 ditëve.

”Për mua është diçka shumë emocionuese që të fitoj këtu në Paris, 11 vite pas titullit tim të parë. Jam shumë e emocionuar, aq sa me zor mund të flas. Ishte shumë e vështirë, Maria Sharapova është një kundërshtare tepër e fortë dhe kjo e bën këtë fitore edhe më veçantë. Kanë qenë dy javë perfekte, në këtë qytet që e adhuroj”, deklaroi Serena.

Pas finales së femrave, këtë të dielë do të zhvillohet edhe finalja e gjitha spanjolle e meshkujve, midis rivalëve Nadal e Ferrer.
/ Top Channel

“Kriza e borxhit mori fund”

Presidenti francez, Fransua Holond, shpalli fundin e krizës së borxhit të eurozonës, që e mbajti të mbërthyer për katër vjet. Gjatë udhëtimit në Lindjen e Largët, ai tha se kriza ndihmoi për të nxitur Europën.

“Besoj se kriza, më shumë se sa dobësoi, forcoi eurozonën. Tani, ne kemi të gjithë instrumentet e stabilitetit dhe solidaritetit. Ka patur një përmirësim në qeverisjen ekonomike të eurozonës. Ne ngritëm “Unionin Bankar”, kemi rregulla për çështjet buxhetore, që na lejojnë të jemi më të koordinuar dhe më të bashkuar”, tha Holond.

Pjesa më e madhe e kontinentit po mban mbi shpatulla papunësinë dhe recesionin.  Fransua Holond u zotua se do të shtojë vendet e punës dhe

Kriza Financiare
Francë, papunësia, rekord 15-vjeçar
Eurozonë, papunësia rekord të ri
KE, "amnisti" fiskale për vendet në vështirësi
do të nxisë rritjen ekonomike në Francë, por kërkesa e brendshme është dobësuar nga kriza në eurozonë.

Shifra e papunësisë, këtë muaj në Francë, ishte më e larta këto 15 vite. Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kohët e fundit, i bënë thirrje Francës për  më shumë reforma ekonomike ose përndryshe do të mbetet prapa disa prej fqinjëve të saj europianë.

Në muajin prill, ekzistonte frika për të ardhmen e monedhës së përbashkët, si pasojë e pështjellimit mbi planin e shpëtimit të Qipros. Por, vendi i vogël i eurozonës mundi të sigurojë një paketë prej 10 miliardë eurosh nga partnerët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
/ Top Channel

Frika e Pekinit para samitit

Takimi jo zyrtar mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij kinez, Shi Xhinping, fshehu një frikë jo të vogël për Pekinin; rrethimi dhe parandalimi i Kinës për t’u shndërruar në superfuqi.

Shqetësimi kryesor është fokusi i ri i politikës së jashtme amerikane, në rajonin e Azi-Paqësorit, përmes së cilës synohet frenimi i ngritjes së Kinës.

Zyrtarët amerikanë u përpoqën të risigurojnë kinezët, se politika amerikane nuk synon rrethimin e Kinës, siç frikësohet Pekini.

Në institutin Hudson, Michael Pillsbury është gjithashtu këshilltar i Pentagonit. “Problemi i vetëm është se, në mentalitetin e vjetër shtetëror kinez, ata e shikojnë këtë mbështetje, por nuk e besojnë”.

Kelley Currie është analiste në “Projektin 2049”, instituti që përqendrohet në sigurinë e Azisë Lindore. “Duhet të jemi të ndershëm, - shpjegoi ajo. - Pjesërisht ka të bëjë me vetëmbrojten dhe pasigurinë, që ndjejnë aleatët dhe miqtë tanë në rajon, lidhur me sjelljen e Republikës Popullore të Kinës”.

Uei Xhingsheng është disidenti kryesor kinez në mërgim. Ai thotë se, për sa kohë që Kina të jetë nën regjimin një partiak, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin marrëdhënie të sinqerta bashkëpunimi me të.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se merret me spiunazh kibernetik dhe ky aktivitet e ka errësuar imazhin e vendit për Kongresin amerikan.

Uashingtoni i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ushtrojë ndikimin e saj, që Koreja e Veriut të ndryshojë qendrimin provokues të kohëve të fundit.

Pak para takimit të nivelit të lartë, Koreja e Veriut bëri të ditur se ishte e gatshme të hynte në bisedime me Korenë e Jugut.

Analistët në Pekin e quajnë atë “dhuratë” për presidentin Obama dhe thonë se përgjigja e Uashingtonit mund të dëshmojë si i shikojnë Shtetet e Bashkuara marrëdhëniet, që do të ndërtojë Shi Xhinping me Uashingtonin. / Top Channel


Onkologjiku nën hetim

                       


Me një urdhër të dytë të Gjykatës Penale, Prokuroria e kryeqytetit ka rihapur   hetimet për rastin e një 25-vjeçareje, të cilën mjekët e diagnostikuan për tumor pasi i thanë se i kishte mbetur edhe një vit jetë, në një kohë që pacientja nuk vuante nga kjo sëmundje.

Jeta e Sonila Neços ndryshoi drejtim në çastet kur një gjëndërr në trup iu identifikua nga mjekët e spitalit civil në kryeqytet si tumor, ndërkohë që pas kimioterapisë vajza pësoi dëmtime të rënda. Nëpërmjet familjes, Sonila Neço iu drejtua Prokurorisë që të hetojë mjekët, por organi i akuzës i pushoi hetimet.

Atëherë, Sonila Neço iu drejtua Gjykatës Penale të Tiranës dhe në vitin 2011 gjykata urdhëron organin e hetimit që ta riçelë dosjen. Megjithëse prokurorët i vlerësuan veprimet e mjekëve në trajtimin e pacientes si gabim mjekësor, ata shtuan se kjo ka ndodhur për shkak të metodave të përdorura në Spitalin Onkologjik në Tiranë. Për pasojë dosja u mbyll derisa 25-vjeçarja iu drejtua sërish Gjykatës Penale që të urdhërojë Prokurinë që të gjejë nëse mjekët janë apo jo përgjegjës dhe a ka mjekim të pakujdesshëm.

Avokati i Sonila Neços tregon për Top Channel: “Mjekët ngulin këmbë që mjekimi ka qenë i gabuar, por jo deri në atë shkallë sa të jenë shkaktuar kaq shumë dëmtime e sa të shkojë në çështje penale.”

Aktualisht, sipas urdhërit të Gjykatës, Prokuroria duhet t’i japë përgjigje pyetjeve: a ka mjekim të pakujdesshëm në rastin e Sonila Neços dhe cilët janë elementët e tij; cili është dallimi mes gabimit mjekësor dhe mjekimit të pakujdesshëm, pyet gjykata, krahasuar me veprimet e tyre me protokollin mjekësor; a është e rrezikshme për jetën kimio-terapia dhe rrezatimi terapeutik dhe a ka raste kur personat humbasin jetën nga ky trajtim.

“Do e çojmë deri në fund këtë çështje. Kemi përgatitur edhe një kërkesë-padi për dëmshpërblim”, thotë avokati i 25-vjeçares.

/ Top Channel

Rama: Shqipëria ka mbetur pa shtet

                    Mbi kalanë e Kaninës, aty ku qielli dhe deti bashkohen në një, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka mbetur pa shtet dhe se nuk ka struktura të shtetit, që të bëjnë ato detyra, që janë detyrat e shtetit.

“Nuk ka turp më të madh, se u bëmë 20 vjet e në çdo fushatë turren të tërë do t’u biem ujë, a thua se do bien flori. Ujin e ka sjellë Perëndia, duhet vetëm një organizim dhe marrja e duhur e përgjegjësisë së shtetit dhe uji është aty. Zotimi është që, brenda dy viteve të para të mandatit, ne do të mbyllim njëherë e mirë reformën 20 e kusur vjeçare, të hapur e të pambyllur të tokës
Zgjedhjet 2013
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Topi sulmon Berishën dhe Ramën
Berisha: Rama ofron taksën e mashtrimit
dhe do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi tokën çdo familjeje fermere, që jeton me tokën, punon tokën, rropatet për të nxjerrë prodhimin nga toka dhe ka 20 e ca vite në hava, se e ka dhe s’e ka tokën. Ne do t’i japim çertifikatën e pronësisë mbi tokën!”, u shpreh Rama.

Rama u angazhua në ndërtimin e një rrjeti të integruar të të gjithë trashëgimisë kulturore, që për turistët të jetë i shfrytëzueshëm.

“Për Qarkun e Vlorës, edhe si deputet i Vlorës, iu them vetëm kaq; ne do të ndërtojmë një projekt të posaçëm për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të turizmit. Do të bëjmë një zhvillim të integruar të rrethit dhe gjithë qarkut, një zhvillim rajonal me prirje të plotë drejt turizmit, për ta transformuar Vlorën, në një port të Mesdheut për Shqipërinë, bashkë me Durrësin e, më tutje, bashkë me Shëngjinin”, shtoi Rama.

Në fund të bashkëbisedimit me banorët e Kaninës, Rama nuk e kurseu humorin me sportin e preferuar të kryeministrit, notin.

“Do ta çlirojmë edhe atë, sepse do ia heqim jelekun antiplumb, tani bën sikur e ka hequr, por e ka nën këmishë. Prandaj është ashtu, si Silverster Stalone, e keni parë? Edhe thotë ku kam unë antiplumb, e ka poshtë këmishës, e heq vetëm kur rri në ujë, se ka shpikur atë sportin, kush rri më shumë në ujë. Unë jam rritur këtu në Vlorë, notin ma kanë mësuar skelarët, por sportin që, kush rri më shumë në ujë, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Mbaj këmbët në tokë e rri në ujë e numëro orët, unë nuk e di, ai e shpiku aty veten rekordmen, sepse është i vetmi që e luan atë sport, asnjëri nuk i vete prapa”, përfundoi Rama.

Takimet elektorale në qarkun e Vlorës, Rama i vijoi në lagjen Çole.

Rama: Në 23 qershor nis historia e re
Kreu i PS-së në Divjakë: “Saliu, i dërguari i Zotit për të bërë vetëm shejtanllëqe”


“Ditët në pushtet të Sali Berishës janë të numëruara.” Ky ishte mesazhi Edi Ramës për banorët e Divjakës.

“Siç thotë edhe Migjeni i madh: ne të birët e shekullit të ri që plakun e lamë në shenjtin e tij, sot kjo shkon pak ndryshe: ne shqiptarët e shekullit të ri le ta lëmë katragjyshin në marrëzinë e tij. Deri në 23 qershor do rrijë aty ku është, pastaj mbas 23 qershorit me numrin 29, datën e çlirimit, do ta çlirojmë edhe atë nga antiplumbi”, theksoi kreu i PS-së.

Me terma konkretë, Rama u angazhua për uljen e taksave për ushqimet bazë: “Ne nuk mund të pranojmë më që në këtë atdhe nëna e baballarë të shkojnë në dyqanin e bukës kokëulur dhe të shkruajnë emrin për të marrë gjysmë kilogrami bukë borxh. Ne do ta heqim taksën 20% për bukën. Saliu merr 20% taksë për çdo gotë qumësht. Ne do e heqim taksën për litrin e qumështit, po kështu për vezën, miellin, orizin dhe sheqerin. Ushqimi i këtij populli do të jetë prioriteti i patjetërsueshëm dhe nuk do të gjejmë paqe deri kur çdo fëmijë të ushqehet si duhet.”

Ndërsa në Llakatund të Vlorës, Edi Rama shpalosi planin e PS-së për bujqësinë dhe subvencionet: “Ne do të bëjmë qysh në fillim hartën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Shqipërisë duke ndarë qartësisht se çfarë prodhimi do të subvencionojmë me fonde të qeverisë sipas zonave, sipas specifikave dhe sipas traditës. Pretendimi i tij që qenkan rregulluar dhe që qenkan qëndisur, siç thotë ai, treçereku i rrugëve të fshatit është një gënjështër me bisht.”


/ Top Channel

Berisha: Rama ofron taksën e mashtrimit

                           


Kryeministri Sali Berisha u premtoi fermerëve të Delvinës dhe të Sarandës ndërtimin e plotë të infrastrukturës me rrugë dhe me vaditje, në 4 vitet e ardhshme.

Por, sipas kryeministrit Berisha, përballë alternativës së Partisë Demokratike, që u siguron fermerëve lehtësitë më të mëdha fiskale, për rritjen e prodhimit të tyre, qëndron alternativa e mashtrimit.

Sali Berisha thotë se Edi Rama u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit, që nuk rrit, por shkatërron vendet e punës, dhe heqjen e TVSH-së për 5 produkte bazë, që nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e monopoleve të ushqimeve, nga deputetët

Zgjedhjet 2013
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Rama: Shqipëria ka mbetur pa shtet
Topi sulmon Berishën dhe Ramën
miliarderë të Partisë Socialiste.

Ndërsa, duke inauguruar një rrugë të re në komunën e Mesopotamit, kryeministri Berisha e përqendroi vëmendjen te premtimi i përfundimit të të gjithë infrastrukturës rrugore të vendit, në fshat dhe në qytet, brenda 4 viteve të ardhshëm.

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri, sepse është provuar si forca politke e premtimeve të mbajtura, ndërsa, nga ana tjetër, sipas kryeiministrit, është një alternativë me premtime boshe.

Një premtim të mbajtur, kryeministri konsideroi edhe ndërtimin e terminalit të anijeve “Crociera”, në portin e Sarandës. Kjo do të thotë se, për herë të parë, anijet turistike deri në 200 metra mund të ankorohen brenda portit të Sarandës dhe kjo risi, sipas kryeministrit Berisha, mundëson rritjen e numrit të turistëve, zhvillimin e turizimit dhe rritjen e të punësuarve në këtë sektor.

Duke vënë në dukje mungesën e kryetarit socialist të Bashkisë së Sarandës, në këtë inaugurim të rëndësishëm për qytetin, kryeministri bëri krahasimin se ku dallojnë, sipas tij, dy alternativat që përballen në zgjedhje.

“Për ne i pari është qytetari, për ata i pari është kryetari”, tha Berisha.

Berisha: Bashkohuni me fitoren tonë!
Kryeministri mbron modelin e taksimit të përdorur nga mazhoranca e tij


Në qarkun e Gjirokastrës, fillimisht në Përmet dhe pastaj në Tepelenë, kryeministri Sali Berisha kishte vetëm një ftesë për shqiptarët: “Bashkohuni me fitoren tonë sepse ne kemi vetëm një qëllim: rritjen e të ardhurave tuaja, rritjen e mirëqënies suaj.”

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri sepse është provuar si forca politike e premtimeve të mbajtura, ndërsa nga ana tjetër, sipas kryeministrit, është një alternativë me premtime boshe: “Shoku i autobuzit mavi thotë se do të punësojë 300 mijë, po se ku do t'i punësojë, vetëm autobuzi  i tij e di sepse ai nuk ka alternativë.”

Ne Tepelenë, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, kryeministri Berisha promovoi programin e punësimit të Partisë Demokratike duke e cilësuar atë si shtyllën kurrizore të qeverisjes së tij edhe për mandatin e ardhshëm: “Mbi të gjitha, ju ftoj të bashkohemi për punësimin dhe mirëqënien tuaj. Ne të cilët sipas Komisionit Europian ia dolëm të ulim papunësinë në këto 4 vite, ne jemi të vendosur për punësim masiv.”

Sipas kryeministrit, përballë kësaj alternative qëndron ajo e Edi Ramës, që siç thotë Sali Berisha, u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit që nuk rrit, por shkatërron vendet e punës dhe heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë që nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e monopoleve të ushqimeve nga deputetët miliarderë të Partisë Socialiste.

“Shpërndan gënjeshtra nga autobuzi mavi me të cilat mendon se do të mashtrojë shqiptarët. E vërteta është se shiptarët janë më të bashkuar se kurrë në fitoren tonë të përbashkët”, deklaroi Berisha.





/ Top Channel

Meta: LSI, forca e së ardhmes



                        


Nga Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kavajë, Ilir Meta shprehu bindjen se më 23 qershor, Kavaja do të mbështesë LSI-në, si një forcë e së ardhmes që nuk sjell konflikte politike, por shton kontribute në vend.

“Era e fitores po fryn në të gjithë Shqipërinë. LSI është një forcë e bashkëpunimit. Vendi ka nevojë që një forcë e tillë të rritet dhe të zgjerohet si një faktor stabiliteti, normalizimi dhe modernizimi për politikën shqiptare, si një faktor që nuk sjell konflikte politike, por shton kontributet”, theksoi Meta.

Duke e cilësuar LSI-në si partia e të rinjve dhe të rejave, Meta tha se prioritet i forcës politike që ai drejton është punësimi i tyre: “Ne jemi të bindur se rinia është e sotmja dhe jo vetëm e nesërmja.”

/ Top Channel

Saturday, June 8, 2013

“Mbretëresha Virgjëreshë” ishte mashkull?!

Prej gati një shekull ekzistojnë teori konspirative që thonë se Mbretëresha Elisabet I e Anglisë, e njohur ndryshe edhe si “Mbretëresha Virgjëreshë”, në të vërtetë ka qenë mashkull.

Nga zbulimi i disa dorëshkrimeve të shekullit të XVI, disa studiues anglezë thonë se në të vërtetë, Elisabeta, vajza e mbretit Henri VIII vdiq në moshën 10-vjecare pas një sëmundje të gjatë në Cotswold, një fshat në Gloucestershire.

Për t’i shpëtuar tërbimit të Henrit VIII, dy personat e caktuar për t’u kujdesur për të, Lady Kat Ashley dhe Thomas Parry vendosën që të mos i tregonin gjë monarkut. Ky i fundit takohej rrallë me vajzën e tij dhe nga dorëshkrimet e kohës ajo përshkruhej si e heshtur përballë të atit, që pak kohë më parë i kishte prerë kokën të ëmës së saj.

Duke shfrytëzuar këtë marrëdhënie të ftohtë të mbretit me vajzën e tij, dy shërbëtorët e caktuar për përkujdesjen e Elisabetës, pasi varrosën trupin e pajetë të 10-vjecares dolën për të gjetur një fëmijë të ngjashëm me të.

Zona ishtë e populluar nga pak banorë dhe vajza të moshës së Elisabet nuk kishte. Për ta zëvendësuar u mor një djalë, një vit më i vogël se Elisabet, por me ngjashmëri në tipare dhe më kryesorja, të dy bashkë ishin shoqëruar për disa javë si shokë.

Ashley dhe Perry veshën djaloshin dhe rrobat e princeshës në momentin kur Mbreti Henri VIII mbërriti në kështjellë për të vizituar vajzën e tij. Sipas historianëve që mbështesin këtë teori, ai nuk kuptoi gjë.

Sipas tyre, dy të caktuarit për kujdesin e shëndetin e Elisabet e nisën zëvendësimin si të përkohshëm, deri në momentin për të gjetur mundësinë për t’u larguar nga Anglia dhe për të shmangur torturat dhe ekzekutimin nga mbreti.

Por kur maskimi po funksiononte ata vazhduan “hilenë” edhe për disa kohë. Në mbështetje të kësaj teorie ka dalë edhe shkrimtari Bram Stoker, i njohur për librin “Dracula”. Sipas tij, kjo shpjegon më së miri se përse Elisabet, që mori kurorën në moshën 25-vjecare në vitin 1558, nuk u martua kurrë.

“Detyra kryesore e saj ishte lënia e një trashëgimtari për tudorët. Por ajo zgjodhi të kundërtën. U vetëquajt Mbretëresha Virgjëreshë dhe refuzoi martesën”, shkruan Stoker në shekullin e 19-të.

Teoria përforcohet akoma më shumë me interpretimin e deklaratave të vetë mbretëreshës, e cila në momentin kur flota spanjolle ndodhej pranë brigjeve britanike, në një fjalim para trupave deklaroi: “Unë kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, të një Mbreti të Anglisë”.

Sipas studiuesit Steve Berry, autor i novelës “The King Deception”, e stilit të librave të Dan Brown, Elisabet nuk zbuloi kurrë sekretin që ishte në të vërtetë mashkull sepse vendi do kishte një luftë civile të sigurtë pasi nuk kishte një trashëgimtar.

Berry thotë që gjithcka mbetet teori dhe e vetmja rrugë për ta vërtetuar ose për të rrëzuar atë, është analiza e ADN-së së skeleteve në varrezat “Abbey” ku qendron e varrosur Mbretëresha Elisabeth dhe e motra e saj.

“Varri i Elisabeth nuk është hapur kurrë. Tani është koha të hapet dhe të shohim cfarë ka brenda. Të kryhen analizat e ADN-së për të parë nëse në varr ka skelet mashkulli apo jo. Nëse po, vërtetohet teoria”, thotë Berry.

/ Top Channel

Në Australi kafenë e paguani me puthje

Për muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani kafenë... me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni deri në Australi, duke marrë parasysh se nisma e çuditshme e marketingut është ndërmarrë nga bari në Sydney, “Saint James”.

Pyetja spontane është: Kë duhet të puthësh? Kamarierët? Pronarin? Sigurisht që jo...

Nëse paraqiteni çift te lokali mund të shkëmbeni puthje para kamerierëve, sigurisht pa bërë me hile dhe ja ku keni mbaruar punë me llogarinë. Bari ka menduar ta promovojë nismën me një spot publicitar faqen e vet në “YouTube”, duke u bërë kështu në pak kohë tepër i famshëm.

Videoja tregon rrugët e Sydney-t dhe kafenenë “St.James” në orët e para të mëngjesit, me njerëz që shijojnë kafenë e tyre.

Kamerieri duke çuar dy ekspresë te tavolina e një çifti u thotë: “Nëse doni të kurseni faturën mund të jepni një puthje të vertetë, sepse nëse mashtroni unë e dalloj. Jam specialist”. Pas një momenti stepjeje çifte të tjetra nisin të puthen, disa dhe me pasion madje. Dhe banakieri tepër i kënaqur bërtet: “Kafe falas për të gjithë”! Kështu nisi kjo iniciativë që ka nxitur kureshtjen e shumë personave.

Parulla e lokalit është: “Në barin “Saint James” nuk duam paratë, vetëm puthjet tuaja”. Por mbetet një pyetje pa përgjigje: nëse e pi vetëm kafenë a janë kamerierët apo kamerieret të gatshëm apo të gatshme të të puthin? / Top Channel

Spanjë, La Liga rrezikon shpërbërjen



Në Spanjë, borxhet e skuadrave të futbollit të dy divizioneve të para (me përjashtim të Real, Barça, Bilbao dhe Osasuna) me Sigurimet Shoqërore kanë regjistruar një përkeqësim prej 60% në 3 muajt e fundit, duke kaluar nga 10,6 mln në 16,6 mln euro.

Këtij borxhi i shtohet ai i klubeve ndaj Agjencisë së taksave, i përllogaritur në 752 mln nga 1 janari 2012.

Më 13 maj 2013, borxhi global i skuadrave të futbollit me Sigurimet Shoqërore ishte rritur në një total prej 16,615 mln euro, sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Këto të dhëna i janë komunikuar qeverisë, si kundërpërgjigje e një hetimi parlamentar të zëdhënësit socialist për Sportin, Manuel Pezzi.

Në një komunikatë, “PSOE” kujton se shifra e kaluar e bërë publike nga ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, më 1 shkurt 2013, ishte 10,660 mln euro. Pra, në tre muaj borxhi është rritur me 60%.

Nga rreth 16 mln euro borxh ndaj Sigurimeve Shoqërore, 4,344 i korrespondojnë skuadrave të La Liga-s, duke përjashtuar Realin, Barçën, Bilbaon dhe Osasunën.

Ndërkohë, sezoni i ri i La Liga-s dhe Liga Adelante do të nisë të shtunën e 17 gushtit 2013 dhe do të përfundojë, për divizionin e parë më 18 maj 2014. Finalja e Kupës së Mbretit do te zhvillohet më 19 prill 2014.

/ Top Channel


Si do të dukemi pas 100 mijë vitesh?





Ashtu sic tiparet tona kanë evoluuar që nga epoka e gurit, ashtu edhe do të evoluojnë në të ardhmen. Por si do të jenë tiparet 100 mijë vite më pas?

Sot masa e trurit të tonë është tre herë më e madhe se e paraardhësve tanë më të hershëm. 100 vite më vonë, cfarë do të ndryshojë? Sigurisht pjesë e pandalshme e evolucionit tonë është teknologjia.

Pasardhësit tanë pas 100 mijë vitesh do të kenë kokë më të madhe dhe masë të materies gri më të madhe. Tiparet e njerëzimit do të përcaktohen mjaft nga zhvillimi i teknologjisë. Dr. Alan Kwan një biologjist dhe studiues i genomeve në Universitetin e Uashingtonit thotë se njerëzit do të heqin dorë nga “forma natyrale” dhe do të përqafojnë “biologjinë njerëzore” duke përcaktuar vetë tiparet që do dëshirojnë.



Përcaktimet do të jenë të karakterit estetik, por edhe praktik. Prindërit do të mund të përcaktojnë për fëmijët e tyre ngjyrën e lëkurës, atë të syve, flokëve…Kwan parashikon që njerëzit do të kenë një hundë më të madhe për të marrë frymë më lehtë, ndërsa me hapat e teknologjisë së sotme, s’është fantazi të thuhet se pas 100 mijë vjetësh të gjithë do të kenë lente komunikimi në sy, ndërsa në pjesën e pasme të veshit të instaluar një pajisje për një dëgjim sa më të mirë.

/ Top Channel

Montreal, i pari Alonso në provat e lira 2



Fenando Alonso me Ferrarin ka lënë pas të gjithë pilotët e tjerë në fund të ditës së parë të provave të lira, për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1.

Në Montreal, spanjolli e ka mbyllur në krye sesionin e dytë të provave, atë me pistë të lagur, duke e ndalur kronometrin në kohën 1’14’’.818.

Pas shpatullave të tij kanë përfunduar Lewis Hamilton me Mercedes, me 12 të mijtat më shumë, dhe Romain Grosjean me Lotus, i treti me 0.265 më shumë. Nga vendi i katërt e deri në të shtatin janë renditur Webber, Rosberg, Massa dhe Vettel.

Klasifikimi i provave të lira 2, në Montreal

1. Fernando Alonso Ferrari 1:14.818
2. Lewis Hamilton Mercedes 1:14.830
3. Romain Grosjean Lotus - Renault 1:15.083
4. Mark Webber RedBull - Renault 1:15.212
5. Nico Rosberg Mercedes 1:15.249
6. Felipe Massa Ferrari 1:15.254
7. Sebastian Vettel RedBull - Renault 1:15.280
8. Adrian Sutil Force India - Mercedes 1:15.396
9. Jenson Button McLaren 1:15.422
10. Daniel Ricciardo Toro Rosso - Ferrari 1:15.566
11. Kimi Raikkonen Lotus - Renault 1:15.599
12. Sergio Perez McLaren 1:15.661
13. Paul Di Resta Force India - Mercedes 1:15.855
14. Pastor Maldonado Williams - Renault 1:16.319
15. Jean-Eric Vergne Toro Rosso - Ferrari 1:16.351
16. Valtteri Bottas Williams - Renault 1:16.374
17. Esteban Gutierrez Sauber - Ferrari 1:16.475
18. Nico Huelkenberg Sauber - Ferrari 1:16.929
19. Jules Bianchi Marussia - Cosworth 1:17.070
20. Charles Pic Caterham - Renault 1:17.236
21. Max Chilton Marussia - Cosworth 1:17.888
22. Giedo van der Garde Caterham - Renault 1:18.392

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Kanadasë do të zhvillohen të shtunën në orën 19:00, ndërsa gara të dielën në orën 20:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

/ Top Channel

Gafa e presidentit francez

Presidenti francez u bë protagonist i një gafe të sikletëshme për të. Duke folur në frëngjisht në një konferencë për mediat në Tokio, Francois Hollande ngatërroi japonezët me kinezët.

Duke iu referuar vrasjes së 11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të thella popullit kinez”.

Ajo që përforcoi akoma më shumë gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e përktheu në mënyrë korrekte.

Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka.

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh në Detin e Kinës.

Sondazhet në të dyja vendet tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i pëlqen të ngatërrohet me tjetrën.

Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.


/ Top Channel

Jo fluturim mbi 150 metër…as për shtrigat me fshesë





Ndalohet fluturimi mbi 150 metër lartësi…edhe për shtrigat me mjetin e tyre fluturues, fshesën. Tingëllon shaka, por kjo është norma ligjore e hyrë së fundmi në fuqi në Suazilend, në Afrikë, ku shtriganëria është një cështje serioze.

Norma ligjore ndalon cdo mjet fluturues si helikoptera apo avionë të tjera lodër që telekomandohen nga toka. Ligji u bë publik kur gazetarët i kërkuan sqarime autoritetit të aviacionit civil pas arrestimit të një detektivi privat që përdorte një helikopter lodër për dobi të punës së tij.

Ai u arrestua dhe autoritetet e akuzuan për përdorimin e një helikopteri të paregjistruar. Nga këtu nisi saktësimi i të gjitha mjeteve që nuk lejohen të kalojnë këtë lartësi, përfshirë fshesat fluturuese me shtrigat mbi to.

…mbetet për t’u sqaruar se si do të mund të ndalohen shtrigat fluturuese nëse shkelin këtë ligj?!

Nga ligji përjashtohen avionët dhe helikopterët realë.


/ Top Channel

Ja si promovon Bar Rafaeli barazinë gjinore

Të gjithë meshkujt do të frikësoheshin dhe do të zhgënjeheshin jashtë mase nëse një ditë do të futeshin në një WC publike dhe do të gjenin modelen bukuroshe Bar Rafaeli në këmbë duke urinuar si një djalë i zakonshëm.

Por, mos u trembni! Modelja izraelite nuk është burrë, thjesht ka imituar një mashkull në një foto që e ka postuar në Twitter për të promovuar barazinë gjinore dhe të drejtat e homoseksualëve.







Ish e dashura e Leonardo Di Caprios shkroi: "Homo, lesbike, biseksualë... të gjithë të barabartë."

/ Top Channel

Portugalia i merr kreun Rusisë, përkohësisht






Një fitore e madhe për Portugalinë, në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së premte, për kualifikueset europiane në Botërorin 2014.

Skuadra e Cristiano Ronaldo-s mposhti 1-0 Rusinë, me gol të Helder Postiga. Një sukses, i cili i lejon “luzitanët” të zbresin nga froni i grupit F ekipin e drejtuar nga Capello, që në fakt ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Për t’u shënuar, në grupin e Italisë, Malta arrin fitoren e parë historike në një ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror, atë 1-0 ndaj Armenisë në transfertë, falë golit të Mifsud. Ndërkohë, Italia e vendit të parë barazon 0-0 me Çekinë në transfertë, ku mbeti me 10 vetë, pasi Balotelli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Belgjika ka konsoliduar vendin e parë në grupin A, duke mposhtur 2-1 Serbinë, ndërsa Mali i Zi, që deri tani nuk ishte mposhtur, ka dalë me një humbje të thellë nga përballja me Ukrainën, për grupin H, një ndeshje ku kishte 3 kartona të kuq, 2 për malazezët dhe 1 për ukrainasit.

Duke përfituar nga hapi fals i papritur i Kroacisë, që u mposht në fushën e saj 0-1 nga Skocia, e fundit në grup, tashmë belgët kanë 3 pikë avantazh ndaj kroatëve dhe kanë siguruar matematikisht kalimin në play-off.

Gëzon Anglia, që këtë radhë ishte pushim, pasi mund të synojë vendin e parë në grupin H, në rast se fiton në ndeshjen e ardhshme ndaj Moldavisë, në shtator.

Bosnja është konfirmuar si kryesuese e grupit F, duke mposhtur thellësisht Letoninë, e mbetur me 10 vetë që nga minuta e 11-të e takimit, 5-0, ku kanë shënuar Luliç dhe Pjaniç, dy lojtarë që aktivizohen në Serinë A, me Lacion dhe Romën respektivisht.

Megjithatë, Greqia nuk ka lëshuar ndaj Lituanisë, duke fituar 1-0 në transfertë, për të mbetur sërish 3 pikë larg Bosnjës.

Në grupin C, ku Gjermania duket e sigurt në krye të grupit dhe këtë turn e kishte pushim, ka nisur një betejë e ashpër për vendin e dytë. Austria ka mposhtur Suedinë e Ibrahimoviç, 2-1, dhe ndjek gjermanët me 11 pikë, po aq sa Irlanda e Trapattoni-t, por me golavarazh më të mirë.

Formacioni i teknikut italian ka mposhtur 3-0 Ishujt Faroe, me një “tripletë” të Robbie Keane, i cili festonte në këtë ndeshje prezencën e tij të 126-të me kombëtaren.

Në kuadrin e eliminatoreve të zonës së Europës janë zhvilluar edhe 2 ndeshje të grupit E, ku bën pjesë dhe Shqipëria, e cila barazoi 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa”, teksa Islanda është mposhtur 2-4 nga Sllovenia në ishull, duke iu shkëputur kuqezinjve tanë, të cilët janë të vetëm në vendin e dytë.

Zvicra do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e saj në po të njëjtin grup, ndaj Qipros së vendit të fundit, dhe në rast fitoreje do t’i shkëputej me 4 pikë Shqipërisë.

Në grupin e Spanjës, I, u luajt sfida mes Finlandës dhe Bjellorusisë, e përfunduar me fitoren e vendasve 1-0, një ndeshje pa shumë interes, pasi kampionët e Botës dhe Europës kryesojnë grupin me 11 pikë, 1 më shumë se Franca e vendit të dytë.

I vetmi grup, që nuk zhvilloi ndeshje këtë tur, ishte ai D, ku kryeson e shkëputur Holanda, ndaj ndjekësve më të afërt të Hungarisë dhe Rumanisë. / Top Channel

Koretë, ulen gjakrat, bisedime të dielën

Zyrtarë të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të takohen ditën e dielë, ku qendra e diskutimeve do të jetë rihapja e kompleksit industrial të Kaesongut, të mbyllur njëanëshmërisht nga Peniani pas sanksioneve të vendosura nga OKB si reagim ndaj testit bërthamor që vendi komunist ndërmori në muajin shkurt.

Së fundmi ka patur një ulje të gjakrave dhe ishte Peniani ai që kërkoi bisedimet i pari, ndërsa pak ditë më parë rihapi linjat telefonike në kompleksin e Kaesongut, por jo dyert për punonjësit koreano-jugorë.

Autoritetet në Seul njoftojnë se bisedimet janë shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar
Kriza koreane
Dy Koretë drejt bisedimeve?
Kore, impianti atomik pranë riaktivizimit
Kina fton Veriun në bisedime anti-bërthamore
kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi. Vetë Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin mbushje bërthamore.

Por pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit. Testi pasoi reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe Kina, kjo e fundit aleate tradicionale e Penianit.

Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut rritën edhe më tej sanksiont. Veriu mbylli kompleksin industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve dhe kërcënoi me zhdukje si SHBA ashtu edhe Jugun.

/ Top Channel

Kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-Kinë

                         
Në Kaliforni nisi punimet samiti 2-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Dy presidentët, Barack Obama dhe Xi Jinping në fjalën e hapjes së punimeve folën për nevojën e një epoke të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti Obama ceku ato që ai i quajti “zonat e tensionit”, si rivaliteti në Paqësor, programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe spiunazhi kibernetik. Ky është takimi i parë mes Obamës dhe Xi Jinping që nga kohë kur ky i fundit mori detyrën e presidentit të Kinës.

Ekspertët vlerësojnë se takimi informal në kompleksin Rancho Mirage është një mundësi e mirë për dy ekonomitë më të mëdha të botës për të rindërtuar një raport bashkëpunimi më të thellë, pavarësisht ndasive të mëdha në disa qendrime.

“Vendimi ynë për t’u takuar kaq shpejt (referuar marrjes së detyrës nga Xi Jinping) tregon rëndësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, tha presidenti Obama.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni mirëpret rritjen paqësore të Kinës, por se dëshironte një ekonomi globale ku të gjitha kombet të luanin me të njëjtat rregulla.

Obama u ndal edhe tek siguria kibernetike. Disa herë Uashingtoni ka akuzuar Pekinin për sulme kibernetike të organizuara dhe drejtuara nga qeveria kineze ndaj institucioneve dhe dosjeve sekrete amerikane. “Sigurisht që ka mosmarrëveshje mes dy vendeve, por ne bëmë thirrje për një bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike”, tha Obama.

Nga ana e tij, presidenti kinez tha se takimi me homologun amerikan synonte hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe hedhjen e themeleve për një raport të qendrueshëm të tyre.

“Hapësira e Oqeanit Paqësor del e tepron edhe për dy vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Xi Jinping.

Nisja e punimeve të samitit u shoqërua me protesta të grupeve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut që i bënë thirrje presidentit Obama që t’i kërkojë homologut kinez lirimin e 16 të burgosurve të profilit të lartë, mes të cilëve edhe Liu Xiaobo, fitues i cmimit Nobel për Paqe në vitin 2010.

/ Top Channel

Tippi, vajza e rritur mes leopardit dhe elefantëve

                     
Kjo është Tippi, vajza franceze e lindur në Namibi, që 10 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar mes kafshëve dhe botë së egër në Savanën afrikane.

Vajza e një cifti francez të apasionuar pas studimit të natyrës dhe kafshëve në Afrikë, 10 vitet e para të jetë së Tippit kanë kaluar mes leopardëve, elefantëve, gjarpërinjve, zogjve, xhirafave, strucëve dhe të tjera kafshë të egra që kanë qenë miqtë e saj të fëmijërisë.

Miqësia më e madhe e saj është me një elefant të cilin ajo vetë e quan vëlla, ndërsa s’ka frikë t’i afrohet leopardit apo kafshëve të tjera të rrezikshme.



Prindërit thonë se “ajo komunikon me kafshët nëpërmjet shikimit dhe me sinqeritet”, ndërsa thanë se kurrë nuk ka patur frikë t’u afrohet atyre.







Për të dokumentuar këtë, disa ditë të jetës së Tippit mes botës së egër u filmuan nga një ekip në vitin 2011, pak para se Tippi t’i bashkohej qytetërimit modern. Prindërit e saj thonë se me rikthimin në Paris Tippi e kishte të vështirë ambientimin.



Finalja e Top Fest 10


                       
Ka mbërritur në finale Top Fest, festivali që mbledh zërat shqiptarë kudo që janë. Të shtunën mbrëma garimi përfundimtar dhe një spektakël me shumë surpriza, prezantuar nga Ledjon Liço dhe Marina e Luana Vjollca.

Ledjon Liço, prezantues: Fakti i të qënit në edicionin e dhjetë të Top Fest, edhe mua po të ma thoje 10 vite më parë nuk do ta kisha besuar kurrë, aq më tepër si prezantues. Unë edicionin e parë e kam ndjekur edhe si publik, por edhe si pjesë. Pole Position ishte i lidhur në atë kohë me Top Fest dhe kam qenë i lidhur në një farë mënyre brenda, pastaj në edicionin e dytë në prapaskenë dhe bashkë me to cdo vit e cdo vit. Natyrisht që në këto 10 vite ka patur këngë që kanë ndryshuar botën e brendshme të njerëzve dhe kjo të bën të ndjehesh mirë, ndaj edhe në spotim e këtij edicioni ne kemi dashur që t’i rikujtojmë edhe njëherë këto këngë në një mënyrë që cdokush e ka bërë, duke i kënduar në një moment të jetës së tij. Urojmë shumë që edhe pas 10 viteve, Top Fest të ketë të njëjtin impakt dhe besoj kjo do të shihet në natën e ndarjes së cmimeve ku unë do të jem përkrah dy bukurosheve motrave Vjollca.

Marina Vjollca, prezantuese: Do të ketë shumë më shumë për të dhënë, Top Festi dhe ne prezantuesit. Është i treti edicion që ne na besohet, ndjejmë shumë më shumë përgjegjësi dhe shpresojmë ta kurorëzojmë ashtu sic e meriton.

Luana Vjollca prezantuese: Do të vijmë edhe ndryshe këtë vit, do të ketë risi, do të vijmë sic nuk na keni parë ndonjëherë në fakt. Është viti i dhjetë dhe duhet të ketë gjëra që nuk janë parë ndonjëherë.

Një sërë tendencash muzikore edhe në këtë edicion të dhjetë.

Dorian Gjoni, udhëheqës muzikor: Tendencat janë sërish të afërta me vitet e shkuara, përgjithësisht që dominojnë, por edhe pop dhe rock që qendrojnë. Ka edhe këngë radiofonike me ritmet verore me cilësi të mirë.

Një rrugëtim i gjatë dhe garim mes shumë artistësh.

Ergys Lubonja, autor: Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe jo i lehtë përreth 4 muaj. Kanë qenë rreth 160 këngëtarë në fazat e tjera ku nuk është kënduar live, por këngët janë masterizuar nga studiot përkatëse. Më pas faza gjysmëfinale ku për herë të parë rreth 39 këngëtarë kënduan live dhe për të ardhur në natën finale, me 13 këngëtarë, 9 cmime dhe cmimi i madh që do të jepet në një bashkërendim mes jurisë dhe publikut.

Sigurisht jo vetëm garim në mbrëmjen finale.

Ergys Lubonja, autor: Do të ketë shumë surpriza dhe të ftuar specialë. Surpriza jo të pakta. Besoj edhe dekori është krejt i vecantë këtë vit, shumë teknologjik dhe shpresojmë që t’i ofrojmë spektatorit një spektakël sa më të mirë.

/ Top Channel

Lady Gaga në formë perfekte






Në fillim të vitit, Lady Gaga tronditi të gjithë fansat e saj me përmasat “extra large” dhe kilet e tepërta që kishte fituar, por tashmë këngëtarja është rikthyer sërish në formën e saj më të mirë.

27-vjeçarja tregoi trupin e saj me bikini teksa ndodhet për pushime në Meksikë së bashku me një grup miqsh.

Po të rikthehemi pas në kohë, pikërisht në shtatorin e vitit ta kaluar, këngëtarja dukej “si mos më keq” në skenën e një koncerti në Amsterdam.





/ Top Channel

Shqipëria, barazim dhe shpresë

                          

Goli i Hoglit, në minutën e 87-të, prishi festën e tifozëve shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ishin përgatitur për një fitore të dytë ndaj Norvegjisë.

Një lëshim dhe shpërqëndrim i tanëve, gjatë minutave të fundit, bëri që përfaqësuesja nordike të barazojë 1-1 dhe të ikë me një pikë nga Shqipëria. Por, pavarësisht rezultatit, loja e mirë e djemve të rinj të De Biazit ka marrë duatrokitjet e tifozëve kuqezi, në fundin e ndeshjes.

Tanët treguan ambiciet e tyre për fitore, që nga minuta e parë, por njëherë Salihi dhe njëherë Mavraj nuk arrijtën të ngrejnë peshë tifozët. Norvegjezët tentuan të

Kombëtarja
Cana: Kemi besuar gjithmonë tek kualifikimi
Norvegjia mbërrin në Tiranë
Kombëtarja, Shqipëria renditet e 38-ta
                      reagojnë me topa të gjatë, por fatmirësisht porta jonë mbeti e paprekur.

Në minutën e 41-të, Valdet Rama zhbollokon rezultatin pas një aksioni perfekt individual, nga krahu i majtë.

Edhe në pjesën e dytë tanët rrezikuan sërish me Salihin, por gjuatja e tij u hoq me majat e gishtave nga portieri norvegjez. Kombëtarja jonë krijoi më shumë volum loje, ndërkohë që kundërshtari tentoi të rrezikojë me topa të gjatë. Në dy raste, Berisha i Norvegjisë tregohet i pasaktë para Berishës së portës tonë.

Lojtarët tanë, ndoshta të lodhur nga loja e tëpërt, lëshuan terren në minutat e fundit, duke i dhënë mundësinë norvegjezëve të dalin më përpara. Atëherë, kur të gjithë prisnim që edhe kjo ndeshje të përfundonte me fitoren tonë, Hogli, i harruar nga mbrojtja jonë, ndëshkoi Berishën dhe barazoi rezultatin.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe cdo lojtar që njeh futboll e ndjen veten mirë, por besoj se me një fitore ndjenja do kishte qenë shumë më e bukur”, tha autori i golit, Rama.

“Është një keqardhje e madhe, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë përballë një kundërshtari, që duhet patur respekt. Nëse shohim atë që kemi bërë sonte, sigurisht që duhet të pranojmë se kemi humbur dy pikë, pasi meritonim të fitonim. Kemi luajtur më mirë se ta, kemi krijuar më shumë raste se ta, por gjendja fizike na ndëshkoi në fund. Mendoj se skuadra po rritet”, u shpreh tekniku italian, Gianni de Biasi.

Para kësaj sfide të rëndësishme, FSHF u kishte organizuar një ceremoni Altin Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët i dhanë zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur me kombëtaren tonë.

Ndërkohë Sllovenia fitoi 4-2 në Islandë, ndaj suprizës së këtij grupi, një rezultat ky që ngjit kombëtaren tonë të vetme në vendin e dytë, me 10 pikë.

Renditja - Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014". Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne; ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-4.

Zvicra 11 pikë

Shqipëria 10

Islanda 9

Norvegjia 8

Sllovenia 6

Qipro 4

Rama bën gol, Berisha duartroket
90 minuta “armëpushim” virtual, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës



Kanë kaluar më shumë se pesë vite dhe tashmë, pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme, që përkon edhe me kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Berisha dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, prej shumë vitesh kundërshtarë, ulen në të njëjtën radhë.

Tribunës qendrore të “Qemal Stafës” i mungonte prej kohësh mbiemri Berisha, i cili në futboll, kohët e fundit, po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Mes vorbullës së fushatës, edhe në këtë 90 minutësh, sërish mbiemrat protagonistë janë të njëjtë dhe kryetari i opozitës, Edi Rama, është i pari që, në komentin e tij në Tëitter, pranon ‘aleancën’ e Berishës, por vetëm për këtë 90 minutësh.

Kulmin e atmosferës e ndez individualisti Rama, aksion perfekt, driblim dhe saktësi në goditje, që ndez “Qemal Stafën” e madje, për herë të parë, duartrokitet një Ramë nga Berisha.

Dhe, mes disa qindra-mijërave komentuesve në Facebook për golin, nuk mund të mungonte një nga faqet me më shumë fansa, që është ajo e kryministrit Berisha. Sigurisht, me atë mbiemër të autorit të golit, kryeministri është mjaftuar me përgëzimin për lojën dhe urimin ndaj Tifozëve Kuq e Zi.

Mes kurajos së shpeshtë, që jep virtualisht kryetari Rama, nuk i reziston dot kësaj traverse dhe vë në dukje mungesën e fatit të Salihit, duke kërkuar e shpresuar sa më pak gabime.

Barazimi dhe vërshëllima përfundimtare, mes dy liderëve të politikës, ka të përbashkët keqardhjen, ashtu si të të gjithëve tifozëve, për mungesën e fitores, megjithatë, kryeministri Berisha del shumë shpejt, madje që në minutën e 92-të, në fushatën e tij, duke premtuar fitoren e zgjedhjeve, ndërkohë që, kryetari i opozitës Rama bëhet gati për vazhdimin e fushatës, në qarkun e Fierit.

Me sa duket, kaq ishte sporti për ta dhe, ndoshta, për shumicën e shqiptarëve që, duke filluar nga e shtuna, i rikthehen një tjetër tifozllëku: atij të posterave e flamujve elektoral.

Mijëra tifozë vërshuan në Tiranë
Mijëra tifozë, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vërshuar drejt Tiranës, në mbështetje të Kombëtares sonë, e cila luajti me Norvegjinë në “Qemal Stafa”.

Kryeqyteti shqiptar ishte mbuluar i gjithi me ngjyrat kuqezi. Rëndësia e madhe, që kishte kjo sfidë, ka bërë që në Tiranë të vinin edhe shumë sportdashës nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk munguan edhe tifozët norvegjez, të cilët kërkonin të mbështesnin skuadrën e tyre në “Qemal Stafa”, së cilës i duhej patjetër fitorja, për të mbajtur të gjalla shpresat për një vend të dytë në grup.

Ndërkohë, në rast fitoreje të ndeshjes së luajtur tashmë, kryeministri Berisha kishte deklaruar se do të jepte 200 mijë euro shpërblim.



/ Top Channel

Rama: Rilindje ekonomike familjare

                             


Kreu i PS, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në takimin elektoral të zhvilluar pasditen e së shtunës në qytetin e Ballshit.

Përveçse u ka shprehur të pranishëmve mirënjohjen për këtë pritje “të mrekullueshme”, Rama u ka premtuar atyre rilindjen e mirëqënies ekonomike.

“Rilindjen do ta bëjmë realitet duke nisur me votën e 23 qershorit. Kush e do pushtetin në qafë, voton gjyshin me anti-plumb. Kush do rilindje ekonomike familjare, ka vetëm një alternativë, numrin 29”, ka thënë Rama.

Sikurse në mitingjet e tjera, kreu i opozitës ka bërë një ekspoze të

Zgjedhjet 2013
Elektronika në zgjedhje, kaos!
Meta: Iku koha e premtimeve boshe
Ujësjellësi Porto Romano-Spitallë
programit të Partisë Socialiste për qytetarët, duke e vënë theksin tek ulja e taksave.

“Jemi të vendosur të ulim taksat për 95 për qind të shqiptarëve. Nga ulja e taksave do të përfitojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Gjithashtu, ne do të heqim edhe taksën e biznesit të vogël”, ka nënvizuar Rama.

Ai ka ftuar ballshiotët që më 23 qershor të votojnë për punësimin real dhe për mbështetjen që qeveria e majtë do t’u japë fermerëve.

Gjithashtu, Rama ka premtuar edhe kthimin e pasurive natyrore të vendit tek shqiptarët, si dhe ndryshimin radikal të sistemit shëndetësor, duke u dhënë akses të gjithëve.

”Nuk mund të lejojmë që një vend i pasur si i yni të jetojë në varfëri. Ne do t’i kthejmë popullit të drejtat mbi pasuritë natyrore. Gjithashtu, ne do të bëjmë falas sistemin shëndetësor për të gjithë”, ka shtuar Rama.

Rama në Patos: 29-ta, simbol i çlirimit

Më herët gjatë ditës, nga Roskoveci, kryetari i Partisë Socialiste ftoi banorët të votojnë numrin 29 në fletën e votimit për t'i dhënë fund qeverisjes së familjes Berisha dhe oborrtarëve të tij.

"29 është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë. Në 23 qershor, me numrin 29 Shqipëria do të çlirojë energji të jashtëzakonshme, për të shkuar përpara dhe për të lënë pas katragjyshim me antiplumb dhe politikën e tij të vjebër të rrënimit për të përfituar çdo ditë në kurriz të një populli të tërë. 23 qershori do të jetë dita e madhe e shqiptarërit të zakonshëm", tha Rama.

Rama kërkoi Rilindje duke u shprehur se Rilindja do te filloje nga fshati, nga certifikata e pronesise, ulja e takses per biznesin e vogël, pergjysmimi i tatimit fitimit, heqja e taksave per inputet bujqesore, sherbim shendetsor falas per te gjithe e te tjera benefite.

Ndersa ne Patos, kryesocialisti premtoi se do marre naften nga duart e grabitqareve që tallen prej vitesh, për t'ia kthyer kete pasuri kombetareve shqiptareve.

"Në 23 qershor do t'i japim fund kësaj tallje të madhe që vazhdon prej vitesh, ku një grusht njerëzish, familjarë dhe klientë të Saliut grabisin naftën, grabisin kromin, grabisin çdo gjë që Zoti apo natyra i ka falur këtij vendi. Qeveria e re do të organizojë brenda vitit po këtu, një konferencë ndërkombëtare për të shpëtuar naftën nga grabiqarët, për t'ia kthyer këtë pasuri të madhe në formë mirëqënie këtij populli këtu në Patos dhe popullit shqiptar", tha Rama.


/ Top Channel

Ujësjellësi Porto Romano-Spitallë


                    


Kryeministri Sali Berisha ka përuruar ujësjellesin Porto Romano – Spitallë dhe ka premtuar investime të reja në këtë zonë.

"Pas një pune të madhe, investimeve të qeverisë dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit jeni zona që merrni, sic e meritoni, 24 orë ujë. Do të asfaltojmë cdo rrugë, rrugicë, Spitallës, Kënetës dhe Porto Romanos. Por këtu ju keni Porto Romanon, një nga portet energjitike në të ardhmen më të mëdhenj të rajonit. Porti i Durrësit do të marrë anije 44 mijë tonësh, do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit transadriatik, projektit më të madh europian që kalon nëpër Shqipëri", tha Berisha.

Zgjedhjet 2013
Elektronika në zgjedhje, kaos!
Meta: Iku koha e premtimeve boshe
Rama: Rilindje ekonomike familjare

Kryeministri akuzoi Bashkine e Durrësit për taksat më të larta në vend, si edhe kreun e PS-se, si një nihilist qe i duket Shqiperia si ajo e mesjetes.

"Ftojeni shokun e autobusit mavi të vijë këtu, sepse deklaron çdo ditë se jemi në mesjetë, jemi pa ujë. I thoni shokut të autobusit, sille autobusin tënd këtu që të shpëtosh nga mesjeta, se këtu kemi ujë 24 orë", tha Berisha.

Me heret me rastin e 85-vjetorit te krijimit te Mjeksise Publike, kryeministri Berisha mori titullin "Fisnikëria Tiranase", titull qe me pare e kane marre edhe mjeke dhe personalitete te shquara te mjeksise.

/ Top Channel

Krimi në familje përplas drejtesinë



31 veprave të rënda penale, që nisin nga genocidi deri tek organizatat terroriste nën kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, u jane shtuar në fillim të muajit edhe krimi në familje dhe krimi për gjakmarrje.

Por kalimi per shqyrtim tek Krimet e Renda i ketyre krimeve, po kundërshtohet nga avokatët penaliste, te cilet kane mbrojtur ne vite te pandehur te rendesishem prane kesaj gjykate.

"Misioni për të cilin janë ngritur Krimet e Rënda, për të rivendosur regjimin ligjor në Shqipëri, për mendimin tim ka përfunduar dhe kjo gjykatë ka ardhur koha për t'u suprimuar. Ndërsa në lidhje me ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, mendoj se kanë qenë ndryshime në sensin pozitiv. Nevojat e kohës dhe të sigurisë e kërkojnë atë gjë, ndërsa kalimi te Krimet të Rënda, i krimeve në familje, nuk ka sens. Krimet në familje janë krime specifike dhe nuk lidhen me shkakun për të cilin janë ngritur Krimet e Rënda", thotë Alfred Duka, avokat.

Por kreu i Gjykates per Krimet e Renda Sander Simoni nuk e shikon shtimin e kompetencave per krimin ne familje dhe gjakmarrjen, si nje risi ne drejtesi.

"Krimet penale për gjakmarrje ose hakmarrje kanë qenë më parë në kompetencën e Krimeve të Rënda në momentin e krijimit të saj, por u hoqën në shtator të vitit 2004. Ato janë rikthyer në kompetencën e kësaj gjykate. Edhe vrasjet me paramendim kanë qenë në kompetencën e kësaj gjykate", thotë Simoni.

Por per profesorin e te Drejtes Penale, Profesor Doktor Altin Shegani, ndryshimet ne kod per keto vepra penale duhen shqyrtuar si levizje qe kerkon te luftoje keto fenomene.

"Unë mendoj që ajo që është e rëndësishme është që parametrat e sanksionit të jenë optimalë. Legjislatori këtë e ka paraparë në strukturën e përgjithshme të qëllimit të kësaj pakete", thotë Shegani / Top Channel

Elektronika në zgjedhje, kaos!

                    


Në një proces disa orësh, konfuz dhe pa asnjë rregull të vendosur paraprakisht, është zhvilluar testi zyrtar i projektit të identifikimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, proces që ka tërhequr vëmendjen edhe të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Cony McCormak dhe ekspertit të Komisionit të Venecias, Vulcanov.

Aparatura, e cila do të vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën identifikimin e zgjedhesit ne qarkun me te madh te vend. Duke kaluar ne te karten e identitetit ose pasaporten, dy mjetet e vetme te identifikimit me te cilat mund te votohet, synimi eshte te shmanget procedura e verifikimit nga komisioneret.

Aparatura ben te dukshme ne kete menyre ne tabele, nese zgjedhesi ka votuar apo jo ne nje qender votimi, por nuk

ndalon votimin e tij ne nje qender tjeter votimi. Votimi me shume se nje here i nje votuesi, regjistrohet ne sistem dhe behet i verifikueshem vetem pas zgjedhjeve, nese ka procese ankimore dhe KQZ vendos te verifikoje te dhenat e sistemit.

Perfaqesuesit e opozites te pranishem gjate testimit, gjithashtu kane shtruar shqetesimin nese nderhyhet ne sistem pasi eshte votuar dhe kush eshte siguria per hedhjen e te dhenave.

Problematike tjeter e pare edhe gjate testimit eshte karta e identitetit e demtuar, qofte edhe kur i jane fshire disa te dhena ne te. Vendimin nese keta zgjedhes qe aparatura nuk i verifikon do te votojne apo jo, iu takon komisionereve.

Identifikimi elektronik ngriti edhe pikepyetjen nëse do te vijoje apo jo votimi ne nje qender se ciles i nderpritet energjia elektrike dhe qe ne zgjedhjet e meparshme nuk ka munguar as ky fenomen. Funksionimi i identifikimit elektronik kerkon gjithashtu te sigurohet se linja e transmetimit te te dhenave te zgjedhesve nga qendra e votimit ne sistem, qe eshte vendosur ne bodrumet e KQZ-se, te mos kete defekte dhe bllokime.

Projekti i teknologjise per identifikimin dhe rregjistrimin elektronik te zgjedhesve ne Tirane ka kushtuar 2.9 milione euro.
/ Top Channel

Mandela shtrohet në spital


Ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela është shtruar në spital pas një infeksioni në mushkëri.

Lajmi u njoftua nga zyra e presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma. Sipas njoftimit, Mandela është shtruar në një spital në Pretoria. Gjendja e tij përshkruhet si serioze, por e qendrueshme.

Ish-presidentit simbol i Afrikës Jugore prej disa ditësh kishte shqetësime shëndetësore. 94-vjeçari shtrohet për të dytën herë në spital në dy muajt e fundit.

Mandela shihet si babai i kombit në Afrikën e Jugut, për luftën e ndërmarrë kundër aparteidit.


/ Top Channel

Friday, June 7, 2013

Swift shkëlqen sërisht (FOTO)

Tylor Swift u rikthye të tregonte “cilësitë” e saj të padiskutueshme, në një concert dedikuar muzikës country.

23-vjeçarja, nga Nashvill, në Tenesi, tregoi jo vetëm zërin e saj të shkëlqyer, por edhe linjat e shkëlqyera trupore.

Në këtë shfaqje të Swift, në “Country Music Television Awards”, ajo u shoqërua edhe nga Keith Urban, bashkëshorti i Nicole Kidman, edhe ai një këngëtar i country.











/ Top Channel

“Dua babin, vetëm ai më kupton” (FOTO)

Vajza e Micheal Jackson klithi “dua babin, vetëm ai më kupton”, përpara tentativës së saj të dështuar të vetvrasjes, zbuluan detaje të mëtejshme mediat amerikane ditën e premte.

Paris Jackson, e cila tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët dhe marrë njëkohësisht një mbidozë ilaçesh ditën e mërkurë, kishte pasur një zënkë familjare gjatë asaj dite.

Nën kujdestarinë e së gjyshes, Paris vendosi të kryente aktin e dëshpëruar, pasi iu ndalua që të shkonte në një koncert të idhullit të saj muzikor, Marilyn Manson.

I njohur për muzikën e tij “okulte”, të natyrës sataniste dhe degjenerimin që përkrah në videoklipe të mbushura me skena orgjish, Manson konsiderohet si një prej artistëve më kontradiktorë e të përfolur të botës.


Paris Jackson duket e buzeqeshur me pare gjate vitit

Paris, e cila në muajt e fundit kishte vendosur në profilin e saj disa statuse që shprehnin një gjendje tejet të turbulluar psikologjike, gjithashtu adhuron Kurt Cobain, liderin e grupit të famshëm “Nirvana”, i vetvrarë në moshën 27-vjeçare në vitin 1994.


Dashuria baba-bije, i ndjeri Micheal Jackson mban ne krahe Parisin e mitur

15-vjeçarja, e cila po rikuperohet dhe është jashtë rrezikut për jetën në një spital të Los Anxhelosit, ishte ajo që lajmëroi një “linjë të kuqe”, për të kërkuar ndihmë sekonda përpara se të tentonte vetvrasjen, shenjë e qartë që pavarësisht veprimit, ajo nuk dëshironte në të vërtetë të vdiste.


Kurt Cobain, lideri i vetvrase i "Nirvanes" (majtas) dhe Marilyn Manson, kengetari "satanist", dy idhujt muzikore te Paris Jackson

Të mërkurën, pak orë përpara tentativës së vetvrasjes ajo postoi shprehjen në “Twitter” shprehjen: “Dje, të gjithë telashet e mia dukeshin se ishin larguar, por sot janë rikthyer për të qëndruar" dhe "Perse lotet jane te kripur?”.


Momenti dramatik qe i ndryshoi jeten, vdekja e babait, vazhdon te ndikoje ne perditshmerine e Paris. Ne foto, gjate funeralit ajo gjen prehje ne krahet e halles, Janet Jackson

E reja, është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për disa konflikte, njëri prej të cilëve degjeneroi deri në përballje fizike, mbi trashëgiminë e pasurisë së babait të saj, midis fëmijëve dhe vëllezërve e motrave të Michael.
/ Top Channel

SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR ME POSHTE